LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen 36 predha antitank

Dorëzohen 36 predha antitank

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 27 armë zjarri, 36 predha antitank 7800 fishekë, 8 granata, si dhe municione të tjera luftarake.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve nga banorët, po vijojnë takimet sensibilizuese, si dhe trokitja derë më derë.


Gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të sensibilizimit të komunitetit për dorëzimin vullnetar të armëve, ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor, Haki Çako në Komunën Dajç, Njësia Administrative Dajç në Bashkinë Shkodër, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare, pushtetit vendor dhe banorëve të zonës.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit edhe një herë gjen rastin të falënderojë gjithë ata banorë që dorëzojnë armë që kanë mbajtur pa leje dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve në mbarë vendin që cilido prej tyre që disponon armë pa leje dhe municione luftarake t’i dorëzojë ato brenda afatit të amnistisë. /Telegrafi/