LAJMI I FUNDIT:

Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve

Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98’99, dorëzoi sot kontingjentin e 15 të kallëzimeve penale kundër krimeve serbe gjatë luftës së fundit në Kosovës në Departamentin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës.

Udhëheqësja e Grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës, Shkëndije Hoda, ka thënë se kanë dorëzuar 80 kallëzime penale. Ajo gjithashtu është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen.


“Faktikisht sot është kontingjenti i 15-të që Shoqata për krime lufte Gjakova 98/99, vazhdon t’i sjellë në Polici. Kësaj here kemi sjellë 80 lëndë, pra 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë kohës së luftës. Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës kemi edhe një padi, ku një viktimë e dhunës seksuale e cila ka ngritur një kallëzim penal ndaj 3 kriminelëve të cilët i ka njohur dhe identifikuar në zyrën tonë”, tha Hoda.

Ajo tha se që nga viti 2018, kanë sjellë vazhdimisht kallëzimet penale, lëndë këto që kanë kaluar shifrën prej 500. E për të pasur më të lehtë që Policia të gjejë kriminelin, ajo tregoi edhe se si gjejnë fotografi të kriminelëve dhe bëjnë krahasime të viteve dikur dhe tani.

“Ne që nga viti 2018 i sjellim kallëzimet penale, pra ka kaluar shifrën prej 500 lëndëve, dhe është e natyrshme që një lëndë merr kohë, për shkak se nëse identifikohet krimineli, ne mundohemi të gjejmë ndonjë fotografi të tij duke barazuar me kohën atëherë se si ka qenë atëherë dhe si duhet tani për t’ia lehtësuar punën edhe Policisë”, tha Hoda.

Ajo gjithashtu është shprehur optimiste dhe e bindur që të gjitha rastet që i kanë dërguar në Polici, do të zbardhen dhe se do të arrestohen ata kriminelë që tentojnë të hyjnë në Kosovë.

“Ne nuk e kemi luksin apo mundësinë, që të shkojmë në Serbi t’i arrestojmë, ndoshta edhe bashkëbisedimi dhe marrëveshja që do të bëhet do të sjellë një rezultat. Por unë jam e bindur që çdo kriminel që tenton të hyjë në Kosovë do të arrestohet, pasi që kanë fakte të mjaftueshme“, tha Hoda.

Ajo gjithashtu u shpreh se për të gjithë dëshmitarët do të qëndrojnë deri në procedurat e fundit.

“Ne do të vazhdojmë deri në familjarin e fundit, edhe pas kallëzimit të penaleve sepse ne do të jemi afër dëshmitarëve që do të paraqiten në Gjykatë deri në procedurën e fundit”, tha ajo.

Kryesisht, kallëzimet penale janë për rastet në komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit, por, sipas përfaqësuesve, do të merren edhe me rastet që ndodhën në krejt Kosovën. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori