LAJMI I FUNDIT:

Me doreza dhe duke mbajtur distancën sociale, Dua Lipa dhe i dashuri i saj shijojnë një shëtitje në Londër

Me doreza dhe duke mbajtur distancën sociale, Dua Lipa dhe i dashuri i saj shijojnë një shëtitje në Londër

Ajo është duke arritur shumë sukses me albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, i cili sapo është ngjitur në pozitën e parë si albumi i momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe Dua Lipa ishte duke festuar ngjarjen madhore me të dashurin e saj Anwar Hadid, duke shijuar një shëtitje të distancuar shoqërore rreth Londrës të shtunën, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 24 vjeçe, u kujdes që të ishte me masa sigurie gjatë pandemisë coronavirus duke pasur të veshura një palë doreza mbrojtëse, ndërsa ajo bëri pjesën më të madhe të shëtitjes me të dashurin e saj amerikan.

Dua kishte të veshura një palë xhinse të ndezura me një këmishë me printime.

Ajo kishte veshur gjithashtu një palë çorape jeshile neoni, duke e kompletuar veshjen e saj me një çantë blu të markës “Prada”.

Anwar – vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid kishte veshur një palë xhinse me një këmishë me vija.

“Future Nostalgia”, i cili tejkaloi 294 milionë dëgjime në javën e parë, tani ka tejkaluar një miliardë dëgjime në Spotify, duke e vendosur Dua Lipën si artisten më të dëgjuar britanike në Spotify globalisht dhe artisten më të dëgjuar femër në këtë platformë.

Lipa tashmë gjithashtu mban rekordin për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme nga çdo artiste femër britanike.

“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen, veçanërisht gjatë këtyre kohërave të vështira”, tha Dua duke komentuar albumin e saj më të fundit.

Dua përndryshe po jeton për momentin në një apartament me qitra bashkë me të dashurin e saj Anwar, kjo pasi kur ata u kthyen nga turneu në Australi e gjetën apartamentin e tyre thuajse të shkatërruar nga renovimet që kishin bërë fqinjët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori