LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma i gatshëm të rinovojë kontratën me Milanin

Donnarumma i gatshëm të rinovojë kontratën me Milanin
Donnaruma në Prishtinë në ndeshje ndaj Feronikelit (Foto: Rdivan Slivova/Telegrafi)

Gianluigi Donnarumma është i hapur për të zgjatur kontratën e tij me Milanin, por jo nëse do të ketë ulje page.

Portieri italian do të jetë një lojtar i lirë në qershor të 2021, por e ardhmja e tij ka qenë në pikëpyetje pas interesimit të madh të skuadrave evropiane.


Klubet si Juventusi, Manchester Unitedi, Chelsea, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë të interesuar të rrëmbejnë reprezentuesin italian në verë.

PSG dhe Chelsea nuk heqin dorë nga transferimi i Donnarummas
Lexo po ashtu PSG dhe Chelsea nuk heqin dorë nga transferimi i Donnarummas

Megjithë vështirësitë brenda klubit, gazeta Tuttosport që Donnarumma mezi pret të mbetet te Milani dhe është i hapur për të nënshkruar një zgjatje të kontratës.

Sidoqoftë, ai do të dëshironte të paktën të ruajë pagën neto prej gjashtë milionë eurosh në vit që kishte rënë dakord në korrik të vitit 2017.

Shkaku i coronavirusit, Donnarumma mund të mos largohet nga Milani
Lexo po ashtu Shkaku i coronavirusit, Donnarumma mund të mos largohet nga Milani

Kjo është përtej limit të pagave që pronarët e Elliott Management dëshirojnë të prezantojnë, kështu që agjenti Mino Raiola duhet të gjej një lloj kompromisi.

Donnarumma është akoma vetëm 21 vjeç dhe erdhi në akademinë e të rinjve në dhe debutoi në moshën 16-vjeçare. /Telegrafi/