LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku, kampione e Evropës

Donjeta Sadiku, kampione e Evropës

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kampione e re e Evropës për juniore.

Në meçin final Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj nga Ukraina, Maria Cherednichenko.


Gjatë gjithë meçit Sadiku ithje më e mirë se rivalja e saj, duke mos i dhënë mundësi të mendojë për fitore.

Në fund gjyqtarët me vendim unanim e shpallën fituese Donjeta Sadikun.

Meritat për këtë fitore në finale i takojnë edhe trajnerit të saj, Besim Brahimi, e cili gjatë gjithë meçit ishte aktiv, duke i dhënë instruksionet e duhura për boksieren e tij.