LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, është ndalur në gjysmëfinale të botërorit, që po mbahet në Stamboll.

Donjeta Sadiku (-60 kg), pësoi humbje nga Shakiyla Rashida Ellis e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gjysmëfinalen që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.


Boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror, ndërsa Donjeta do ta marr medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Donjeta ka qenë në disavantazh në rundin e parë dhe të dytë, ndërsa në rundin e tretë vetëm me nokaut mund të bënte diçka, por nuk ia doli.

Sadiku, që si juniore ka arritur suksese të mëdha, deri në gjysmëfinale arriti me tri fitore.

Donjeta ka arritur suksesin më të madh për boksin e Kosovës, që nga viti 1978 kur Mehmet Bogujevci kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror.

Selektori i Kosovës, Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka, ishin së bashku me Donjetën në Turqi, ku pa dyshim duhet të jenë të lumtur për suksesin e madh, medaljen e bronztë që ia solli shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori