LAJMI I FUNDIT:

Donika Kadaj: Qeveria Hoti duhet të bie nëse s’e ka shumicën e thjeshtë

Donika Kadaj: Qeveria Hoti duhet të bie nëse s’e ka shumicën e thjeshtë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se vazhdon të jetë prapa qëndrimit të saj se Qeveria Hoti nuk duhej votuar.

Por, ajo shtoi se derisa Qeveria e Avdullah Hotit nuk mund të bëjë shumicën e thjeshtë për të kaluar ligje që janë esenciale për jetën e qytetarëve, duhet të bie, njofton Klan Kosova.


“Këtë Qeveri s’e kam votuar dhe besoj me të drejtë siç edhe po shihet përgjatë procesit se të gjitha ato që i kam thënë ditën e votimit qëndrojnë dhe janë legjitime. Pra, kemi mosmarrëveshje të mëdha se si Qeveria Hoti i qaset dialogut dhe proceseve që pritet me ndodhë me marrëveshjen”.

“Për mua sot prioritet është që kjo Qeveri të fillojë të dinamizojë veprimet e veta dhe të rikthehet në Kosovë dhe të punojë me tema që janë prioritet. Prioritet për neve nesër është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe nëse edhe nesër për të shtatën herë nuk mund të kalojë atëherë s’di pse Qeveria duhet të vazhdojë. Pra, jemi në një fazë kur njerëzit kanë nevoja jashtëzakonisht të mëdha socio-ekonomike dhe ky ligj përkundër kritikave që i ka marrë është dhe duhet të kalohet. Këtu parashihet edhe tërheqja e 10 për qindëshit që janë para të qytetarëve sepse Qeveria s’po i dhuron, por janë të tyre. T’iu mohohet për një kohë kaq të gjatë është gabim i rëndë”.

Kadaj-Bujupi thotë se ka pas mungesë të përkushtimit nga Qeveria në angazhimin e saj për të bërë shumicën në Kuvend dhe të kalojë ligjin, prandaj fajtore për moskalim të ligjeve që kërkojnë shumicën e thjeshtë e lë atë.

“Duhet të përkushtohet që të bëjë shumicën në Kuvend. Duhet të jenë mbi 60 deputetë përndryshe Qeveria kishte ra, po të ishte e kundërta. Nëse nesër nuk kalon ligji mendoj që Qeveria duhet me ra ose le të angazhohen seriozisht që të ketë në sallë deputetët e mazhorancës dhe ta kalojë ligjin. S’na nevojitet një qeveri që është aty vetëm për dialog me Serbinë. Jemi në kohë të pandemisë dhe njerëzit kanë nevojë edhe për të tjera gjëra. Kemi rritje enorme të papunësisë, prandaj ky ligj nuk duhet të jetë deklarativ”.

Ndërkaq, për raportet e saj me partinë e Ramush Haradinajt, tha se po zhvillohen me hatërmbetje duke mos e ftuar në asnjë takim.

“Unë jam në AAK dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Por, siç e kam bërë publike s’jam ftuar prej ditës që s’e kam votuar Qeverinë Hoti. Unë i kam angazhimet e mia në Kuvend dhe me votuesit e mi. Në kryesi më është pamundësuar pjesëmarrja për shkak se nuk po ftohem. Mendoj që është e padrejtë dhe e pa duhur në një kohë kur duhet që të gjithë t’i bashkojmë forcat sepse të gjitha qëndrimet e mia janë në linjë me subjektin. S’e di pse po ndodhë kjo hatërmbetje”.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe për kaosin në komunikacion.

Ajo tha se gjendjes kaotike në komunikacion, afër rrethit të spitalit po i kontribuon edhe rikthimi i pagesës në parkingun e spitalit, pagesë të cilën ajo në Parlament kërkoi që ta hiqnin. Ndonëse, pandemia s’ka kaluar pagesa për qytetarë u rikthye.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori