LAJMI I FUNDIT:

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane tregon instruksionet

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane tregon instruksionet

Ambasada amerikane në Shqipëri përmes një njoftimi në Facebook ka dhënë udhëzime për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të studiojnë në SHBA.

Ambasada tregon se mundësitë ofrohen edhe për nxënës të shkollave të mesme, student, të diplomuar, si dhe mundësi të zhvillimit profesional, përcjell Telegrafi.


Për këto mundësi ambasada thotë se ofrohet këshillim pa pagesë duke vizituar Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri (EDUSA-UMB).

Postimi i plotë

Jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara por nuk dini nga t’ia filloni? Vizitoni Qendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë!

Nëse jeni të interesuar në programe për nxënës të shkollave të mesme, studentë, të diplomuar, si dhe për mundësi zhvillimi profesional, shihni programet tona të arsimit dhe shkëmbimit, duke klikuar këtu 👉

https://bit.ly/2GVVGze 👩‍🎓👨‍🎓🎓