LAJMI I FUNDIT:

Donald Tusk: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur

Donald Tusk: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka udhëtuar për vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, ku ka realizuar takim edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk.

Në konferencë të përbashkët pas takimit, Tusk tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur prej saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë dy viteve të fundit vendi juaj ka adresuar të gjitha çështjet që ka pritur BE-ja të realizohen. Unë nuk dua të paragjykoj vendimin e vendeve anëtare në lidhje me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut por ju keni bërë gjithçka që është pritur nga ju”.

“Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave tani. Pyetja tani është jo ‘nëse’, por ‘kur?’. Disa herë arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa dua unë”, tha Tusk.

Ndërsa Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime të mëdha në situata të ndjeshme, për të tejkaluar pengesat për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Tani jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që në dy vitet e fundit kemi sjellë vetëm lajme të mira. Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për më shumë reforma, se kemi dobësi dhe punë përpara nesh. Negociatat për anëtarësim janë vegla më e mirë për negocim. Këtë herë BE-ja ka të drejtën dhe mundësinë të tregojë lidershipin ndaj Maqedonisë së Veriut duke e shpërblyer. Duke vendosur nëse qytetarët tanë meritojnë një vend evropian me shoqëri demokratike dhe përparuese”, u shpreh Stevo Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori