LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump ndan fotografi nga konferenca që mbajti për virusin vdekjeprurës që po përhapet nëpër botë

Donald Trump ndan fotografi nga konferenca që mbajti për virusin vdekjeprurës që po përhapet nëpër botë

Presidenti Donald Trump ndau një seri fotografish brenda një konference që u diskutua për coronavirusin, dhe njoftoi një grup pune për të provuar të përmbajë përhapjen e virusit vdekjeprurës i cili deri më tani ka vrarë 172 persona. 

Presidenti Trump këmbënguli që grupi i punës është ‘përdorimi i ekspertëve më të mirë kudo në botë’ – pasi autoritetet kineze të shëndetit konfirmojnë se janë 7,711 raste të konfirmuara në vend që nga e mërkura, 29 janar, transmeton Telegrafi.


Duke shkruar në Twitter në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Trump shkroi: “Sapo mora pjesë në një konferencë për coronavirus në Kinë me të gjitha agjencitë tona të mëdha, të cilat gjithashtu janë duke punuar ngushtë me Kinën. Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë zhvillimet në vazhdim. Ne kemi ekspertët më të mirë në botë, dhe ata janë në krye të saj 24/7”, shkroi Trump.

Task Forca drejtohet nga Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar dhe gjithashtu përfshin këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien, zëvendës Sekretarin e Shtetit Stephen Biegun dhe Drejtorin e Këshillit të Politikave të Brendshme Joseph Grogan.

Katër foto nga brenda koinferencës kapin presidentin duke u shfaqur i dashur me Grogan që ishte ulur në të djathtën e tij, dhe Azar i dyti në të majtë të tij, derisa po diskutohej për coronavirusin.

Infeksionet tani janë përhapur edhe në të paktën 15 vende të tjera, dhe kjo është konfirmuar.

Gjermania, Vietnami dhe Japonia, janë ndër vendet që kanë raste që coronavirusi është transferuara nga njerëzit tek njerëzit. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori