LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump e quan Dr. Birx ‘gënjeshtare të provuar’ pasi ajo tha që ishte ‘censuruar gjatë administratës së tij’

Donald Trump e quan Dr. Birx ‘gënjeshtare të provuar’ pasi ajo tha që ishte ‘censuruar gjatë administratës së tij’

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar ish-këshilltaren e tij për COVID-19, Dr. Deborah Birx si një “gënjeshtare e provuar” pasi ajo pretendoi se administrata e tij censuronte mesazhet e saj gjatë pandemisë.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Trump i bëri vërejtjet në një deklaratë të hënën duke kundërshtuar Birx, po ashtu edhe Dr. Anthony Fauci, ekspertët kryesorë të Task Forcës së tij të Shtëpisë së Bardhë për Coronavirus, për komentet e fundit që ata kishin bërë në media.


Ish presidenti i quajti mjekët “vetë-promovues” një ditë pasi intervistave, në të cilat Birx kishte thënë se Shtëpia e Bardhë e Trump e kishte detyruar atë të censuronte rekomandimet e saj gjatë pandemisë.

Ish-koordinatorja e forcës së posaçme të coronavirusit: Shumë vdekje mund të ishin parandaluar, nëse Trump do të vepronte më shpejt
Lexo po ashtu Ish-koordinatorja e forcës së posaçme të coronavirusit: Shumë vdekje mund të ishin parandaluar, nëse Trump do të vepronte më shpejt

“Dr. Birx është një gënjeshtare e provuar me shumë pak besueshmëri të mbetur”, citohet të ketë thënë Trump. “Shumë nga rekomandimet e saj u konsideruan si ‘pseudo-shkencë’ dhe Dr. Fauci gjithashtu do të fliste negativisht për të dhe, në fakt, do të kërkonte të mos ishte në të njëjtën dhomë me të. Shtetet që ndoqën shembullin e saj, si Kalifornia, kishin rezultate më të këqija në rastet me Covid-19 dhe shkatërroi jetën e fëmijëve të panumërt sepse ata nuk mund të ktheheshin në shkollë, shkatërruan shumë biznese dhe një numër të patreguar amerikanësh që u vranë nga vetë bllokimet”.

“Dr. Birx ishte një këshilltare e tmerrshme mjekësore, prandaj unë rrallë ndiqja këshillat e saj”, shtoi Trump.

Ndryshe, ish-koordinatorja e forcës së posaçme të coronavirusit e SHBA-së kishte thënë edhe se shumë vdekje mund të ishin parandaluar, nëse Trump do të vepronte më shpejt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori