LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump dhe Kim Jong-un takohen në Singapor më 12 qershor: Pesë arsyet pse ata zgjodhën pikërisht këtë vend aziatik (Foto/Video)

Donald Trump dhe Kim Jong-un takohen në Singapor më 12 qershor: Pesë arsyet pse ata zgjodhën pikërisht këtë vend aziatik (Foto/Video)

Të gjithë mezi prisnin të dëgjonin se ku dhe kur do të takoheshin presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, si dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Dhe të enjten u njoftua se takimi do të zhvillohet në Singapor më 12 qershor, vend ky që sipas mediave të huaja, është vendi në të cilin pikërisht Trump kërkon të mbahet takimi.


Para kësaj, presidenti amerikan hodhi poshtë një opsion që një takim mund të ndodhte në një zonë të çmilitarizuar dhe njoftoi se data dhe vendi do të shpalleshin më vonë.

Kim Jong-un udhëtoi për herë të parë me këtë aeroplan në Kinë - ekspertët dyshojnë nëse ai është i aftë ta dërgojë më larg liderin koreanoverior! (Foto)
Lexo po ashtu Kim Jong-un udhëtoi për herë të parë me këtë aeroplan në Kinë - ekspertët dyshojnë nëse ai është i aftë ta dërgojë më larg liderin koreanoverior! (Foto)

Më pas të enjten Trump publikoi lajmin për takimin e tij me Kim në profilin e tij në Twitter.

Por për çfarë arsye është zgjedhur ky vend? Singapori ka të ngjarë të zgjidhet për disa arsye, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

SIGURIA

Së pari, Singapori është një vend shumë i sigurt, i cili mund të garantojë siguri për udhëheqësit botërorë, një nga faktorët kyç në qëndrimin e presidentit amerikan.

Aspekt tjetër i rëndësishëm përmendet edhe fakti se ushtria e Singaporit është padyshim më e përparuar teknologjikisht në Azinë Juglindore.

KA EKSPERIENCA ME TAKIME TË TILLA

Qyteti luksoz ka dëshmuar edhe më herët se mund të organizojë samite – dhe për një kohë të shkurtër. Kështu, presidenti kinez Xi Jinping zgjodhi Singaporin për samitin e tij historik me Presidentin e Tajvanit Ma Jing-dong në nëntor 2015.

Këto janë shtrëngimet e duarve të burrështetasve, që ndryshuan botën: Njëri ndodhi dje dhe shkruan historinë e re (Video)
Lexo po ashtu Këto janë shtrëngimet e duarve të burrështetasve, që ndryshuan botën: Njëri ndodhi dje dhe shkruan historinë e re (Video)

Ky takim u mbajt në hotelin “Shangri-La”, që ndodhet në pjesën periferike të qytetit me bimësi të bollshme.

Ky hotel çdo vit pret krerët civile dhe ushtarak në samitin “Dialogu Shangri-La”, në samitin më të rëndësishëm rajonale, ku ata kryejnë të gjitha dialogjet kyçe për sigurinë.

MARRËDHËNIET E MIRA ME SHBA-të

Përveç kësaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Uashingtoni ka lidhje të forta me Singaporin. Në bazën detare të Changit, është e stacionuar një anije luftarake amerikane.

Agjencia e SHBA rikujton se marrëdhëniet diplomatike midis Singaporit dhe SHBA u vendosën në vitin 1966.

Singapori dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të tregtisë së lirë gjatë administratës së Xhorxh W. Bush dhe në 2012, Obama e avanconte Singaporin në nivelin e një partneri strategjik. Tre vjet më vonë ata nënshkruan një marrëveshje për të përmirësuar sigurinë.

Në të njëjtën kohë, ish-ambasadori amerikan në Singapor, David Adelman, thotë se qyteti është ideal për samitin sepse është “ndërmjetës i ndershëm midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Përveç kësaj, Singapori është selia rajonale e kompanive të mëdha amerikane, duke përfshirë Google, Facebook dhe Airbnb.

LIDHJET DIPLOMATIKE ME KORENË VERIORE

Singapori gjithashtu ka lidhje diplomatike me Korenë e Veriut. Ata vendosën komunikimin në vitin 1975 dhe Koreja e Veriut gjithashtu ka një ambasadë të madhe në Singapor në katin e 15-të të një ndërtese në qendër të qytetit.

Kim Jong-un, lideri më i mbrojtur i planetit - siguria e tij është aq e madhe, sa “nuk mund të kalojë as edhe një milingonë”! (Video)
Lexo po ashtu Kim Jong-un, lideri më i mbrojtur i planetit - siguria e tij është aq e madhe, sa “nuk mund të kalojë as edhe një milingonë”! (Video)

“Koreja e Veriut ndoshta do të ketë një numër shumë të madh të çështjeve logjistike dhe protokollare në Singapor, dhe ka të ngjarë të jetë e nevojshme që të ketë një ambasadë Koresë së Veriut në vendin ku do të mbahet samiti”, thotë Malcolm Cook, një studiues në Institutin ISEAS-Jusof Ishak në Singapor.

Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë disi të lëkundura disi vitin e kaluar kur gjysmë-vëllai i Kim u vra në Malajzi, por edhe për shkak të pëlqimit të Singaporit që OKB të vendosë sanksione për Korenë e Veriut.

LOKACIONI

Qyteti i Singaporit është një “vend i bukur” për samitin, tha Tom Plant, një shkencëtar bërthamor në Institutin Mbretëror të Londrës për Mbrojtjen dhe Studimet e Sigurisë.

“Kim do të jetë në një territor miqësor, jo në territorin e armikut, dhe nga ana tjetër nuk do të jetë në terrenin e tij”, shpjegon eksperti britanik.

Kim Jong-un nuk përdor tualetet publike – por ka një zgjidhje për takimin historik në Korenë e Jugut!
Lexo po ashtu Kim Jong-un nuk përdor tualetet publike – por ka një zgjidhje për takimin historik në Korenë e Jugut!

Ndër faktorët e tjerë që ndikuan që Singapori të zgjidhet për një takim të shumëpritur është fakti se ai është më afër Kim-it, sesa destinacionet e mundshme evropiane.

Kim është kryesisht duke udhëtuar me tren dhe disa analistë të sigurisë kanë thënë se Koreja e Veriut nuk mund të ketë një avion që mund të fluturojë gjatë udhëtimeve të gjata.

Megjithatë, Kim kishte vizituar Kinën me aeroplan së fundmi dhe vlerësohet që aeroplani mund të jetë në gjendje të arrijë Singaporin në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori