LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart, këto janë fjalët e para të tyre (Foto/Video)

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, më në fund ka ndodhur edhe shtrëngimi i duarve – në Singapor – ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump, si dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata kanë patur një shtrëngim duarsh, para një takimi sy me përkthyes i cili ka zgjatur rreth 45 minuta.

Dhe siç thuhet më tej, takimi i tyre privat i ka hapur rrugë një takimi më të zgjeruar bilateral, në të cilin përveç tyre, kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të të dyja vendeve.

Në fjalët e para pas shtrëngimit të duarve, presidenti Trump ka thënë se “është një nder” të takohesh me Kim Jong-un, nga i cili pret “një marrëdhënie të shkëlqyeshme”, pasi që ata tanimë janë njohur personalisht.

“Ndihem shumë mirë. Ndihem shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa ai ul për një takim me Kim pa funksionarë të politikave dhe vetëm përkthyesit e tyre.

“Do të kemi një diskutim të madh, dhe unë mendoj një sukses të jashtëzakonshëm. Do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Dhe është një nder, dhe ne do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, nuk kam asnjë dyshim”.

Ndërkaq lideri koreanoverior ka thënë: “Nuk ishte e lehtë të isha këtu… paragjykimet dhe praktikat e vjetra shërbyen si pengesa në rrugën tonë përpara, por ne i mposhtëm të gjitha”.

“Unë mendoj se është e vërtetë”, u përgjigj Trump, duke tundur dorën e homologut të tij dhe duke e bërë atë që dukej si një shaka që u dëgjua vetëm dy burrat dhe përkthyesit e tyre, pasi gazetarët ishin duke u larguar nga dhoma. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori