LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump del nga spitali, kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump del nga spitali, kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli nga spitali Walter Reed, ku u trajtua për sëmundjen COVID-19.

Trump u transferua me helikopterin e tij Marine One në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk dha ndonjë deklaratë për media.

Pak minuta para se të dilte nga spitali, ai bëri një postim në Twitter, ku tha se “do t’i kthehet fushatës zgjedhore së shpejti”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor.

Trump u diagnostikua me COVID-19 më 2 tetor, kur edhe u shtrua në spital.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha më herët se, “Trump mund të mos jetë krejtësisht jashtë rrezikut”, porse ekipi mjekësor u pajtua se statusi dhe përparimi i presidentit “e mbështesin kthimin e tij të sigurt në shtëpi”.

Conley tha se Trump do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor.

Mjeku konfirmoi se presidenti vazhdon të trajtohet me Deksametazon dhe se ka marrë tri doza të Remdesivirit.

“Ai do ta marrë edhe një dozë para se të lirohet nga spitali, ndërsa të pestën do ta marrë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Conley.

Rrethi i ngushtë i Donald Trumpit: Kush ka dalë deri më tani pozitiv me COVID-19?
Lexo po ashtu Rrethi i ngushtë i Donald Trumpit: Kush ka dalë deri më tani pozitiv me COVID-19?

Sëmundja e Trumpit ka shkaktuar pasiguri në fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Të hënën, ai shkroi afro 20 postime në Twitter, kryesisht për zgjedhjet.

Disa njerëz përreth tij, përfshirë gruan Melania, ndihmës dhe senatorë republikanë, kanë rezultuar pozitivë me virusin. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori