LAJMI I FUNDIT:

DOLLIA E FUNDIT

DOLLIA E FUNDIT

Poezi nga: Nicanor Parra
Përktheu: Maksim Rakipaj

Duam s’duam,
Vetëm tri mundësi na mbeten:
E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.
Prit, prit, se tri nuk janë
Sepse si thotë një filozof
E shkuara iku, vajti
Prej saj vetëm kujtimi mbetet:
Trëndafilit të shkundur
S’mund t’i kërkosh petal tjetër.
Pra, kartat që na mbeten
Qenkan vetëm dy:
E sotmja dhe e nesërmja.
Prit, as dy nuk janë
Është vërtetuar
E tashmja nuk egziston
Sepse kalon një çast dhe e shkuar bëhet
Ja, trak! dhe shkoi…si rinia.
Po t’i bëjmë mirë llogaritë
Mbetet veç e nesërmja:
Dhe unë e ngre kupën
Për këtë ditë që kurrë nuk vjen
Por është e vetmja gjë
që kemi vërtet.