LAJMI I FUNDIT:

Dola nga tuneli i errët

Dola nga tuneli i errët

Nga: Mark Simoni

U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime.


Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit, “Të vegjël spitalet / Dhomat janë shumë të vogla, korridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar vdekjes”.

Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por, edhe më etike se vetë etika është e vërteta. Covid-19 është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese “Muzgu”, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut.

Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen”.