LAJMI I FUNDIT:

Dokumente të rrjedhura zbulojnë se Kina fshehu informacione thelbësore në lidhje me coronavirusin, në fillimin e shpërthimit

Dokumente të rrjedhura zbulojnë se Kina fshehu informacione thelbësore në lidhje me coronavirusin, në fillimin e shpërthimit

Kina fshehu informacionin kryesor për coronavirusin për disa javë pasi ai u shfaq për herë të parë në janar, duke vonuar reagimin ndërkombëtar për shpërthimin, ka zbuluar një hetim i ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kinezë nuk arritën të ndajnë hartën gjenetike, ose gjenomin e virusit për më shumë se një javë pasi e deshifruan për herë të parë atë dhe nuk arritën të zbulojnë se virusi mund të transmetohej midis njerëzve për dy javë të tjera, sipas dokumenteve të brendshme të Organizatës Botërore të Shëndetit, marrë nga Associated Press.


AP raportoi të martën se ndërsa shkencëtarët në Institutin e Virologjisë në Wuhan deshifruan virusin më 2 janar, zyrtarët kinezë të shëndetësisë nuk publikuan detajet e gjetjeve të tyre deri më shumë se një javë më vonë, në 12 janar.

Kështu, siç thuhet më tej, ishte vetëm më 20 janar, kur shteti kinez paralajmëroi Organizatën Botërore të Shëndetit dhe qeveritë e tjera që virusi kalonte midis njerëzve, sipas hetimit të Associated Press.

Dhe kjo ndodhi vetëm pasi një laborator në Shanghai i udhëhequr nga shkencëtari Zhang Yongzhen publikoi informacionin një ditë më parë dhe në kohën kur Organizata Botërore e Shëndetit e lavdëroi publikisht Kinën për atë që e përshkroi si përgjigjen e saj të shpejtë ndaj virusit.

Sidoqoftë, thuhet më tej, zyrtarët e OBSH-së ishin të brengosur privatisht që Kina kishte vonuar informacionet kryesore për virusin.

“Ne jemi aktualisht në fazën ku po, ata po na japin atë 15 minuta para se të shfaqet në [kanalin televiziv shtetëror kinez] CCTV”, citohet të ketë thënë zyrtari i OBSH-së, Dr Gauden Galea, në një takim.

OBSH raportohet se ishin të irrituar me dështimin e Kinës për të lëshuar të dhënat shpejt dhe kishin frikë se mos fajësoheshin për një përgjigje të vonuar globale për shpërthimin e virusit vdekjeprurës, thuhet në raportin e AP.

Dr Michael Ryan, shefi i urgjencave të OBSH-së, citohet të ketë thënë: “Rreziku tani është që përkundër qëllimit tonë të mirë … do të ketë shumë vëzhgim në OBSH nëse diçka ndodh”.

Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar OBSH-në se po kontrollohet nga Kina.

Ai tha javën e kaluar se SHBA do të “ndërpriste marrëdhënies” me OBSH-në, dhe miliona dollarët që i jep organit global shëndetësor do ti drejtojë për diku tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Kalo në kategori