LAJMI I FUNDIT:

Dogana konfiskon 15 mijë litra alkool në Gjakovë të prodhuara ilegalisht

Dogana konfiskon 15 mijë litra alkool në Gjakovë të prodhuara ilegalisht

Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me Urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle detaje në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të Pijeve Alkoolike në regjionin e Gjakovës.

Në katër lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht.


Siç njofton DK, për këtë rast janë shmangur taksave dhe njëkohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve.

Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:

– 10,518 Litra Raki
– 4,000 Litra Verë
– 310 Litra Liker

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Dagana thotë se mirëpret bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95,

Facebook: Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org.

“Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.