LAJMI I FUNDIT:

Dogana gjen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në veturën e një personi në Bërnjak

Dogana gjen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në veturën e një personi në Bërnjak

Dogana e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në pikë-kalimin kufitar të Bërnjakut është ndaluar një automjet, në të cilin është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.

Pas ndaljes së automjetit, oficerët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrollin e hollësishëm të automjetit, ku në çantën e drejtuesit janë gjetur 13 mijë e 350 euro të padeklaruara.


“Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasojë e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë”, thuhet në komunikatën për media.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi. /Telegrafi/