LAJMI I FUNDIT:

Dogana gjatë këtij muaji ka parandaluar kontrabandë të drogës

Dogana gjatë këtij muaji ka parandaluar kontrabandë të drogës

Njësitë e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë Policore gjatë janarit arritën të kapin dhe parandalojnë hyrje e 56 kilogramëve të substancave narkotike.

Gjatë këtij muaji planet operative suksesshëm kanë parandaluar hyrjen e substancave narkotike gjithsejtë janë kapur 20 raste me mallra të ndaluara derisa sasitë e kapura kanë variuar nga 0.300 gram deri në mbi 25 kilogram në një rast.


Gjithashtu planet operative kanë treguar sukses edhe në parandalim e hyrjes ilegale të armëve dhe municionit gjatë janarit ku janë kapur në 8 raste revole (10 copë) dhe fishek (1000 copë).

Në të gjitha rastet në bashkëpunim me policinë kufitare personat përgjegjës janë procedura tek prokuroritë kompetente.