Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion të madh në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit te organizuar dhe kontrabandës.

“Dogana e Kosovës ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarre një operacion kontrolli në 30 lokacione te ndryshme ne pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë. Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës dhe Ferizajt.

Nga raportimet e para vërehet se zyrtaret kane hasur në mallra të kontrabanduara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës, të cilët kanë thënë se pas
përfundimit të operacionit, do të ju njoftojmë me rezultatet./Telegrafi/