LAJMI I FUNDIT:

Dogana amerikane sekuestron orë të falsifikuara Rolex “me vlerë mbi 10 milionë dollarë”

Dogana amerikane sekuestron orë të falsifikuara Rolex “me vlerë mbi 10 milionë dollarë”

Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis kanë konfiskuar dy dërgesa të orëve të falsifikuara Rolex më 27 dhe 29 prill.

Sipas një njoftimi të lajmeve nga CBP, orët e rreme luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarë nëse do të ishin të vërteta, përcjell Telegrafi.


Të dyja dërgesat kishin origjinën nga Hong Kong dhe ishin të destinuara për në Brooklyn, Nju Jork, tha CBP.

Po sipas njoftimit, dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara Rolex.

Drejtoresha e operacioneve në terren të CBP në Çikago ka thënë se “ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t’u mbrojtur kundër mashtruesve që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori