LAJMI I FUNDIT:

Dodik për shkëputjen e mundshme: Nuk na duhet një karrige në OKB

Dodik për shkëputjen e mundshme: Nuk na duhet një karrige në OKB

Entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Serbe, shënon sot “ditën kombëtare”, një festë antikushtetuese, në një kohë të paralajmërimeve ndërkombëtare për rritjen e synimeve politike të liderit të entitetit, Millorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja.

Presidenti i Republikës Serbe (RS të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik sot sërish kërcënoi me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore.


“RS e pranon Bosnjën dhe Hercegovinën vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do t’i japë fuqitë e saja të drejta në asnjë nivel, në asnjë ide që promovohet nga niveli global. Ne nuk bëjmë kërcënime. Ne themi vetëm se nuk ka përfaqësues të lartë, se është fals, se është imagjinatë. Nëse një përfaqësues i lartë fals guxon të jetë nën ndikimin e disave që mendojnë se çdo gjë është këtu, RS nuk do ta pranoje dhe ne do të shpallim pavarësinë”, u tha ai gazetarëve në Banja Luka.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e RS, Dodik tha se do të mbështeste populli dhe se karrigia në Kombet e Bashkuara ishte më pak e rëndësishme.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një karrige në OKB, ka edhe të tjerë që nuk e kanë”, shtoi Dodiku.

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljet e ligjit, ai tha se nuk i pëlqen as 4 korriku.

Perëndimi dënon festën antikushtetuese në Republikën Sërpska
Lexo po ashtu Perëndimi dënon festën antikushtetuese në Republikën Sërpska

“Është ndërhyrja e ambasadorit amerikan, çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është? E kemi parë historinë e hetimeve”, përfundoi ai.

Ndryshe, 9 janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës më 1992, të cilët e kundërshtuan pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100 mijë njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori