LAJMI I FUNDIT:

Dodge Charger u kap duke u testuar pa asnjë shtresë kamuflazhi (Video)

Dodge Charger u kap duke u testuar pa asnjë shtresë kamuflazhi (Video)

Kompania nuk arriti ta mbante fshehur si planifikonte

Gjatë muajit të kaluar, Dodge ka bërë të ditur se do ta lansojë një Charger të ri, transmeton Telegrafi.


Në konferencën për media, është bërë e ditur se çfarë kapaciteti do të ketë, apo të shfaqet fotografia se si dikur. Madje, askush nga të pranishmit nuk arriti të shkrepte ndonjë fotografi fshehurazi.

Megjithatë, kompanisë nuk i shkuan planet si duhet, për ta paraqitur në kapacitetin e plotë këtë makinë sportive. Reporterët që merren me makina të reja, kanë arritur ta regjistrojnë pa asnjë shtresë kamuflazhi, deri ndodhej në një pjesë periferike të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara.

“E tëra që mund të themi, është se kjo makine ekziston, por kur mund ta shohim zyrtarisht ende nuk dihet” thuhet në përshkrimin e pamjeve. Mendohet se do të pësojë ndryshime të konsiderueshme, ndërsa ta ketë motorin me 6.2 litra nga Hellcat. /Telegrafi/