LAJMI I FUNDIT:

DnV: Shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme

DnV: Shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme

Për rrjetin e organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” në zgjedhjet e 6 tetorit, mbetet shqetësues numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme.

Kështu u tha në një konferencë për media të mbajtur nga DnV, e cila ka monitoruar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, me ç’rast ka treguar sot për gjithë rrjedhën e procesit zgjedhor.

Aty u tha se zgjedhjet janë zhvilluar në frymë të qetë dhe demokratike.

Artan Murati nga DnV tha se zgjedhjet janë administruar sipas standardeve më të larta.

Sipas tij, përkundër parregullsive të vogla, dita e zgjedhjeve ka shkuar e qetë.

Murati tha se disa nga dukuritë që janë evidentuar në këto zgjedhje janë: numri i shtuar i votuesve me asistencë, vështirësitë me gjetjen e qendrës së vendvotimeve, fotografimi i votës, votues me dokumente me afat të skaduar dhe sipas tij, në disa raste është votuar me dokumente tjera e jo me ato të Republikës së Kosovës.

“Shqetësuese mbetet fenomeni i shfaqur me numrin shumë të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, janë evidentuar mbi 40 mijë fletëvotime të pavlefshme”, tha Murati.

Ai tha se KQZ ka treguar nivel të lartë në detyrë duke pasur një qasje transparente, që sipas tij, dëshmon avancim në punën e KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ)./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori