LAJMI I FUNDIT:

DnV: Partitë të përfshijnë në lista pjesëmarrje të barabartë për të dyja gjinitë

DnV: Partitë të përfshijnë në lista pjesëmarrje të barabartë për të dyja gjinitë

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), u ka bërë thirrje partive politike që në listat e tyre të garantojnë pjesëmarrje 50 me 50 për të dyja gjinitë.

Ismet Kryeziu nga DnV tha se është koha që partitë politike të kalojnë nga premtimet në veprime.


“Përbërja e listave, afati kohor deri kur partitë politike kanë afat për të dërguar listat të garantojnë lista 50 me 50 sa i përket kuotës gjinore. Është një shembull i mirë që partitë të ofrojnë hapësirë të barabartë për të dyja gjinitë”, tha ai.

Ai ka bërë thirrje që partitë edhe në komisionet komunale zgjedhore të respektojnë kuotën gjinore.

“Mendoj që edhe pse është nënshkruar ata nuk i janë përmbajtur dhe si pasojë e kësaj ne kishim një numër minimal të grave në këto komisione. Sot ne jemi këtu për t’iu thënë që të kalojnë nga premtimet në veprime. I bëjmë thirrje që të gjitha partitë të respektojnë kuotën gjinore për kandidimin e grave në komisionet komunale zgjedhore. Është më rëndësi që partitë të kalojnë nga premtimet në veprime”, tha ai.

Kryeziu tha se një çështje tjetër e rëndësishme në këto zgjedhje është pastrimi i listave të votuesve.

“Pastrimi i listave, ne e dimë që shoqëria nuk ka arritur kualitetin e mjaftueshëm që të na garantojnë një listë të pastër dhe që do të na garantonte se nuk do të ketë të vdekur në lista. Pa angazhimin e qytetsrëve nuk mund të arrijmë deri tek pastrimi i listave”, tha ai.

“Edukimi i votuesve. Votuesit tanë në bazë të analizave që i kemi bërë kemi pa se një numër i madh i votimeve kanë votuar për 5 kandidat por nuk kanë zgjedhur partinë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori