LAJMI I FUNDIT:

Djemtë e gazetarit Khashoggi kërkojnë trupin e babait të tyre

Djemtë e gazetarit Khashoggi kërkojnë trupin e babait të tyre

Dy djemtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi lëshuan një apel emocional për kthimin e trupit të babait të tyre.

Në një intervistë për CNN, Salah dhe Abdullah Khashoggi, të cilët e quanin babanë e tyre “të guximshëm dhe bujar”, thanë se kanë kaluar javë ankthi dhe pasiguri pas zhdukjes dhe vdekjes së tij.


“Unë me të vërtetë shpresoj se çdo gjë që ndodhi nuk ishte e dhimbshme për të, ose ishte e shpejtë, ose kishte një vdekje të qetë”, tha Abdullah Khashoggi, përcjell oranews.tv.

Zyra e kryeprokurorit tha se trupi i Khashoggi u shpërbë pasi u mbyt, ndërsa Washington Post raportoi se hetuesit po shqyrtonin teorinë se trupi u shpërbë në acid.

Një burim i afërt me Pallatin Mbretëror Saudit ka mohuar çdo njohuri mbi vendndodhjen e trupit të gazetarit.

“Gjithçka që duam tani është ta varrosim në Medinë me pjesën tjetër të familjes së tij”, tha Salah. Kam folur për këtë me autoritetet saudite dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti”, ka shtuar ai.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori