LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturës së Grubit, Bujar Osmani: Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm

Djegia e veturës së Grubit, Bujar Osmani: Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm

Ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për djegien e automjetit të Artan Grubit duke e quajtur atë edhe si fyerje ndaj vlerave tona demokratike dhe strukturës së shoqërisë sonë.

Reagon Grubi për djegien e veturës së tij
Lexo po ashtu Reagon Grubi për djegien e veturës së tij

“Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm –djegien e automjetit të zv.kryeministrit Grubi. Ky akt i urryer dhune nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegu të respektuar, por një fyerje ndaj vlerave tona demokratike dhe strukturës së shoqërisë sonë” ka thënë Osmani.


Osmani u shpreh se e them këtë, jo vetëm si ministër, por si qytetar i shqetësuar, për të dënuar ashpër këtë akt zjarrvënieje. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar dhe veprime të tilla nuk mund të justifikohen kurrë.

“I bëj thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën që qëndron pas këtij incidenti dhe për të sjellë menjëherë përgjegjësit para drejtësisë” deklaroi Osmani . Duhet të ketë përgjegjësi sipas tij për veprime të tilla që kërcënojnë sigurinë dhe integritetin e institucioneve tona demokratike.” Ne jemi një shoqëri e ndërtuar mbi parimet e paqes, tolerancës dhe respektit për njëri-tjetrin. Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe së bashku, ne mund të kapërcejmë çdo sfidë që na del përpara” është shprehur Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori