LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturave RKS në veri, arrestimi i të dyshuarit dhe “kërcënimi” i Listës Serbe – çfarë ndodhi të shtunën në Kosovë

Djegia e veturave RKS në veri, arrestimi i të dyshuarit dhe “kërcënimi” i Listës Serbe – çfarë ndodhi të shtunën në Kosovë

Gjatë tri ditëve të fundit në veri të Kosovës, iu është vënë zjarri veturave me targa të Kosovës, të cilat janë ri-regjistruar nga targat KM të lëshuar nga autoritetet e Serbisë. Targat KM janë të ilegale në Kosovë.

Të shtunën pas mesnate janë djegur tri të tilla në dy raste të ndara në Leposaviq, ndërsa në orët e para të së enjtes ishin djegur edhe dy vetura të tjera në Zubin Potok.


Lidhur me djegien e këtyre veturave në Zubin Potok, policia dje ka arrestuar M.B i cili dyshohet edhe për sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës ku mbetën të plagosur dy policë, shkruan Telegrafi.

Për arrestimin e M.B, policia bëri të ditur se arrestimi i tij ndodhi pas “hetimeve intensive nga njësitet relevante policore”.

Personi i arrestuar dyshohet për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

I njëjti person dyshohet se i ka vënë flakën veturave me targa RKS (Republika e Kosovës) në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ministri i Brendshëm e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se i arrestuari ka qenë “pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’, më parë ai kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj”.

Ai po ashtu ka vlerësuar se pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë te qytetarët.

“Organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Republikës”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës gjatë të shtunës (01 prill 2023) njoftoi për djegien e veturave në Leposaviq, ku bëri të ditur se njëri rast kishte ndodhur rreth orës katër të mëngjesit  afër çerdhes së fëmijëve dhe tjetri rast afër qendrës sportive.

Lista Serbe “kërcënon” nëse nuk lirohet serbi i arrestuar

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi zyrtar, ka paralajmëruar se nëse autoritetet e Prishtinës nuk e lirojnë serbin e arrestuar, të dyshuar për sulm të armatosur ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe djegien e veturës në veri të Kosovës, do të shkaktojnë reagimin e të gjithë serbëve.

“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratë e Listës Serbe.

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “po shkakton kaos dhe po krijon një krizë të re”.

Për djegien e veturave ka reaguar edhe Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani. Ai thekson se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të Kosovës”, thuhej në reagimin e Blerim Veles.

Djegien e veturave në veri të vendit e kanë dënuar edhe Shefi i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Kujtojmë se vitin e kaluar kishte filluar procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa RKS.

Megjithatë, ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova pranoi të pezullojë procesin e ri-regjistrimit ndërsa Serbia u pajtua të mos lëshojë targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori