LAJMI I FUNDIT:

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Lloga: Është hapur hetim për mënyrën e tenderimit

Djegia e spitalit modular në Tetovë, Lloga: Është hapur hetim për mënyrën e tenderimit

Prokuroria për krim të organizuar është në fazën hetimore në lidhje me tenderin për ndërtimin e spitaleve modulare. Kështu deklaroi ministri i drejtësisë në pyetjen gazetarëve se çfarë ka biseduar me kryeprokurorin Joveski edhe me prokurorin për krim të organizuar Islam Abazi.

“Reportazhin e kemi parë të gjithë. Unë u informova nga dora e parë edhe nga prokurori publik edhe nga prokurori për krim të organizuar. Për rastin e parë ne kemi një akt gjykim nga gjykata themelore në Tetovë kurse për rastin e dytë ka një lëndë që është ngritur për mënyrën e tenderimit dhe çfarë është bërë për këtë proces. Është ngritur një lëndë për krim të organizuar në Shkup dhe aty rasti është në fazën para hetimit dhe javëve në vazhdim do të kemi epilog për çështjen në fjalë”, tha Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë.


Por a do të hetohet edhe arsyeja se si u dogj spitali dhe kush ishin shkaktarët!? Për këtë, Lloga thotë se do të përfshihet në lëndën që është duke u hetuar.

“E kemi biseduar edhe këtë proces. Në rastin që është duke u punuar në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion në Shkup është paraparë që edhe kjo pjesë nga materialet që kanë edhe që do i keni nga të gjitha institucionet”, pohoi Krenar Lloga – ministër i Drejtësisë.

Sipas një hulumtimi të publikuar nga IRL u pa se hetimet për shkaqet e zjarrit në modular nuk kanë qenë të plota, anashkaluese për zyrtarë të lartë dhe kompaninë që ishte përgjegjëse për ndërtimin e spitaleve modulare. Ndërsa pas këtij hulumtimi, në Tetovë u zhvilluan edhe protesta, ndërsa prokuroria publike hodhi poshtë pretendimet e këtij dokumentari./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Qeveria e Kosovës me draft-statut për Asociacionin frymëzuar nga FES, do ta dorëzoj në Kushtetuese

Lajme
Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Vrasja e policit në Fier, momenti kur Azgan Mërnica vetëdorëzohet duke qeshur

Lajme

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Lajme
Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Lajme
Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Lajme
Kalo në kategori