LAJMI I FUNDIT:

“Djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Ronaldo” – Uzuni tregon për rrugëtimin e tij të vështirë në karrierë

“Djaloshi që lante enët dhe donte të ishte si Ronaldo” – Uzuni tregon për rrugëtimin e tij të vështirë në karrierë

Mytro Uzuni ka dhënë një intervistë për mediumin spanjoll ”AS”, duke rrëfyer për vështirësitë që ka hasur në karrierë, për të arritur ku është sot.

Në një rrëfim tejet modest, reprezentuesi shqiptar ka treguar se si nga një djalosh që pastronte enët, ia doli të bëhet një futbollist profesionist.


“Shkuam për të pasur një jetë më të mirë në Greqi. Babai im punoi në rrugë, ndërsa nëna ishte pjatalarëse në një restorant. Unë gjithashtu duhej të punoja, i ndihmoja”, kështu e fillon rrëfimin talenti shqiptar.

Luajti në baltën e Beratit, titullar ndaj Juves - shënon dhe më pas feston si Ronaldo para syve te portugezit - e gjitha kjo bëhet virale për pak minuta
Lexo po ashtu Luajti në baltën e Beratit, titullar ndaj Juves - shënon dhe më pas feston si Ronaldo para syve te portugezit - e gjitha kjo bëhet virale për pak minuta

“Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit. Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua, sepse nuk kishim dokumente qëndrimi, megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time”.

“Në Shqipëri nuk ka akademi të mirëfillta, më duhej të paguaja rreth 12 euro në muaj për të shkuar në stërvitje dhe pesë për minibusin që të më dërgonte në ndeshje. Qaja përditë në shtëpi se nuk i kisha ato para, pagova vetëm 2 muaj me ndihmën e miqve”.

Uzuni nuk ka ngurruar të përsërisë edhe atë se e sheh Cristiano Ronaldon si idhullin e tij, duke u frymëzuar shumë nga loja e CR7.

“Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua dhe kur e takova në Torino ishte si një ëndërr, ashtu si momenti kur Morata më përgëzoi për ndeshjen”.

Shënoi golin dhe festoi sikurse portugezi - në fund Uzuni e Ronaldo shkëmbyen fanellat
Lexo po ashtu Shënoi golin dhe festoi sikurse portugezi - në fund Uzuni e Ronaldo shkëmbyen fanellat

“Nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe të jap asiste. Ëndrrat i kam të mëdha, por nuk dua t‘i zbuloj”, ka shtuar më tej Uzuni.

Kujtojmë se në takimin me Juventusin, lojtari shqiptar arriti të shënonte gol dhe më pas të festonte si pesë herë fituesi i Topit të Artë, ndërsa në fund Uzuni i mori fanellën Ronaldos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori