LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi 12-vjeçar në Irlandë vdes pasi makina që po drejtonte përplaset me kamionin

Djaloshi 12-vjeçar në Irlandë vdes pasi makina që po drejtonte përplaset me kamionin

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në Republikën e Irlandës, ku dyshohet se ai drejtonte makinën e prindërve të tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, të premten.


Djaloshi, prindërit e të cilit thuhet se janë polakë, ishte i vetëm në makinë.

Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk u lëndua, por mësohet se është në gjendje shoku.

Policia irlandeze, Gardai ka rrethuar vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminime mjeko-ligjor.

Ata po bëjnë apel për dëshmitarë. /Telegrafi/