LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi 10-vjeçar hartoi një plan financiar se si do ta paguajë shkollimin në kolegj – ai u bë hit në rrjetet sociale

Djaloshi 10-vjeçar hartoi një plan financiar se si do ta paguajë shkollimin në kolegj – ai u bë hit në rrjetet sociale

Gjersa fëmijët e tjerë në klasat e ulëta të shkollës fillore po mendojnë për videolojërat dhe shoqërohen me shokët e tyre të klasës, 10-vjeçari Neil Lims ka plane të tjera.

Përkatësisht, siç njoftuan prindërit përmes TikTok, djaloshi hartoi në detaje një plan financiar që, siç thotë ai, do t’i mundësojë të regjistrohet në kolegj.

Duke marrë parasysh që shkollimi i kolegjit në SHBA është shumë i shtrenjtë, Neil u paraqiti prindërve një plan financiar për të kursyer para një mbrëmje.

Ai ka në plan të heqë dorë nga ditëlindja dhe të gjitha dhuratat e tjera, thotë ai, dhe në vend të kësaj dëshiron vetëm para. Këto para do të kursehen pikërisht për regjistrimin në fakultetin e dëshiruar.

”E pyeta nënën sa para shpenzon për dhuratën time të ditëlindjes. Ajo tha 100 dollarë. Kur të mbush 19 vjeç, do të largohem nga shtëpia. Pra, nëse kursej të gjitha ato para, janë 900 dollarë. Dhe pastaj janë Krishtlindjet, janë 900 dollarë të tjera. Së bashku, janë 1800”, shpjegoi ai në një video që u bë shpejt virale dhe aktualisht ka mbi 18 milionë shikime.

“Ky fëmijë është fjalë për fjalë më i zgjuar se unë”, “Ai është një miliarder i ardhshëm, lavdi për të”, janë vetëm disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

@linsfam33 It was 10:30 on a Friday night. Our youngest had been quiet. So quiet that i thought he had gone to bed. Nope. He was just preparing a finacial presentation for us. ? #collegeplan #financialliteracy #fridaynight #kidsarethebest ♬ original sound

Në trend Fun

Më shumë
Çifti nga New Yorku kërkonin thesar në liqen, nxorën nga uji kasafortën me 100 mijë dollarë brenda

Çifti nga New Yorku kërkonin thesar në liqen, nxorën nga uji kasafortën me 100 mijë dollarë brenda

Interesante
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Tatuazhi i një kanaçeje Sprite i një burri bëhet viral për shkak të një gabimi qesharak

Tatuazhi i një kanaçeje Sprite i një burri bëhet viral për shkak të një gabimi qesharak

Fun
Qytetari australian mendoi se ishte statujë e vërtetë, godet me shqelm në fytyrë të riun – pamjet bëhen virale

Qytetari australian mendoi se ishte statujë e vërtetë, godet me shqelm në fytyrë të riun – pamjet bëhen virale

Fun
“Beteja” mes miut dhe dhelprës rrugëve të Londrës

“Beteja” mes miut dhe dhelprës rrugëve të Londrës

Fun
Para dhe pas - fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale

Para dhe pas - fotot e burrit pas operacionit plastik, të pabesueshme për përdoruesit e rrjeteve sociale

Interesante
Kalo në kategori