Mediat amerikane shkruajnë se djali i ish-yllit të NBA-së, Shaquille O’Neal, Shareef O’Neal, mund të nënshkruajë për klubin e famshëm LA Lakers.

I riu Shareef do të stërvitet me Cleveland Cavaliers, Atlanta Hawks, Washington Wizards dhe Los Angeles Lakers në muajt e ardhshëm.

Ai filloi karrierën e tij në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, ku u konsiderua si një talent i madh, dhe më pas shkoi në Universitetin Shtetëror të Luizianës.

I riu është 22 vjeç dhe 2.08 m i gjatë dhe tashmë është stërvitur me Milëaukeee Bucks dhe ende nuk dihet data e stërvitjes me Lakers.

Shaquille O’Neal luajti për tetë vite në La Lakers gjatë karrierës së tij. /Telegrafi/