LAJMI I FUNDIT:

Djali i Enver Hoxhës, “zbulon” amanetin e fundit të të atit: Ruaje gruajën, Lilianën!

Djali i Enver Hoxhës, “zbulon” amanetin e fundit të të atit: Ruaje gruajën, Lilianën!

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, zbulon amanetin e fundit që i la i ati. Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, thotë ai në “Panorama”.


Sokol Hoxha shprehet se Enveri e kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën.

“Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”,- thotë ai dhe shton se kjo gjë kishte krijuar shqetësim te familja.

Sokoli tregon amanetin që i la Enveri para se të vdiste: “Tetë apo nëntë ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: ‘Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën’”,- thotë ai.

Pyetur nga “Panorama” se “Ç’do të thoshte me ruajuni”?, ai përgjigjet: “Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori