LAJMI I FUNDIT:

Djali e rrah nënën në Klinë

Djali e rrah nënën në Klinë

Policia raporton se një grua nga Klina ka raportuar se është rrahur nga djali i saj.

E njëjta sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ka raportuar se më 29 tetor derisa kishte qenë duke u intervistuar për një rast tjetër djali i saj e kishte kanosur dhe e kishte rrahur atë.


“I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/