Rap-artisti shqiptar, Cllevio Masoni, ka surprizuar banorin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, duke i dërguar një mesazh mbështetjeje gjatë segmentit të njohur “Big Love”, ku banorët marrin urime dhe mesazhe nga fansat dhe përkrahësit e tyre.

Në mesazhin e tij, Cllevio shprehu admirimin për DJ Gimbon dhe e inkurajoi atë të qëndrojë i fortë gjatë garës në shtëpinë më të famshme të televizionit shqiptar.


Në mes rreshtave ai duket se ka hedhur një kunjë për banorin tjetër, Mateo Borrin.

Foto: Instagram

Duket se Cllevio është një fans i Gimbos dhe nuk ka hezituar ta tregojë këtë hapur, duke i dhënë energji dhe mbështetje për sfidat që e presin brenda shtëpisë.

Mesazhet e tilla janë gjithmonë të veçanta për banorët, pasi u japin një motivim shtesë dhe i bëjnë të ndihen më të lidhur me publikun jashtë shtëpisë.

Foto: Instagram

Gimbo gjithashtu iu gëzua këtij mesazhi dhe u ngrit në këmbë për ta falënderuar.

Mbetet për t'u parë se si do të jetë në vazhdim loja e tij në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/