LAJMI I FUNDIT:

Dizajni mbresëlënës i Pura Vision, model të cilin Pininfarina ende po e mbanë fshehur

Dizajni mbresëlënës i Pura Vision, model të cilin Pininfarina ende po e mbanë fshehur

Me këtë makinë elektrike, po bëhen përpjekje të rivalizohet me Lamborghini

Në mesin veturave që janë pëlçyer më së shumti në Geneva Motor Show, ishte Pininfarina Battista me batri 120 kWH dhe katër motorë që së bashku prodhojë 1,900 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë t’i arrijë për dy sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk i ka mjaftuar kompanisë italiane, që është paraqitur edhe në Pebbles Beach në një aktivitet privat, ku e ka treguar dizajnin mbresëlënës të Pura Vision, që është ende një koncept, ndërsa pritet të lansohet gjatë vitit që vjen.

Vetëm se këtë makinë elektrike, Pininfarina ende po e mbanë fshehur, ndërsa e ka treguar vetëm për një numër të vogël ekspertësh. Ata që e kanë parë nga afër, kanë thënë se Pura Vision mund të jetë e ardhmja e makinave elektrike.

Të gjitha këto, mbesin mister sepse Pininfarina nuk e ka dhënë asnjë detaj, për planet që ka lidhur me këtë model që thuhet se është i fuqishëm, me teknologji të lartë dhe stil shumë të mirë. /Telegrafi/