LAJMI I FUNDIT:

‘Divorci’ te disa zogj nuk është një fenomen i pazakontë – shkencëtarët pretendojnë se i dinë arsyet kryesore për të

‘Divorci’ te disa zogj nuk është një fenomen i pazakontë – shkencëtarët pretendojnë se i dinë arsyet kryesore për të

Zogjtë që nuk janë monogamë i ndërrojnë partnerët e tyre për arsye të ngjashme që bëjnë njerëzit

Aferat ose periudhat e gjata të ndarjes shpesh çojnë në divorc te njerëzit, por të njëjtët faktorë duket se luajnë një rol të ngjashëm në mbretërinë e zogjve.


Besohet se më shumë se 90 për qind e specieve të shpendëve zakonisht kanë një partner mashkull gjatë të paktën një sezoni çiftimi, ndonjëherë edhe më gjatë.

Megjithatë, disa zogj monogamë kalojnë te partnerë të tjerë në sezonet pasuese të çiftëzimit, pavarësisht se mashkulli parë i tyre është ende gjallë, transmeton Telegrafi.

Kjo sjellje është e ngjashme me “divorcin” te njerëzit. Dhe, ndërsa një numër i madh studimesh janë fokusuar në faktorët e mundshëm që mund të shkaktojnë divorce, ekspertët thonë se kërkimet janë fokusuar kryesisht në një specie apo familje të vetme.

shutterstock

Tani shkencëtarët thonë se kanë identifikuar dy faktorë kyç për “divorc” në një gamë të gjerë të llojeve të shpendëve – promiskuiteti i meshkujve dhe migrimi në distanca të gjata, pra aferat dhe periudhat e gjata të ndarjes.

Në hulumtimin, botuar në revistën Proceedings of the Royal Society B, shkencëtarët nga Kina dhe Gjermania përshkruajnë se si ata ishin në gjendje të analizonin studimet e publikuara më parë që studiuan gjithsej 232 lloje zogjsh.

Shkencëtarët gjithashtu caktuan meshkujt dhe femrat e secilës specie të veçanta “pikat e shthurjes” bazuar në informacionin rreth sjelljes së anëtarëve të specieve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!

Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!

Bëje vet
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht

Lifestyle
Kalo në kategori