LAJMI I FUNDIT:

Ditët e mjaltit të Maqedonisë prej nesër në Shkup

Ditët e mjaltit të Maqedonisë prej nesër në Shkup

Prej nesër deri të dielën në Shkup do të mbahen Ditët e mjaltit të Maqedonisë që i organizon shoqata e bletarëve ‘Matica’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në stendat e vendosura në rrugën ‘Maqedonia’ do të ekspozohen prodhime të mjaltit nga bletarë nga e tërë Maqedonia, ndërkaq vizitorët do të mund të degustojnë mjaltë dhe të informohen për pelten mbretërore, polenin dhe propolisin si ushqim i shëndetshëm.


Më shumë informata për festivalin e sivjetshëm të mjaltit do të prezantohen sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Festivali i mjaltit mbahet për të 12-tin vit me rradhë. /Telegrafi/