Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

- 26/08/2024 20:42-Liverpooli kontakton Federico Chiesan – pasi Barcelona ende nuk ka bërë ofertë zyrtare te Juventusi
- 02/09/2023 00:05-Mbyllet afati kalimtar në Angli, Spanjë dhe Francë
- 02/09/2023 00:01-Juan Bernat te Benfica
- 01/09/2023 23:56-Zyrtare: Mason Greenwood kalon te Getafe
- 01/09/2023 23:54-Rob Holding i bashkohet Crystal Palaces
- 01/09/2023 23:52-Chelsea nuk arrin t’i shesë asnjë nga katër lojtarët që i kishte në treg
- 01/09/2023 23:50-Zyrtare: Eric Garcia kalon te Girona
- 01/09/2023 23:50-Ekitike mbetet te PSG
- 01/09/2023 23:48-Vlachodimos kalon te Nottingham Forest
- 01/09/2023 23:41-Zyrtare: Amrabat i bashkohet Manchester United
- 01/09/2023 23:34-Top 10 shitjet më të mëdha të Serie A në këtë afat kalimtar
- 01/09/2023 23:06-Zyrtare: Odriozola rikthehet te Real Sociadad
- 01/09/2023 22:59-Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e Cancelos
- 01/09/2023 22:55-Zyrtare: Gravenberch prezantohet te Liverpooli
- 01/09/2023 22:23-Zyrtare: Barcelona prezanton Joao Felixin
- 01/09/2023 22:06-Chelsea do të kishte pranuar 55 milionë euro për Gallagher
- 01/09/2023 21:58-Newcastle ofertë për Lloris
- 01/09/2023 21:53-Ryan Gravenberch nënshkruan kontratë me Liverpoolin
- 01/09/2023 21:50-Zyrtare: Valon Berisha dhe Reims ndajnë rrugët
- 01/09/2023 21:42-Schmeichel largohet nga Nice
- 01/09/2023 21:39-Juan Mata drejt Japonisë
- 01/09/2023 21:36-Tottenhami pyet Chelsean për Chalobahin
- 01/09/2023 21:36-Boubakary Soumare te Sevilla
- 01/09/2023 21:32-Hojbjerg do të qëndrojë te Tottenham, klubi nuk ka gjasa të nënshkruajë me Gallagher ose Kelly
- 01/09/2023 21:30-Mbyllet afati në Serie A – të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë
- 01/09/2023 21:20-Edhe Joao Cancelo ka kompletuar kalimin te Barcelona, pas Felixit
- 01/09/2023 21:09-Arrihet marrëveshja mes PSG-së dhe Frankfurtit për Kolo Muanin
- 01/09/2023 20:42-E kryer, Joao Felix te Barcelona
- 01/09/2023 20:40-Zyrtare: Lozano kthehet te PSV
- 01/09/2023 20:38-Zyrtare: Davy Klaassen, lojtar i Interit
- 01/09/2023 20:05-Mbyllet afati kalimtar në Serie A
- 01/09/2023 19:29-Zyrtare: Arijon Ibrahimovic kalon nga Bayner Munich te Frosinone në Serie A
- 01/09/2023 19:24-Mendes në ambientet e Barcelonës: Po kompletohen kalimet e Cancelos dhe Felixit
- 01/09/2023 19:21-Zyrtare: Nico Dominguez te Nottingham Forest
- 01/09/2023 19:16-PSG nuk dorëzohet për Kolo Munain
- 01/09/2023 19:15-Odriozola do të rikthehet te Real Sociedad
- 01/09/2023 19:09-Zyrtare: Nottingam Forest kompleton transferimin e Hudson-Odoit
- 01/09/2023 19:07-Mbyllet afati kalimtar në Bundesligë: Të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë
- 01/09/2023 18:53-Rrëmuja që ka shkaktuar Porto për Taremin dhe oferta e Milanit – agjenti i lojtarit zbulon prapaskenat
- 01/09/2023 18:39-Gravenberch do të kalojë te Liverpooli, pavarësisht se Bayernit i dështoi transferimi i Palhinhas
- 01/09/2023 18:37-Joao Felix ka arritur në Barcelonë
- 01/09/2023 18:36-Ekitike ka bllokuar kalimin e Kolo Muanit te PSG
- 01/09/2023 18:34-Origi afër kalimit te Nottinghami
- 01/09/2023 18:33-Zyrtare: Evans nënshkruan kontratë njëvjeçare me Man United
- 01/09/2023 18:13-Al Ittihad po përgatitet ta thyejë rekordin botëror për transferimin e Salah
- 01/09/2023 17:44-Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij
- 01/09/2023 17:36-Zyrtare: Sunderlandi transferon sulmuesin e Chelseat
- 01/09/2023 17:26-Kalimi i Kolo Muanit te PSG aktualisht është i anuluar
- 01/09/2023 17:25-Zyrtare: Reguilon kalon te Man United
- 01/09/2023 17:01-Tottenhami bën ofertë për Gallagher
- 01/09/2023 16:54-Joao Felix niset drejt Barcelonës për ta kompletuar transferimin
- 01/09/2023 16:32-Chalobah dëshiron të transferohet te Bayern Munich
- 01/09/2023 16:29-Atletico Madrid përgatit ofertë për Hojbjerg
- 01/09/2023 16:27-Chelsea pranon ta shesë Maatsen te Burnley
- 01/09/2023 16:21-Ofertë astronomike nga Al Itthad për Salah – egjiptiani është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit
- 01/09/2023 16:10-Barcelona në alarm për Cancelon, një tjetër gjigant futet në garë për portugezin
- 01/09/2023 15:54-Tottenham afër transferimit të Johnson
- 01/09/2023 15:37-Zyrtare: Duvan Zapata, lojtar i ri i Torinos
- 01/09/2023 15:31-Zyrtare: Castillejo nënshkruan me Sassuolon
- 01/09/2023 15:20-Arsenali nuk do të bëjë më transferime
- 01/09/2023 14:57-Detajet e transferimit të Amrabat te Man Utd
- 01/09/2023 14:51-E kryer, Joao Felix te Barcelona
- 01/09/2023 14:50-Ten Hag konfirmon transferimin e Reguilon
- 01/09/2023 13:52-Fanella e Cancelos në shitje te dyqani i Barcelonës
- 01/09/2023 13:50-Liverpooli refuzon ofertën saudite për Salah
- 01/09/2023 13:44-Palhinha arrin për teste mjekësore te Bayern Munichu
- 01/09/2023 13:18-Telenovela Ambrabat drejt përfundimit
- 01/09/2023 13:14-Arrihet marrëveshja për Kolo Muanin
- 01/09/2023 13:03-Zyrtare: Aston Villa nënshkruan me Lengle
- 01/09/2023 12:58-Barcelona ka marrë një ofertë tronditëse për Lewandowskin
- 01/09/2023 12:46-Ajaxi nënshkruan me Mannsverk
- 01/09/2023 12:28-Coutinho afër një transferimi befasues
- 01/09/2023 12:16-Maguire dhe McTominay mbesin te Man Utd
- 01/09/2023 11:46-Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshje për Joao Felix
- 01/09/2023 11:42-Zyrtare: Man City nënshkruan me Nunes
- 01/09/2023 11:34-Zyrtare: Reinier kalon te Frosinone
- 01/09/2023 11:18-Zyrtare: Leonardo Bonucci, lojtar i ri i Union Berlin
- 01/09/2023 11:06-Nuno Tavares kalon te Nottingham Forest
- 01/09/2023 10:47-Zyrtare: Chelsea nënshkruan me talentin Cole Palmer
- 01/09/2023 10:35-Ekskluzive: Korenica transferohet në Turqi, detajet e transferimit dhe paratë që do të fitojë Ballkani
- 01/09/2023 10:27-Pesë transferime në Serie A që pritet të konfirmohen në ditën e fundit të afatit kalimtar
- 01/09/2023 10:18-Zyrtare: Man Utd nënshkruan me portierin Altay Bayindir
- 01/09/2023 10:12-Benfica afër Bernat
- 01/09/2023 10:01-Palhinha te Bayern Munich
- 01/09/2023 09:50-Fulhami me ofertë për Hojbjerg
- 01/09/2023 09:47-Drejtuesit e Al-Ittihad pritet të dorëzojnë ofertën për Salah
- 01/09/2023 09:39-Davy Klaassen te Interi
- 01/09/2023 09:07-Gravenberch zbarkon sot në Liverpool
- 01/09/2023 08:51-Barcelona i dërgon një ofertë zyrtare Man Cityt përpara nënshkrimit të Cancelos
- 01/09/2023 08:45-Lazio tenton transferimin e Greenwood
- 01/09/2023 08:36-Zyrtare: Nat Phillips kalon te Celtic
- 01/09/2023 08:31-Butragueno zbulon nëse do të ketë ndonjë nënshkrim në ditën e fundit të transferimeve
- 01/09/2023 00:01-Reguilon dhe Bayindir të premten zyrtarizohen te Man Utd
- 31/08/2023 23:08-Zyrtare: PSG nënshkruan me talentin e madh Bradley Barcola
- 31/08/2023 22:57-Dështon përfundimisht transferimi i Taremit te Milani
- 31/08/2023 22:56-Zbulohen klubet që ka refuzuar Sofyan Amrabat
- 31/08/2023 22:09-Monaco refuzon Interin dhe Manchester Unitedin për Fofanan
- 31/08/2023 22:02-Dortmund zyrtarizon sulmuesin Niclas Fullkrug
- 31/08/2023 21:32-Zyrtare: Bersant Celina huazohet te skuadra suedeze AIK
- 31/08/2023 21:15-Zyrtare: Dean Henderson bashkohet me Crystal Palace
- 31/08/2023 21:13-Tiemou Bakayoko rikthehet në Ligue 1
- 31/08/2023 21:10-Zyrtare: Crysencio Summerville transferohet te Burnley
- 31/08/2023 21:00-Matteo Guendouzi kompleton transferimin te Lazio
- 31/08/2023 20:21-E kryer, Liverpooli arrin marrëveshje me Bayern Munichun për mesfushorin Ryan Gravenberch
- 31/08/2023 19:59-Ansu Fati zbarkon në Brighton për të diskutuar për marrëveshjen e huazimit
- 31/08/2023 19:51-Zyrtare: Llapi nënshkruan me rumunin Cezar Verdes
- 31/08/2023 18:22-Zyrtare: Fisnik Asllani kalon në huazim nga Hoffenhaim te Austria e Vjenës
- 31/08/2023 17:55-Oferta e Bayern Munich për Palhinhan është refuzuar nga Fulham
- 31/08/2023 17:51-Zyrtare: Mbrojtësi i Liverpool, Phillips i bashkohet Celticut
- 31/08/2023 16:57-Zyrtare: Amin Sarr te Wolfsburgu
- 31/08/2023 16:54-PSG me ofertë të re për Kolo Muanin
- 31/08/2023 16:51-Bayern ka arritur marrëveshje verbale me Palhinhan
- 31/08/2023 16:00-Greenwood pritet të transferohet në Turqi
- 31/08/2023 15:54-Man Utd konsideron transferimin e Reguilon
- 31/08/2023 15:43-Barcola kryen testet mjekësore te PSG
- 31/08/2023 15:28-Tottenham përgatit ofertën për Gallagher
- 31/08/2023 15:12-Bllokohet transferimi i Chalobah te Bayerni
- 31/08/2023 15:08-Aston Villa me oferta për Coutinhon
- 31/08/2023 14:40-Wolves nënshkruan me Enso Gonzalez
- 31/08/2023 14:23-Burnley me ofertë për Dier
- 31/08/2023 14:17-Ansu Fati udhëton drejt Brighton
- 31/08/2023 13:41-Bonucci afër Union Berlinit
- 31/08/2023 12:18-Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës
- 31/08/2023 11:59-Detajet e transferimit të Nunes te Man City
- 31/08/2023 11:51-Lenglet kalon testet mjekësore te Aston Villa
- 31/08/2023 11:23-Dortmund afër transferimit të Fullkrug
- 31/08/2023 11:03-Crystal Palace nënshkruan me portierin Dean Henderson
- 31/08/2023 10:39-Nunes arrin për teste mjekësore te Man City
- 31/08/2023 10:33-Chelsea i mbyll transferimet me Cole Palmer
- 31/08/2023 10:25-Bayern Munich ka gati ofertën për Palhinha
- 31/08/2023 10:10-Eric Garica kërkohet nga klubet italiane
- 31/08/2023 09:55-Man Utd afër transferimit të Cucurellas
- 31/08/2023 09:49-Eden Hazard merr një ofertë befasuese
- 31/08/2023 09:02-Bayern Munich e njofton Liverpoolin me cmimin e Gravenberch
- 31/08/2023 08:52-Barcelona pritet t’i finalizojë sot dy transferimet e mëdha
- 31/08/2023 08:41-Gerrard e do Wijnaldumin te Al-Ettifaq
- 31/08/2023 08:31-Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri
- 31/08/2023 08:23-Fiorentina nuk do huazim të thjeshtë të Arambat te Man Utd
- 31/08/2023 08:15-Felix beson se sot do të transferohet te Barcelona
- 30/08/2023 23:12-Palhinha objektiv i Bayern Munich, por Fulham kërkon afër 100 milionë euro
- 30/08/2023 22:29-Dy yje të tjerë të PSG-së drejt Arabisë Saudite, klubi po punon për shitjen e tyre
- 30/08/2023 22:12-PSG fiton garën për talentin Bradley Barcola
- 30/08/2023 21:52-Zyrtare: Benjamin Pavard, lojtar i Interit
- 30/08/2023 21:28-E kryer, Milani dhe Porto arrijnë marrëveshje për Mehdi Taremin
- 30/08/2023 21:15-Zyrtare: Mërgim Berisha prezantohet te Hoffenheim
- 30/08/2023 21:07-Xavi me kërkesë të çuditshme për bordin e Barcelonës në lidhje me Cancelon
- 30/08/2023 20:39-Chelsea paguan mbi 45 milionë euro për Cole Palmer
- 30/08/2023 20:12-Guendouzi kryen me sukses testet mjekësore te Lazio
- 30/08/2023 20:08-Liverpooli në nxitim, po kërkon të nënshkruajë sa më parë me Gravenberch
- 30/08/2023 19:47-Lille ka interesim të shtuar për Andi Zeqirin
- 30/08/2023 19:33-Zyrtare: Balogun bashkohet me Monacon
- 30/08/2023 19:13-Ansu Fati ka zgjedhur skuadrën e re ku do ta vazhdojë karrierën
- 30/08/2023 18:51-Zyrtare: Prishtina dhe Leotrim Kryeziu vazhdojnë bashkëpunimin
- 30/08/2023 17:21-Kenan Yildiz vazhdon me Juventusin deri në vitin 2027
- 30/08/2023 17:14-Mërgim Berisha te Hoffenheim për 14 milionë euro, zyrtarizimi çështje orësh
- 30/08/2023 16:51-Van de Beek ka dy opsione për ta vazhduar karrierën
- 30/08/2023 16:49-Zyrtare: Jetmir Topalli transferohet te Manisa
- 30/08/2023 16:35-Roma po e shet norvegjezin Solakken
- 30/08/2023 16:27-Adnan Januzaj po rikthehet në Superligën e Turqisë
- 30/08/2023 16:08-Guendouzi te Lazio, detajet e transferimit
- 30/08/2023 15:51-Wolves pranon ofertën e Man Cityt për Nunes
- 30/08/2023 15:37-Zyrtare: Saelemaekers kalon te Bologna
- 30/08/2023 15:26-Clement Lenglet te Aston Villa
- 30/08/2023 15:22-Man City refuzon ofertën e Chelseat për Palmer
- 30/08/2023 15:04-Crystal Palce afër nënshkrimit të Iheanachos
- 30/08/2023 14:53-Man Utd e do ende Ambrabatin
- 30/08/2023 14:31-Ansu Fati kërkon të largohet nga Barcelona
- 30/08/2023 14:23-Lorient arrin marrëveshje me Man Utd për Van de Beek
- 30/08/2023 13:59-Kolo Muani gjendet në Paris
- 30/08/2023 13:52-Real Madridi afër nënshkrimit të Mbappes pas ofertës befasuese
- 30/08/2023 13:45-Chelsea interesohet për Cole Palmer
- 30/08/2023 13:38-Al-Shabab arrin marrëveshje personale me Carrascon
- 30/08/2023 12:54-Formacioni i transferimeve më të shtrenjta këtë verë
- 30/08/2023 12:53-Dortmundi fiton garën për Armel Bella-Kotchap
- 30/08/2023 12:40-Juventusi po e kompleton transferimin e Livano Comenencias
- 30/08/2023 12:26-E ardhmja e Eric Garcias mes Barcelonës dhe Gironës
- 30/08/2023 12:21-Njëri nga gjashtë emrat e mëdhenj mund të jenë nënshkrimi 'sekret' i Chelseat para mbylljes së afatit kalimtar
- 30/08/2023 12:19-Callum Hudson-Odoi mbetet në Ligën Premier
- 30/08/2023 12:07-Eintracht Frankfurt nënshkruan me sulmuesin Chaibi
- 30/08/2023 10:29-Salah mund të largohet nga Liverpooli këtë javë
- 30/08/2023 10:22-Tottenham në bisedime me Barçën për Ansu Fatin
- 30/08/2023 10:09-Crystal Palace kompleton transferimin e Dean Henderson
- 30/08/2023 10:00-Zyrtare: Georges Mikautadze transferohet te Ajaxi
- 30/08/2023 09:57
- 30/08/2023 09:39
- 30/08/2023 09:37-Kolo Muani kërkon publikisht të largohet: Dua të transferohem te PSG
- 30/08/2023 09:31-Jo vetëm Lukakun, Roma po tenton transferimin edhe të Sergio Ramos
- 29/08/2023 23:14-Lukaku ka kompletuar testet mjekësore te Roma – mungon vetëm zyrtarizimi
- 29/08/2023 22:53-Kolo Muani e do largimin nga Frankfurti me deklaratë publike
- 29/08/2023 22:50-Pavard zbarkon në Itali para kalimit te Interi
- 29/08/2023 22:34-Ansu Fati pritet të largohet në orët e ardhshme nga Barcelona
- 29/08/2023 21:20-Vakia e këtij afati kalimtar ka ndodhur në Angli: Lojtari pranoi të transferohej te skuadra angleze nga Leverkuseni, por kur pa qytetin ndërroi mendje
- 29/08/2023 21:02-Man United arrin marrëveshje në parim me Cucurellan
- 29/08/2023 21:01-Liverpooli me ofertë zyrtare për Doucoure
- 29/08/2023 20:59-Batshuayi po rikthehet në Ligën Premier
- 29/08/2023 20:57-“Telenovela Mbappe” po përfundon: Raportohet se francezi në ditët e ardhshme e konfirmon të ardhmen
- 29/08/2023 19:33-PSG e refuzon ofertën e Al Arabi për Verrattin
- 29/08/2023 19:14-Marcos Alonso refuzon marrëveshjen dyvjeçare nga Man United për një arsye
- 29/08/2023 19:10-Yildiz po e rinovon kontratën me Juventusin
- 29/08/2023 19:09-Lenglet afër kalimit te Aston Villa
- 29/08/2023 19:05-Burnley e do Maatsen si të huazuar
- 29/08/2023 19:03-Tavares po huazohet te Nottinghami
- 29/08/2023 19:03-Baptiste mund të quhet lojtar i Man Cityt
- 29/08/2023 19:02-Dier i ofrohet Bayern Munichut
- 29/08/2023 19:00-Man United dhe Chelsea negociojnë për Cucurellan
- 29/08/2023 18:59-Pavard niset drejt Italisë për të kompletuar kalimin te Interi
- 29/08/2023 18:50-Lukaku zbarkon në Itali – atmosferë impozante nga tifozët e Romës
- 29/08/2023 17:46-Empoli e prezanton zyrtarisht Etrit Berishën
- 29/08/2023 17:39-Arsenali i kthen përgjigje Chelseat për Smith Rowe
- 29/08/2023 16:32-Tifozët e Romës mblidhen për të pritur Lukakun
- 29/08/2023 16:19-Kanë mbetur më pak se dy ditë nga afati kalimtar: Chelsea ka dhjetë emra në listë
- 29/08/2023 15:59-Ten Hag dëshiron dy përforcime tjera përpara mbylljes së afatit kalimtar
- 29/08/2023 15:45-Fulham arrin marrëveshje me Sevillan për Ocampos
- 29/08/2023 15:31-PSG po e mposht Chelsean në garë për Barcolan
- 29/08/2023 15:22-Tottenhami refuzon ofertën e Rennes për Sanchez
- 29/08/2023 15:17-Barcelona blindon talentin Fermin Lopez
- 29/08/2023 15:11-Adnan Januzaj drejt transferimit në Superligën e Arabisë
- 29/08/2023 13:06-Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin rumun Robert Burcea
- 29/08/2023 12:55-Zyrtare: Marsel Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit
- 29/08/2023 12:43
- 29/08/2023 12:42
- 29/08/2023 11:55-Zyrtare: Castagne, lojtar i ri i Fulhamit
- 29/08/2023 11:45-Rob Holding kërkohet nga klubet spanjolle
- 29/08/2023 11:00-Milani kërkon Taremin pas ofertës për Porton
- 29/08/2023 10:48-Liverpooli, presion për Gravenberch
- 29/08/2023 10:28-Alonso nuk e do transferimin te Man Utd
- 29/08/2023 10:19-Arsenali i gatshëm të shesë Smith Rowe
- 29/08/2023 09:48-Dortmundi dhe Augsburgu në bisedime të avancuara për transferimin e Mërgim Berishës në Signal Iduna Park
- 29/08/2023 08:26-Matteo Guendouzi sot në Romë për t'i kryer testet mjekësore te Lazio
- 29/08/2023 08:26-Man Utd kërkon Spinazzolan nga Roma
- 29/08/2023 08:10-Bayerni sot do ta kompletoj transferimin e Trevoh Chalobah
- 28/08/2023 23:40-Katër largimet që pritet t’i bëjë Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar
- 28/08/2023 23:24-Chelsea ia cakton çmimin Lukakut
- 28/08/2023 23:22-PSG lejon Ekitiken të kalojë te Frankfurtin, për të marrë Kolo Muanin
- 28/08/2023 23:21-Bayern Munichu e do Chalobahin
- 28/08/2023 23:09-Al Ittihad i afrohet Liverpoolit edhe për Joe Gomez
- 28/08/2023 21:39-Manchester United i bën një ofertë unike Marcos Alonsos
- 28/08/2023 21:04-Zrinjski zyrtarizon huazimin e Marsel Ismajlgecit te Ballkani
- 28/08/2023 21:03-Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun
- 28/08/2023 19:57-Oferta e PSG-së për Kolo Muanin refuzohet nga Frankfurt
- 28/08/2023 19:56-Al Arabi e do Verrattin
- 28/08/2023 19:54-Manchester United me interesim befasues për Pierre-Emile Hojbjerg
- 28/08/2023 19:53-Përfaqësuesit e Sofyan Amrabat të frustruar me Man United
- 28/08/2023 18:01-Dy arsyet pse po dështon kalimi i Joao Felix te Barcelona
- 28/08/2023 16:37-Nunes nuk po stërvitet me Wolves, e do kalimin te Man City
- 28/08/2023 16:11-Hazard u ofrohet tri klubeve franceze
- 28/08/2023 16:10-Al Ittihad po përgatit ofertë rekorde për Salah
- 28/08/2023 16:08-Chelsea e ka në listë Smith Rowe, Raphinha dhe Ferran
- 28/08/2023 15:30-Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A
- 28/08/2023 15:04-Milani po bën një propozim për të nënshkruar me Taremin
- 28/08/2023 14:49
- 28/08/2023 14:38-Ka një marrëveshje totale, Joao Cancelo është lojtari më i ri i Barcelonës
- 28/08/2023 12:47
- 28/08/2023 12:40
- 28/08/2023 10:13-Oferta nga Franca, Italia dhe Gjermania, anëtari i Clujit jep lajmin e madh: Ermal Krasniqi do të shitet për pesë milionë euro
- 28/08/2023 08:33-West Ham rikthehet në garë për Maguiren, përmirëson ofertën për Man Utd
- 28/08/2023 08:25-Lazio po e huazon Matteo Guendouzi nga Marseille
- 28/08/2023 08:15
- 28/08/2023 08:12-Tuchel flet për të ardhmen e Pavard: Nëse nuk vije një tjetër, transferimi i tij dështon
- 27/08/2023 23:55-Al Duhail dëshiron transferimin e Coutinhos
- 27/08/2023 23:47-Benfica tenton për Joao Felix
- 27/08/2023 23:28-Nottingham Forest përgatit ofertën për Ndidin
- 27/08/2023 22:56-Bayern Munich interesohet për McTominay
- 27/08/2023 22:21-Al-Shabab afër marrëveshjes me Carrascon
- 27/08/2023 21:36-Takim i ri mes Romës dhe Chelseat për Lukakun
- 27/08/2023 21:24-Napoli siguron shërbimet e Jesper Lindstrom
- 27/08/2023 21:21
- 27/08/2023 21:17-Eintracht Frankfurt e njofton PSG-në me çmimin e Kolo Muanit
- 27/08/2023 20:24-Tierney kalon te Real Sociedad
- 27/08/2023 20:15-Zyrtare: Mohammed Kudus, lojtar i ri i West Hamit
- 27/08/2023 19:59-Man City me ofertë të re për Nunes
- 27/08/2023 19:47-Laporta: Do të ketë më shumë se një nënshkrim të ri këtë verë
- 27/08/2023 19:17-Chelsea lejon kalimin e Cucurellas te Man Utd
- 27/08/2023 19:04-PSG me ofertë të re për Kolo Muanin
- 27/08/2023 18:59-Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite
- 27/08/2023 16:44-Besiktasi kontakton Atalantën, synohet transferimi i Berat Gjimshitit
- 27/08/2023 16:27-Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber
- 27/08/2023 15:52-Alonso afër rikthimit në Ligën Premier, por tani te rivali i Chelseat
- 27/08/2023 15:35-Lukaku ka refuzuar një top skuadër evropiane, vetëm që t’i bashkohet Romës
- 27/08/2023 15:30-Kudus ka nënshkruar kontratën me West Hamin
- 27/08/2023 15:28-Evans po nënshkruan kontratë njëvjeçare me Man United
- 27/08/2023 15:26-Manchester United është afër nënshkrimit të Bayindir
- 27/08/2023 14:50-Tottenhami projekton transferimin e Brennan Johnson
- 27/08/2023 14:22-Conor Gallagher ngurron të largohet nga Chelsea mes interesimit të Tottenhamit
- 27/08/2023 13:05-Dy yjet që i ka piketuar Real Madridi për vitin 2024 – por vetëm njëri mund të kalojë në Santiago Bernabeu
- 27/08/2023 12:55-Guendouzi afër transferimit te Lazio
- 27/08/2023 12:54-Roma po e mbyll transferimin e Lukakut
- 27/08/2023 12:52-Dean Henderson do të bashkohet me Crystal Palacen
- 27/08/2023 12:49-West Ham rikthehet për Maguiren
- 27/08/2023 11:19-Liverpooli gjen zëvendësuesin e Salah në Bundesligë
- 27/08/2023 11:12-Liverpooli e do me ngulm Cheick Doucoure
- 27/08/2023 11:10-PSG dhe Al Arabi arrijnë marrëveshje për Verrattin
- 27/08/2023 10:49-Pellegrini flet për Lukakun: Nuk e di se çfarë do të sjellë ai
- 26/08/2023 23:50-Kudus kalon me sukses testet mjekësore te West Hami
- 26/08/2023 23:12-Sevilla e do Lengletin
- 26/08/2023 23:02-Manchester United synon huazimin e Cucurellas nga Chelsea
- 26/08/2023 22:03-Salah ka informuar Liverpoolin se dëshiron të bashkohet me Al Ittihad
- 26/08/2023 19:48-Kieran Tierney pranë finalizimit të transferimit te Real Sociedadi
- 26/08/2023 19:01-PSV Eindhoven kërkon nga Lozanon
- 26/08/2023 18:47-Amrabat po e pret Manchester Unitedin
- 26/08/2023 18:45-Fresneda mund të quhet lojtar i Sporting Lisbonës
- 26/08/2023 17:46-Balogun për teste mjekësore te Monaco
- 26/08/2023 17:03-Henderson afër kalimit te Crystal Palace
- 26/08/2023 16:44-Brighton afër transferimit të Balebas
- 26/08/2023 16:34-Beto te Evertoni
- 26/08/2023 15:59-Zyrtare: Gabri Veiga transferohet te Al Ahli
- 26/08/2023 15:56
- 26/08/2023 15:51-Lukaku thyen heshtjen dhe zbulon klubin e ri të tij: Nesër do të udhëtoj për të nënshkruar
- 26/08/2023 14:45-Liverpooli gati të transferojë një mbrojtës për 70 milionë euro
- 26/08/2023 14:33-Milani synon transferimin e Taremit
- 26/08/2023 12:30-Zyrtare: Alexis Sanchez rikthehet te Interi
- 26/08/2023 12:28-Zyrtare: Correa i bashkohet Marseilles
- 26/08/2023 12:09-Javë vendimtare te Barceona, tre lojtarë do të blihen dhe dy të tjerë do të largohen
- 26/08/2023 10:27
- 26/08/2023 10:25-Coutinho arrin marrëveshje personale me skuadrën nga Katari
- 26/08/2023 10:16-Zyrtare: Sardar Azmoun huazohet te Roma
- 26/08/2023 09:50-Bayerni po e mbyll transferimin e Trevoh Chalobah
- 26/08/2023 09:44-Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës
- 26/08/2023 09:33-Zbulohet arsyeja pse nuk po kompletohet transferimi i Pavard te Interi
- 25/08/2023 23:49-Coutinho pritet të transferohet në Katar
- 25/08/2023 23:09-Arabia Saudite sërish shfaq interesim për Felix
- 25/08/2023 22:00-Monaco arrin marrëveshje me Arsenalin për Balogun
- 25/08/2023 21:57-A do t’i bashkohet Mbappe, Real Madridit këtë verë pavarësisht deklaratës së Ancelottit?
- 25/08/2023 21:03-Statistika nuk flasin në favor të tij, por Man City megjithatë e do Nunes
- 25/08/2023 19:52-Nottingham afër transferimit të Hudson-Odoi
- 25/08/2023 19:50-Zyrtare: Chelsea huazon Santosin te Nottinghami
- 25/08/2023 19:19-Arsenali i thuhet të nënshkruajë Romelu Lukakun në marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Balogun
- 25/08/2023 18:57-Joao Felix kurrë më afër Barcelonës – dalin detaje të reja
- 25/08/2023 18:32-Man United po e transferon zëvendësuesin e Luke Shaw
- 25/08/2023 17:53-Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin
- 25/08/2023 17:41-Crystal Palace afër transferimit të Draxler
- 25/08/2023 17:36-Zyrtare: Livakovic i bashkohet Fenerbahces
- 25/08/2023 16:56-Arrihet marrëveshja mes Ajaxit dhe West Hamit për Kudus
- 25/08/2023 16:23-Romelu Lukaku i është ofruar Barcelonës
- 25/08/2023 15:46-Arbër Zeneli transferohet në Superligën e Tuqisë
- 25/08/2023 15:37-Tuchel flet për situatën e Pavardit
- 25/08/2023 15:23-Drejtuesit e Romës udhëtojnë drejt Londrës për Lukakun
- 25/08/2023 15:09-Bertrand në radarin e Man Utd
- 25/08/2023 14:54-Arteta flet për Gabriel pas lidhjeve për me klubet saudite
- 25/08/2023 14:42-Zyrtare: Ter Stegen rinovon kontratën me Barcelonën
- 25/08/2023 14:29-Napoli refuzon ofertën e RB Leipzig për Elmasin
- 25/08/2023 14:22-Zyrtare: Andrey Santos kalon te Nottingham
- 25/08/2023 13:33-Alexis Sanchez po kryen testet mjekësore te Interi
- 25/08/2023 13:17-Xavi merr vendimin përfundimtar rreth transferimit të Joao Felix
- 25/08/2023 12:54-Balogun dhe katër yje të tjerë të Arsenalit stërviten veçmas - të gjithë pritet të largohen së shpejti
- 25/08/2023 12:31-Ter Stegen nënshkruan sot rinovimin me Barcelonën
- 25/08/2023 11:59-Crystal Palace interesohet për Julian Draxler
- 25/08/2023 11:38-Klopp flet për zërat e transferimit të Salah në Arabinë Saudite
- 25/08/2023 11:33-Kudus te West Ham, afër zyrtarizimi
- 25/08/2023 11:13-Chelsea do të lejojë Lukakun të dalë në huazim – zbulohen klubet e interesuara
- 25/08/2023 10:35-Milani do të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit Ekitike
- 25/08/2023 10:24-Interi ka besim në marrëveshjen për transferimin e Pavardit
- 25/08/2023 10:16-Cazorla prezantohet te Real Oviedo
- 25/08/2023 10:00-Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain
- 25/08/2023 09:01-Hazard lidhet me një rikthim të pamundur në Ligën Premier
- 25/08/2023 08:53-Evertoni me ofertë për sulmuesin Beto
- 25/08/2023 08:44-Zyrtare: Toko-Ekambi transferohet në Arabinë Saudite
- 25/08/2023 08:28-Tierney afër transferimit te Real Sociedadi
- 25/08/2023 08:22-Një klub shqiptar shfaq interesim për sulmuesin Mason Greenwood
- 24/08/2023 23:59-Ekipi i Gerrardit e do Nicolas Pepen
- 24/08/2023 23:58-Muani dhe Ekitike, shkëmbimi që po përgatisin PSG dhe Eintracht
- 24/08/2023 23:57-Sevilla refuzon të shesë Rafa Mir
- 24/08/2023 23:55-Një klub nga Shqipëria i interesuar për Greenwood
- 24/08/2023 23:52-Zyrtare: Sevilla nënshkruan me Lukebakio
- 24/08/2023 23:49-Man City me ofertë të dytë për Nunes
- 24/08/2023 22:28-Monaco është afër marrëveshjes me Balogun
- 24/08/2023 22:02-Sanchez arrin në Milano
- 24/08/2023 21:59-Azmoun arrin te Roma për testet mjekësore
- 24/08/2023 20:21-Manchester United ka dy portierë në listë nëse Henderson largohet
- 24/08/2023 20:18-Real Sociedad në bisedime me Arsenalin për Tierney
- 24/08/2023 19:50-Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Jeremy Dokun
- 24/08/2023 19:01-Liverpooli qëndron i qetë pas ofertës së Al Ittihad për Salah
- 24/08/2023 18:47-Everton ofron 25 milionë euro për Beton
- 24/08/2023 18:46-Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në
- 24/08/2023 18:44-Presidenti i Atletico Madridi, Cerezo: Joao Felix nuk dëshiron të luajë më për ne
- 24/08/2023 18:11-Zyrtare: Chelsea merr sulmuesin brazilian Deivid Washington
- 24/08/2023 17:19-Zyrtare: Eneo Bitri kalon te Valerenga
- 24/08/2023 17:10-Zyrtare: Aymeric Laporte nënshkruan me Al Nassr
- 24/08/2023 16:57-Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan
- 24/08/2023 16:54-Sevilla nuk llogaritë në të, por nuk ka asnjë ofertë – situatë aspak e mirë për Adnan Januzajn
- 24/08/2023 15:57-Salah dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të zëvendësojë Ronaldon si lojtari më i paguar në botë
- 24/08/2023 15:41-Marrëveshje e përfunduar: Interi pranon të shesë Correan te Marseille
- 24/08/2023 15:23-Interi rezervon testet mjekësore për Alexis Sanchez
- 24/08/2023 15:08-Balogun afër transferimit te Monaco
- 24/08/2023 14:57-Brandon Williams kalon te Ipswich Town
- 24/08/2023 13:35-Man Utd afër nënshkrimit me Evans
- 24/08/2023 13:23-Verrati kërkohet nga dy klubet e mëdha saudite
- 24/08/2023 13:17-Al-Ittihad me ofertë të pa rezistueshme për Salah dhe Liverpoolin
- 24/08/2023 13:00-Zyrtare: Arb Manaj, lojtar i ri i Ballkanit
- 24/08/2023 11:44-Wolves refuzon ofertën e Man Cityt për Nunes
- 24/08/2023 11:25-Roma rivalizon Milanin për Azmoun
- 24/08/2023 11:19-PSG e gatshme ta përfshijë Ekitiken në ofertën për Kolo Muanin
- 24/08/2023 10:28-Man Utd interesohet për Gravenberch
- 24/08/2023 10:24-Arsenali kërkon rreth 120 milionë euro nga shitjet para përfundimit të afatit kalimtar
- 24/08/2023 09:55-Barcelona pajtohet me klauzolën e blerjes së detyrueshme të Cancelos, nëse arrin një objektiv
- 24/08/2023 09:00-Gabri Veiga afër transferimit te Al-Ahli
- 24/08/2023 08:52-Pepe drejt transferimit në Arabinë Saudite
- 24/08/2023 08:33-Detajet e transferimit të Correas te Marseille
- 24/08/2023 08:13-Fiorentina ulë çmimin e Amrabat
- 23/08/2023 22:44-Divok Origi kërkon largimin nga Milani
- 23/08/2023 22:43-David Neres mund të përfundojë te Zeniti
- 23/08/2023 22:43-Ledds ofertë për Nadiem Amirin
- 23/08/2023 22:35-Sa para kanë shpenzuar deri më tani sauditët për të ofruar disa nga yjet e futbollit?
- 23/08/2023 22:20-Benzema probleme me trajnerin Santo në Al Ittihad – tifozët e Man Utd e duan në “Old Trafford”
- 23/08/2023 22:00-West Ham afër Mohammed Kudus
- 23/08/2023 21:56-Man City do të bëjë ofertë për Matheus Nunes te Wolves
- 23/08/2023 21:51-Crystal Palace ofertë për Kelechi Iheanacho
- 23/08/2023 20:57-Correa te Marseille, Sanchez kthehet te Interi?
- 23/08/2023 20:19-Aymeric Laporte kryen testet mjekësore te Al Nassr
- 23/08/2023 20:17-Gonzalo Montiel kalon te Nottingham Forest
- 23/08/2023 19:53-Zyrtare: Bernardo Silva ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn
- 23/08/2023 19:45-Zyrtare: Valentino Lazaro te Torino
- 23/08/2023 18:47-Juventusi i ofron kontratë të re Chiesas
- 23/08/2023 18:44-RB Leipzig i ka bërë ofertë zyrtare Napolit për mesfushorin Eljif Elmas
- 23/08/2023 18:24-Moise Kean drejt Milanit, Alvaro Morata kthehet te Juventusi?
- 23/08/2023 15:56-Bayern Munich dhe Borussia Dortmund synojnë rikthimin e Bella Kotchap në Bundesliga
- 23/08/2023 15:31-Dështuan me Olisen, Chelsea përgatitë ofertë për Barcolan
- 23/08/2023 15:21-Man City shqyrton transferimin e Eberechi Eze
- 23/08/2023 15:11-Doucoure kërkohet nga Liverpooli
- 23/08/2023 15:04-Dortmundi po mendon rikthimin e Jadon Sanchos
- 23/08/2023 14:31-Liverpooli në bisedime me Bayernin për Gravenberch
- 23/08/2023 13:58-Klubet saudite pas mesfushorit Ounahi
- 23/08/2023 13:33-Hugo Lloris mund të mbetet te Tottenhami
- 23/08/2023 12:56-Monaco pritet ta rrëmbej Balogunin nga Arsenali
- 23/08/2023 11:45-Al-Ittihad heq dorë nga Gabriel Magalhaes
- 23/08/2023 11:43-Ten Hag e do me çdo kusht Amrabatin
- 23/08/2023 11:02-Lukaku te Roma mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea zbret çmimin e belgut
- 23/08/2023 10:01-Carlos Tevez bëhet trajner i ri i klubit të madh argjentinas
- 23/08/2023 09:51-Jeremy Doku po kryen testet mjekësore te Manchester City
- 23/08/2023 09:24-PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua
- 23/08/2023 08:58-Varane nuk e do Arabinë Saudite
- 23/08/2023 08:55-Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e anësorit suedez
- 23/08/2023 08:46-Portieri Peretz gati të zyrtarizohet te Bayern Munichu
- 23/08/2023 08:34-City ende është në pritje të Paquetas, po pret reflektimin e West Hamit
- 22/08/2023 23:29-Fluminense refuzon mega ofertën e Liverpoolit për Andre
- 22/08/2023 23:14-Barca mund të zëvendësojë Dembelen me Kudus
- 22/08/2023 22:51-Real Madridi “ka qeshur” me atë çfarë po synon PSG nga Mbappe
- 22/08/2023 22:06-Lazio e dëshiron Guendouzin
- 22/08/2023 21:19-Arabia Saudite refuzon transferimin e Greenwood
- 22/08/2023 21:04-Altay Bayindir përfundon testet mjekësore te Man United
- 22/08/2023 20:34-Zyrtare: Milani transferon Marco Pellegrinon
- 22/08/2023 19:43-Al-Ittihad insiston në transferimin e Marquinhos
- 22/08/2023 19:41-Ajaxi refuzon ofertën e West Hamit për Kudus
- 22/08/2023 19:14-Souloukou niset për në Londër për t’u takuar me Chelsean rreth Lukakut
- 22/08/2023 18:59-Zyrtare: Llapi transferon Araz Abdullayev
- 22/08/2023 17:58-Nga Spanja raportojnë se Real Madridi ka gati ofertën për Mbappen
- 22/08/2023 17:45-Manchester City largohet nga Paqueta
- 22/08/2023 17:42-Juventusi nuk ka hequr dorë nga Lukaku
- 22/08/2023 17:39-Frankfurt ende nuk ka marrë ofertë të re për Kolo Muanin nga PSG
- 22/08/2023 16:41-Bonucci pritet t’i befasojë të gjithë me skuadrën e re – rikthim në Ligën e Kampionëve
- 22/08/2023 16:24-Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona
- 22/08/2023 16:03-Mourinho telefonon Lukakun, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij
- 22/08/2023 15:56-Man Utd kërkon të nënshkruajë me Ivan Toney
- 22/08/2023 15:50-Roma shpreson në transferimin e Lukakut
- 22/08/2023 15:39-Bonucci pranë nënshkrimit me Union Berlin
- 22/08/2023 15:24-Chelsea interesohet për Balogun
- 22/08/2023 15:18-Fulhami nis bisedimet për Moise Kean
- 22/08/2023 13:54-Bernardo Silva vendos të qëndroj te Man City
- 22/08/2023 13:46-Sergi Roberto refuzon ofertën nga Arabia Saudite
- 22/08/2023 13:32-Rey Manaj zyrtarizohet te klubi i njohur turk
- 22/08/2023 13:11-Liverpooli ia rrëmben nga dora Manchester Unitedit mesfushorin brazilian, tani ka marrëveshje personale me lojtarin
- 22/08/2023 12:47-West Hami dëshiron transferimin e sulmuesit Ekitike
- 22/08/2023 12:35-Salah ylli i radhës që do ta lë Evropën për Arabinë, po përgatitët një super ofertë për të
- 22/08/2023 12:32-Jeremy Doku afër zyrtarizimit te Man City
- 22/08/2023 12:10-Dominik Livakovic drejt transferimit te Fenerbahce
- 22/08/2023 12:03-Newcastle United siguron shërbimet e Lewis Hall
- 22/08/2023 12:01-Drejt dështimit transferimi i Veigas te Napoli
- 22/08/2023 10:45-Ofertë e lartë nga Arabia Saudite për Mason Greenwood
- 22/08/2023 10:07-Vojvoda nuk e mendon largimin nga Torino
- 22/08/2023 09:21-West Hami e përforcon mbrojtjen me futbollistin grek
- 22/08/2023 09:20-Rodrigo de Paul drejt transferimit te Al Ahli
- 22/08/2023 09:09-Mourinho e do Greenwoodin te Roma
- 22/08/2023 08:56-Cancelo afër kompletimit të kalimit te Barcelona
- 22/08/2023 08:39-Dështon transferimi i Sergio Ramos te Besiktasi
- 22/08/2023 08:30-Arsenali lidhet me transferimin e Jules Kounde
- 21/08/2023 23:57-Zbulohet takimi i fshehtë mes PSG-së dhe Mbappes: Real Madridi ‘sy e veshë’ nga Franca
- 21/08/2023 23:45-Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për Pavard
- 21/08/2023 23:37-Sergio Ramos po transferohet te Besiktasi
- 21/08/2023 23:27-Fulham do të përballet me konkurrencë për Callum Hudson-Odoin
- 21/08/2023 23:26-Johnson preferon Tottenhamin para Chelseat
- 21/08/2023 23:24-Fulhami futet në garë për Balogun
- 21/08/2023 22:05-Ditë të mira për Gjilanin: Pesë afrime deri më tani, priten edhe katër tjera
- 21/08/2023 21:47-Pepe dhe Balogun japin përditësime për të ardhmen te Arsenali
- 21/08/2023 21:28-Zyrtare: Henry emërohet trajner i ekipit të Francës U-21
- 21/08/2023 21:25-Varane i hapur për të kaluar te Al-Ittihad
- 21/08/2023 21:00-Dy lojtarët që Real Madridi do të përpiqet t’i largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar
- 21/08/2023 20:31-A është vërtet i interesuar Liverpooli për Kalvin Phillips?
- 21/08/2023 19:48-Arrihet marrëveshja në parim mes Interit dhe Bayern Munichut për Pavard
- 21/08/2023 19:45-Manchester City arrin marrëveshje për Jeremy Dokun
- 21/08/2023 18:50-Zbulohet se kur Joao Cancelo mund t’i bashkohet Barcelonës
- 21/08/2023 18:03-Top ylli i Bundesligës thotë se do ta adhuronte të luante me Viniciusin një ditë
- 21/08/2023 17:48-Te Manchester United ishin përgatitur për më të keqen nëse Greenwood rikthehej në ekip
- 21/08/2023 17:35-Erikn ten Hag nuk dëshiron largimin e Lindelof
- 21/08/2023 17:18-Mbappe i kërkon PSG-së transferimin e një lojtari në këtë afat
- 21/08/2023 16:24-Crystal Palace kryeson garën për të nënshkruar me Hendersonin e Man United
- 21/08/2023 16:16-Manchester City po e transferon Jeremy Dokun
- 21/08/2023 16:10-Greenwood nuk do të luajë më për Manchester United
- 21/08/2023 15:38-Roma arrin marrëveshje me Atalantën për Duvan Zapatan
- 21/08/2023 15:23-Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin
- 21/08/2023 14:44-PSV zyrtarizon afrimin e Sergino Dest
- 21/08/2023 14:28-Man City heq dorë nga Paqueta dhe tenton transferimin e Florian Wirtz
- 21/08/2023 14:03-Arrihet marrëveshja mes palëve, Verratti në pritje të transferimit te skuadra e re
- 21/08/2023 13:37-Plani i madh i Realit për transferimin e Mbappes këtë verë
- 21/08/2023 13:31-Rocco Vata gati ta bëj hapin e madh në karrierë
- 21/08/2023 13:25-Sanchez drejt rikthimit te Interi
- 21/08/2023 13:17-Tjetër mesfushor nga Liverpooli
- 21/08/2023 13:14-Kalvin Phillips me ekip të ri?
Data e 1 shtatorit ishte e fundit për pesë kampionatet më të mëdha, Bundesliga (Gjermani), Ligue 1 (Francë), Serie A (Itali), La Liga (Spanjë) dhe Liga Premier (Angli) – kurse në Arabi Saudite vazhdon deri më 20 shtator.
Ky afat kalimtar do të mbahet mend për fuqinë e Ligës Premier, por edhe për blerjet e çmendura të klubeve arabe.
Telegrafi sikurse në të kaluarën edhe këtë afat kalimtar iu mbajti të informuar për lëvizjet e fundit në tregun e transferimeve minutë pas minute:
26/08/2024 20:42-Liverpooli kontakton Federico Chiesan – pasi Barcelona ende nuk ka bërë ofertë zyrtare te Juventusi
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano pretendon se Liverpooli ka kontaktuar Federico Chiesan, në rast se marrëveshja me Barcelonës nuk arrihet.
Anësori nuk është në llogarit e Juventusit dhe i është thënë të gjejë një klub të ri për të shmangur largimin e tij pasi kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.
Zonja e Vjetër do të pranojë më pak se 15 milionë euro, ndërsa Bianconerët e blen për 60 milionë eurosh nga Fiorentina.
02/09/2023 00:05-Mbyllet afati kalimtar në Angli, Spanjë dhe Francë
Është mbyllur afati kalimtar në Angli, Spanjë dhe Francës, me klubet e mëdha që realizuan disa nga shënjestrat që kishin për më shumë se dy muaj.
Edhe kubet e vogla nuk qëndruan indiferente, duke befasuar me disa emra të mëdhenj, sidomos ato në Angli.
Për të gjitha transferimet që zyrtarizohen në orët në vazhdim, do të informoheni në portalin më të madh në vend - Telegrafi.com.
02/09/2023 00:01-Juan Bernat te Benfica
Mbrojtësi spanjoll, Juan Bernat do ta vazhdojë karrierën te Benfica nga PSG.
01/09/2023 23:56-Zyrtare: Mason Greenwood kalon te Getafe
Mason Greenwood më në fund ka gjetur klub, duke u larguar nga Manchester United si huazim te Getafe.
Klubi spanjoll ka bërë të ditur zyrtarisht transferimin e anglezit në formë huazimi.
01/09/2023 23:54-Rob Holding i bashkohet Crystal Palaces
Rob Holding i bashkohet Crystal Palaces nga Arsenali. Për të do të paguhen 4 milionë euro 27 vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
01/09/2023 23:52-Chelsea nuk arrin t’i shesë asnjë nga katër lojtarët që i kishte në treg
Conor Gallagher do të qëndrojë te Chelsea, ashtu sikurse Maatsen, Cucurella dhe Chalobah.
01/09/2023 23:50-Zyrtare: Eric Garcia kalon te Girona
Barcelona dhe Girona kanë arritur marrëveshje për huazimin e Eric Garcias deri në fund të këtij sezoni.
01/09/2023 23:50-Ekitike mbetet te PSG
Zenit St Petersburg dështoi të dërgojë një ofertë prej 40 milionë euro për Hogo Ekitike, shkruan L'Equipe.
Ai do të qëndrojë në PSG këtë sezon pavarësisht interesimit nga West Ham dhe Crystal Palace, sipas RMC Sport.
01/09/2023 23:48-Vlachodimos kalon te Nottingham Forest
Nottingham Forest ka kompletuar nënshkrimin e portierit Odysseas Vlachodimos nga Benfica.
Portieri i Greqisë është nënshkrimi i katërt i Forestit në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe për të janë paguar 9 milionë euro te Benfica.
01/09/2023 23:41-Zyrtare: Amrabat i bashkohet Manchester United
Manchester United ka konfirmuar transferimin e Sofyan Amrabat.
01/09/2023 23:34-Top 10 shitjet më të mëdha të Serie A në këtë afat kalimtar
Fillimi i afatit kalimtar të verës ishte i ngadaltë për shumë klube të Serie A që ndanë të njëjtën qasje në qershor: shisni fillimisht dhe më pas blini. Milani ishte më i shpejti për të përfunduar një shitje me para të mëdha, duke shitur Sandro Tonalin në Newcastle për rreth 70 milionë euro, duke përfshirë shtesat.
01/09/2023 23:06-Zyrtare: Odriozola rikthehet te Real Sociadad
Alvaro Odriozola rikthehet te Real Sociadad. Marrëveshjen e kanë konfirmuar të dyja klubet në llogaritë e tyre zyrtare.
01/09/2023 22:59-Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e Cancelos
Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.
01/09/2023 22:55-Zyrtare: Gravenberch prezantohet te Liverpooli
Liverpool e ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit Ryan Gravenberch nga Bayern Munich, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubi anglez.
Gravenberch bëhet ardhja e katërt e kësaj vere për Reds, pasi sot kaloi testet mjekësore dhe finalizoi marrëveshjen.
01/09/2023 22:23-Zyrtare: Barcelona prezanton Joao Felixin
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jiao Felix nga Atletico Madridi.
01/09/2023 22:06-Chelsea do të kishte pranuar 55 milionë euro për Gallagher
Chelsea do të kishte qenë i gatshëm të shiste Conor Gallagher nëse do të vinte një ofertë prej 55 milionë euro.
Por, tani ata po e mbajnë atë, ata duan që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re, raporton 90min.
01/09/2023 21:58-Newcastle ofertë për Lloris
Newcastle ka bërë një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me portierin e Tottenham, Hugo Lloris, si huazim.
36-vjeçari nuk është më portieri numër 1 i Spurs dhe ka qenë i lidhur me një largim gjatë gjithë verës.
Lloris deri më tani ka hedhur poshtë kalimin te Newcastle.
01/09/2023 21:53-Ryan Gravenberch nënshkruan kontratë me Liverpoolin
Ryan Gravenberch sapo ka nënshkruar kontratë me Liverpoolin dhe tashmë është lojtar i Reds, shkruan Fabrizio Romano.
01/09/2023 21:50-Zyrtare: Valon Berisha dhe Reims ndajnë rrugët
Mesfushori Valon Berisha i ka ndarë rrugët me klubin francez Remis me marrëveshje të dy anshme.
Ka qenë klubi që ka njoftuar largimin e mesfushorit të Kosovës pas tri vitesh qëndrim në këtë klub.
01/09/2023 21:42-Schmeichel largohet nga Nice
Portieri danez Kasper Schmeichel është larguar nga Nice me marrëveshje të dy anshme.
01/09/2023 21:39-Juan Mata drejt Japonisë
Mesfushori spanjoll së shpejti do të arrijë marrëveshje me Vissel Kobe, ish-klubin e Andres Iniestas, raporton Fabrizio Romano.
Mata së fundmi ishte pjesë e Galatasaray.
01/09/2023 21:36-Tottenhami pyet Chelsean për Chalobahin
Tottenhami ka shprehur interesim në orët e fundit të afatit kalimtar për mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah.
Marrëveshja është e vështirë për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave dhe formula e huazimit.
Edhe Nottingham Foresti e kërkon transferimin, por nuk e ka miratimin e lojtarit.
01/09/2023 21:36-Boubakary Soumare te Sevilla
Mesfushori mbrojtës kalon si huazim nga Leicester City, raporton Fabrizio Romano.
01/09/2023 21:32-Hojbjerg do të qëndrojë te Tottenham, klubi nuk ka gjasa të nënshkruajë me Gallagher ose Kelly
Pierre-Emile Hojbjerg tani pritet të qëndrojë në Tottenham dhe për një kohë.
Tottenham tentoi për Conor Gallagher dhe Lloyd Kelly , por marrëveshjet janë shumë të pamundura.
Kontrollet mjekësore për Brennan Johnson po vazhdojnë. Ai do të kalojë te Spurts për shumën e 55 milionë eurove nga Nottingham Forest.
01/09/2023 21:30-Mbyllet afati në Serie A – të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë
Afati kalimtar në Serie A ka mbaruar në ora 20:00 ku ka pasur shumë transferime interesante, me Milanin dhe Interin që ishte shumë aktiv, ndërsa Juventusi shumë i heshtur.
Klubet italianë punuan deri në momentet e fundit për të afruar lojtarët që iu nevojiteshin.
Mëso të gjitha transferimet në Serie A...
01/09/2023 21:20-Edhe Joao Cancelo ka kompletuar kalimin te Barcelona, pas Felixit
Joao Cancelo e ka kompletuar transferimin te Barcelona, raporton Fabrizio Romano.
01/09/2023 21:09-Arrihet marrëveshja mes PSG-së dhe Frankfurtit për Kolo Muanin
Pasi u raportua se Eintracht Frankfurti e ka bllokuar kalimin e Randal Kolo Muanin te Paris Saint-Germain, tani ka ndryshuar situata.
01/09/2023 20:42-E kryer, Joao Felix te Barcelona
Joao Felix në Barcelonë, është e kryer. Marrëveshja verbale e arritur me Atletico Madridin për marrëveshjen e huazimit, por që nuk ka klauzolë për ta blerë lojtarin
Barça duke pritur të nënshkruajë dokumentet dhe më pas të zyrtarizohet.
Më 18 korrik, Felix i kishte thënë Fabrizio Romanos: “Dua të bashkohem me Barçën, është ëndrra ime”.
01/09/2023 20:40-Zyrtare: Lozano kthehet te PSV
Hirving Lozano ka nënshkruar me PSV Eindhoven nga Napoli.
Meksikani kishte kaluar nga PSV te Napoli në vitin 2019.
01/09/2023 20:38-Zyrtare: Davy Klaassen, lojtar i Interit
Interi ka njoftuar ardhjen e Davy Klaassen nga Ajax, me holandezin që ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi.
30-vjeçari u lejua të largohej nga Ajax falas, pasi kontrata e tij do të skadonte deri në fund të sezonit aktual.
01/09/2023 20:05-Mbyllet afati kalimtar në Serie A
Në ora 20:00 është mbyllur afati kalimtar në Serie A, ku klubet më nuk do të mund të nënshkruajnë me lojtarë nga klubet, vetëm me ata që janë pa klube.
Klubet mund të shesin përderisa afati kalimtar në vendet e tjera është ende i hapur.
Më vonë do t’ju njoftojmë me disa nga transferimet që ndodhën në minutat e fundit.
01/09/2023 19:29-Zyrtare: Arijon Ibrahimovic kalon nga Bayner Munich te Frosinone në Serie A
Arijon Ibrahimovic është larguar nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në Serie A te Frosinone.
17 vjeçari edhe pse i ri në moshë ka vendosur për një aventurë të re, ku sot është zyrtarizuar nga Frosinone.
01/09/2023 19:24-Mendes në ambientet e Barcelonës: Po kompletohen kalimet e Cancelos dhe Felixit
Jorge Mendes është në ambientet e Barcelonës për të mbyllur marrëveshjen për Joao Felix dhe Joao Cancelo.
01/09/2023 19:21-Zyrtare: Nico Dominguez te Nottingham Forest
Nottingham po vazhdon me transferime, ku ka zyrtarizuar edhe mesfushorin argjentinas Nico Dominguez nga Bologna.
Anglezët paguan 15 milionë euro për argjentinasin.
01/09/2023 19:16-PSG nuk dorëzohet për Kolo Munain
Pavarësisht negociatave të komplikuara për Kolo Muanin, parisienët nuk po dorëzohen dhe do të shtojnë ofertën për sulmuesin.
Hugo Ektitike nuk po pranon të largohet drejt Gjermanisë.
01/09/2023 19:15-Odriozola do të rikthehet te Real Sociedad
Real Sociedad ka një mbrojtës të ri të djathtë për këtë sezon që do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Alvaro Odriozola do të largohet nga Real Madrid dhe do të kthehet në klubin që konsiderohet shtëpia e tij.
https://twitter.com/TMes_news/status/1697659222178013213
01/09/2023 19:09-Zyrtare: Nottingam Forest kompleton transferimin e Hudson-Odoit
Nottingham Forest k kompletuar transferimin e anësori Callum Hudson-Odoi nga Chelsea për 10 milionë euro.
Lojtari anglez do të nënshkruajë kontratë për tri vite.
01/09/2023 19:07-Mbyllet afati kalimtar në Bundesligë: Të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë
Klubet nga Bundesliga ka qenë aktive në këtë afat kalimtar, ku kanë ofruar lojtarët që kishin nevojë për organikat e tyre.
Emra si Harry Kane, Granit Xhaka, Min-jae Kim dhe Xavi Simons janë emrat e njohur që zbarkuan në Gjermani këtë verë.
Kliko këtu për të parë të gjitha transferimet në Bundesligë...
01/09/2023 18:53-Rrëmuja që ka shkaktuar Porto për Taremin dhe oferta e Milanit – agjenti i lojtarit zbulon prapaskenat
Ka një konfuzion në rritje për atë që shkoi keq në përpjekjen e Milanit për të nënshkruar me Mehdi Taremin nga Porto.
01/09/2023 18:39-Gravenberch do të kalojë te Liverpooli, pavarësisht se Bayernit i dështoi transferimi i Palhinhas
Kalimi i Ryan Gravenberch te Liverpool do të realziohet pavarësisht se kalimi i Joao Palhinha te Bayern nuk ndodh.
Bavarezët nuk ia arritën në kohë të transferonin lojtarin nga Fulhami, raporton Fabrizio Romano.
01/09/2023 18:37-Joao Felix ka arritur në Barcelonë
Joao Felix ka arritur në Barcelonë për të kompletuar kalimin nga Atletico Madridi.
Portugezi kalon te skuadra katalunase në formë huazimi, ndërsa këta të fundit kanë opsionin për ta blerë në fund të sezonit.
Po ashtu, Barcelona do të mbulojë pagën e plotë të Felix.
01/09/2023 18:36-Ekitike ka bllokuar kalimin e Kolo Muanit te PSG
Hierarkia e PSG-së është e zemëruar me Hugo Ekitike dhe përfaqësuesit e tij për bllokimin e ardhjes së Randal Kolo Muanit.
Lojtari nuk ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin, duke bllokuar kështu kalimin e sulmuesi francez.
01/09/2023 18:34-Origi afër kalimit te Nottinghami
Divock Origi është afër nënshkrimit për Nottingham Forest.
Sulmuesi belg ka dhënë dritën e gjelbër për transferim te skuadra që luan në Ligën Premier në formë huazimi.
01/09/2023 18:33-Zyrtare: Evans nënshkruan kontratë njëvjeçare me Man United
Jonny Evans ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Manchester United.
01/09/2023 18:13-Al Ittihad po përgatitet ta thyejë rekordin botëror për transferimin e Salah
Al Ittihad po përgatitet që të thyejë rekordin botëror të transferimeve për Mohamed Salah pasi panë një ofertë prej 170 milionë eurosh të refuzuar nga Liverpool, raporton 90min.
01/09/2023 17:44-Pochettino e thotë hapur se transferimi më i fundit i Chelseat nuk ishte zgjedhje e tij
Mauricio Pochettino pranon se nënshkrimi i Cole Palmer ishte një vendim i marrë nga drejtorët sportivë të Chelseat dhe jo nga ai.
01/09/2023 17:36-Zyrtare: Sunderlandi transferon sulmuesin e Chelseat
Sunderland ka nënshkruar me Mason Burstow nga Chelsea në formë huazim për një sezon.
01/09/2023 17:26-Kalimi i Kolo Muanit te PSG aktualisht është i anuluar
Kalimi i Radal Kolo Muanit te Paris Saint-Germain aktualisht është anuluar siç qëndrojnë gjërat.
01/09/2023 17:25-Zyrtare: Reguilon kalon te Man United
Manchester United ka bërë të ditur zyrtarisht se kanë transferuar Sergio Reguilonin.
Përmes një njoftimi nga Djajtë e Kuq, lojtari është në formë huazimi nga Tottenham Hotspur.
01/09/2023 17:01-Tottenhami bën ofertë për Gallagher
Tottenhami e ka bërë ofertën e parë në drejtim të Chelseat për Conor Gallagher.
sipas asaj që raporton gazetari i Evening Standard, Nizaar Kinsella - oferta e Spurs për anglezin është mbi 45 milionë euro.
01/09/2023 16:54-Joao Felix niset drejt Barcelonës për ta kompletuar transferimin
Joao Felix është nisur drejt Barcelonës për të kompletuar transferimin e tij nga Atletico Madridi.
01/09/2023 16:32-Chalobah dëshiron të transferohet te Bayern Munich
Trevoh Chalobah ka pranuar të transferohet te Bayern Munichu dhe po pret vetëm përgjigjen nga Chelsea.
Duket si një kalim në minutën e fundit te Bavarezët, duke ditur se afati kalimtar në Gjermani mbyllet në ora 18:00.
01/09/2023 16:29-Atletico Madrid përgatit ofertë për Hojbjerg
Atletico Madrid është vendosur të bëjë një ofertë huazimi për mesfushorin e Tottenham, Pierre-Emile Hojbjerg, me një detyrim për të blerë, sipas Sami Mokbel të Daily Mail.
Lojtari ka pranuar kushtet me klubin spanjoll, ndërsa mbetet marrëveshja mes dy klubeve tani.
01/09/2023 16:27-Chelsea pranon ta shesë Maatsen te Burnley
Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje për të shitur Ian Maatsen te Burnley.
Do të jetë fillimisht një huazim me detyrim për ta blerë lojtarin në vlerën e 36 milionë eurove pluse bonuset, me vlerën që mund të rritet në 40 milionë.
01/09/2023 16:21-Ofertë astronomike nga Al Itthad për Salah – egjiptiani është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit
Mohamed Salah është larguar nga qendra stërvitore e Liverpoolit, raporton Sky Sport News.
01/09/2023 16:10-Barcelona në alarm për Cancelon, një tjetër gjigant futet në garë për portugezin
Barcelona është alarmuar nga një klub i madh që luan në Ligën e Kampionëve, pasi është duke u përpjekur të nënshkruajë me shënjestrën e tyre – Joao Cancelo.
01/09/2023 15:54-Tottenham afër transferimit të Johnson
Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Nottingham Forest për Brennan Johnson.
Transferimi i sulmuesit thuhet se do t’i kushtojë Spurs rreth 50 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Lojtari është në rrugë për t’i kryer testet mjekësore në terrenin stërvitor të Spurs.
01/09/2023 15:37-Zyrtare: Duvan Zapata, lojtar i ri i Torinos
Torino ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Duvan Zapata nga Atalanta.
Sulmuesi vjen si huazim me obligim blerje për shtatë milionë euro.
01/09/2023 15:31-Zyrtare: Castillejo nënshkruan me Sassuolon
Sassuolo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Samu Castillejo.
Mesfushori anësor spanjoll vjen si huazim me të drejt blerje nga Valencia.
01/09/2023 15:20-Arsenali nuk do të bëjë më transferime
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se nuk do të ketë ardhje të reja në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Këto konfirmime Arteta i dha në konferencën e sotme për shtyp.
01/09/2023 14:57-Detajet e transferimit të Amrabat te Man Utd
Sofyan Amrabat cilësohet si lojtar i ri i Manchester Unitedit pas arritjes së marrëveshjes me Fiorentinën dhe përfundimit të testeve mjekësore.
Sipas Fabrizio Romanos, kjo është një marrëveshje huazimi prej 10 milionë eurosh plus klauzolë të blerjes për qershor 2024 me vlerë 20 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera bonuse.
01/09/2023 14:51-E kryer, Joao Felix te Barcelona
Transferimi i Joao Felix nga Atletico Madrid te Barcelona po cilësohet i mbyllur me sukses.
Sipas mediave katalunase, zyrtarizimi është çështje orësh.
01/09/2023 14:50-Ten Hag konfirmon transferimin e Reguilon
Trajneri Erik ten Hag konfirmon marrëveshjen e Manchester Unitedit me mbrojtësin Sergio Reguilon.
“Po, ai është këtu duke u stërvitur me ne”, ka thënë trajneri i Unitedit.
01/09/2023 13:52-Fanella e Cancelos në shitje te dyqani i Barcelonës
Fanella e Joao Cancelos thuhet se është e disponueshme për blerje në dyqanin zyrtar të Barcelonës.
Transferimi i tij nga Manchester City thuhet se është vetëm çështje kohësh.
01/09/2023 13:50-Liverpooli refuzon ofertën saudite për Salah
Liverpool ka refuzuar një ofertë verbale nga skuadra saudite Al-Ittihad për Mohamed Salah.
Oferta e Al-Ittihad ishte me vlerë më shumë rreth 150 milionë euro së bashku me bonuse.
01/09/2023 13:44-Palhinha arrin për teste mjekësore te Bayern Munichu
Bayern Munichu është afër të kompletojë transferimin e mesfushorit Palhinha nga Fulhami.
Porguezi ka arritur tashmë në Mynih për t'i kryer testet mjekësore.
Transferimi i tij pritet të kushtojë Bayernit rreht 67 milionë euro.
01/09/2023 13:18-Telenovela Ambrabat drejt përfundimit
Sipas Gazzetta.it, Sofyan Amrabat aktualisht është duke i kryer testet mjekësore ne Itali për Manchester Unitedin. Fiorentina ka pranuar ofertën e Djajve të Kuq.
01/09/2023 13:14-Arrihet marrëveshja për Kolo Muanin
PSG dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshje për transferimin e Randal Kolo Muani. Sipas RMCsport, shifrat e këtij transferimi janë 75 milionë euro - plus 15 milionë euro në formë të bonuseve.
01/09/2023 13:03-Zyrtare: Aston Villa nënshkruan me Lengle
Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Clement Lenglet nga Barcelona.
Qendërmbrojtës francezi vjen si huazim për një sezon.
01/09/2023 12:58-Barcelona ka marrë një ofertë tronditëse për Lewandowskin
Barcelona pritet të jetë shumë e ngarkuar gjatë ditës së fundit të afatit kalimtar të verës. Ata shpresojnë të finalizojnë marrëveshjet për Joao Cancelo dhe Joao Felix, ndërsa lojtarët ekzistues gjithashtu mund të lëvizin përpara.
Ez Abde, Ansu Fati dhe Clement Lenglet duken të gjithë afër largimit nga Barcelona dhe ka mundësi që atyre t'i bashkohet edhe Robert Lewandowski.
01/09/2023 12:46-Ajaxi nënshkruan me Mannsverk
Sivert Mannsverk ka nënshkruar për Ajaxin nga Molde një kontratë deri në vitin 2028.
Tarifa e transferimit mund të arrijë deri në 8.5 milionë euro.
01/09/2023 12:28-Coutinho afër një transferimi befasues
Revista prestigjioze franceze L'Equipe, si dhe eksperti Fabrizio Romano, shkruajnë se futbollisti brazilian i Aston Villas, Philippe Coutinho është afër largimit për në Al Duhail të Katarit.
Jo shumë kohë më parë, Coutinho konsiderohej lojtari më i mirë në Ligën Premier kur mbante fanellën e Liverpoolit, por që nga largimi nga Anfield, karriera e tij ka filluar të bjerë në mënyrë të shpejtë.
Në një transferim prej 135 milionë eurosh, ai u bë anëtar i ri i Barcelonës, ku dështoi plotësisht në Camp Nou.
01/09/2023 12:16-Maguire dhe McTominay mbesin te Man Utd
Sipas mediumit ESPN, dyshja Harry Maguire dhe Scott McTominay do të mbesin te Manchester Unitedi.
Lojtarët ishin të përfolur për një largim, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.
01/09/2023 11:46-Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshje për Joao Felix
Sipas gazetës Marca ka marrëveshje totale Barcelonës dhe Atlético Madrid për transferimin e Joao Felix.
Ylli portugez pritet të kalojë si huazim i thjeshtë në Camp Nou.
01/09/2023 11:42-Zyrtare: Man City nënshkruan me Nunes
Manchester City ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar mesfushorin portugez, Matheus Nunes nga Wolverhampton Wanderers.
Qytetarët kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Pas transferimeve të Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, City ka konfirmuar edhe një transferim të madh.
01/09/2023 11:34-Zyrtare: Reinier kalon te Frosinone
Frosinone ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për futbollistit Reinier Jesus Carvalho.
Mesfushori brazilian vjen si huazim te Frosinone dhe do të veshë fanellën e italianëve deri më 30 qershor 2024.
01/09/2023 11:18-Zyrtare: Leonardo Bonucci, lojtar i ri i Union Berlin
Klubi gjerman, Union Berlin ka njoftuar zyrtarisht se ka transferuar mbrojtësin Leonardo Bonucci nga Juventusi.
Befasia e sezonit të fundit në Bundesliga, Union Berlin ka vazhduar me befasi edhe në afatin kalimtar.
Pasi kanë transferuar Robin Gosens nga Interi, sot (e premte) kanë kompletuar edhe një transferim tjetër të madh nga Serie A.
01/09/2023 11:06-Nuno Tavares kalon te Nottingham Forest
Nottingham Forest ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të majtë, Nuno Tavares.
Tavares arrin te Nottinghami si huazim njëvjeçar.
01/09/2023 10:47-Zyrtare: Chelsea nënshkruan me talentin Cole Palmer
Chelsea ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të talentuar, Cole Palmer nga Manchester City.
Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, duke blerë njërin nga talentët më të mëdhenj anglez.
Ekipi nga Stamford Brige ka nënshkruar me talentin Cole Palmer nga City, në një transferim që thuhet se ka kushtuar rreth 50 milionë euro.
01/09/2023 10:35-Ekskluzive: Korenica transferohet në Turqi, detajet e transferimit dhe paratë që do të fitojë Ballkani
Meriton Korenica ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Ballkanin ndaj Bate Borisov (1-0), duke i ndihmuar skuadrës kosovare të shkoj në grupe për herë të dytë radhazi.
Mesfushori nga Rahoveci ka qenë pjesë e Ballkanit në tre vitet e fundit ku padyshim ishte ndër lojtarët kryesorë të ekipit nga Suhareka.
Por, ai karrierën do ta vazhdojë në skuadrën turke Manisa Football Club ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.
01/09/2023 10:27-Pesë transferime në Serie A që pritet të konfirmohen në ditën e fundit të afatit kalimtar
Është dita e fundit e afatit kalimtar të verës dhe mediat italiane kanë publikuar pesë marrëveshje më interesante që do të përfundojnë sot (e premte).
Afati i transferimeve verore në Itali mbyllet në orën 19:00 dhe disa klube pritet të bëjnë nënshkrime të reja në orët e fundit të negociatave.
01/09/2023 10:18-Zyrtare: Man Utd nënshkruan me portierin Altay Bayindir
Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Altay Bayindir nga Fenerbahce.
Transferimi i turkut i ka kushtuar Unitedin rreth 7 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë për katër vite.
01/09/2023 10:12-Benfica afër Bernat
Benfica është afër marrëveshjes për të nënshkruar me Juan Bernat.
Marrëveshja e huazimit njëvjeçare me Paris Saint-Germain do të finalizohet më vonë.
01/09/2023 10:01-Palhinha te Bayern Munich
Joao Palhinhas i është dhënë leja të fluturojë për në Mynih këtë mëngjes.
Ende nuk ka dritë jeshile për testet mjekësore, pas disa detaje ende duhet të finalizohen.
01/09/2023 09:50-Fulhami me ofertë për Hojbjerg
Fulhami ka bërë një për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Pierre-Emile Hojbjerg.
Sipas mediumit Football Insider, londinezët kanë ofruar 30 milionë funte për danezin.
01/09/2023 09:47-Drejtuesit e Al-Ittihad pritet të dorëzojnë ofertën për Salah
Klubi i Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad nuk po heq dorë nga njëri prej yjeve më të mëdhenj të Ligës Premier, Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit shihet si xhevahiri i radhës i madh për t’u transferuar në Superligën e Arabisë Saudite.
01/09/2023 09:39-Davy Klaassen te Interi
Davy Klaassen thuhet se është tashmë në Milano për ekzaminime mjekësore për të përfunduar lëvizjen e përhershme nga Ajaxi te Interi.
Kontrata e holandezit është e vlefshme deri në qershor 2025, ndërsa marrëveshja midis klubeve do të nënshkruhet më vonë sot.
01/09/2023 09:07-Gravenberch zbarkon sot në Liverpool
Ryan Gravenberch do të zbarkojë në Liverpool në orët e ardhshme për të finalizuar transferimin nga Bayern Munich.
Ai do t'i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore, përpara se të nënshkruajë kontratën e tij 5-vjeçare.
01/09/2023 08:51-Barcelona i dërgon një ofertë zyrtare Man Cityt përpara nënshkrimit të Cancelos
Barcelona ende nuk ka bërë një përforcim në skuadrën e saj që nga ardhja e Oriol Romeu në fillim të korrikut, por me afatin e transferimeve më pak se 24 orë larg nga mbyllja, tani ose kurrë duhet të ndodh transferimi te Blaugranët.
Lajmet e fundit nga Katalunia thonë se Barcelona më në fund ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo, me të cilin ata kanë qenë prej kohësh të lidhur.
01/09/2023 08:45-Lazio tenton transferimin e Greenwood
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Lazio po përpiqet të nënshkruajë me Mason Greenwood nga Manchester United.
Lojtari është i hapur ndaj idesë për t'iu bashkuar klubit italian, por transferimi ka nevojë fillimisht për miratimin e Maurizio Sarri.
01/09/2023 08:36-Zyrtare: Nat Phillips kalon te Celtic
Gjiganti skocez, Celtic Glasgow ka nënshkruar me Nat Phillips nga Liverpooli.
Qendërmbrojtësi kalon te klubi skocez në një marrëveshje huazimi një marrëveshje.
01/09/2023 08:31-Butragueno zbulon nëse do të ketë ndonjë nënshkrim në ditën e fundit të transferimeve
Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Real Madridit, Emilio Butragueno ka folur rreth transferimeve të mundshme të klubit mbretëror në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Real Madridi ishte relativisht aktiv në këtë afat kalimtar duke kryer pesë transferime: Jude Bellingham, Arda Guler, Joselu, Fran Garcia dhe Kepa Arrizabalaga.
Të mërkurën, pati një zë që thuhej se Real Madrid do të nënshkruante me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.
01/09/2023 00:01-Reguilon dhe Bayindir të premten zyrtarizohen te Man Utd
Sergio Reguilon ka përfunduar testet mjekësore te Manchester United përpara kalimit të tij si huazim nga Tottenham.
Një njoftim zyrtar për huazimin e tij gjatë sezonit pritet të premten.
Manchester United ka një marrëveshje të plotë edhe me Fenerbahcen për e portierin Altay Bayindir.
Marrëveshja është me vlerë 5 milionë euro dhe një njoftim zyrtar do të bëhet po ashtu të premten.
31/08/2023 23:08-Zyrtare: PSG nënshkruan me talentin e madh Bradley Barcola
Paris Saint Germain ka fituar garën për supertalentin francez Bradley Barcola duke e transferuar atë nga Lyoni.
Sulmuesi i talentuar francez u kërkua nga Chelsea, Man City e Barcelona, por në fund ishte PSG që ka fituar garën për të.
Parisienët kanë shpenzuar 42 milionë euro për transferimin e anësorit të talentuar në Parc de Princes. Lajmi i plotë
31/08/2023 22:57-Dështon përfundimisht transferimi i Taremit te Milani
Milan dhe Porto nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mehdit Taremit në San Siro.
Sulmuesi iranian do të mbetet te Porto pasi marrëveshjet mes dy klubeve janë prishur.
31/08/2023 22:56-Zbulohen klubet që ka refuzuar Sofyan Amrabat
Sofyan Amrabat ka refuzuar edhe Fulhamn.
Mesfushori maroken ka refuzuar gjithashtu West Hamin, Nottingham Forestin dhe Al Ahlin.
Dëshira e lojtarit është të transferohet te Manchester United.
31/08/2023 22:09-Monaco refuzon Interin dhe Manchester Unitedin për Fofanan
Monaco ka refuzuar dy oferta ditën e sotme për mesfushorin Youssouf Fofana.
Fillimisht Inter e kërkoi atë në huazim me mundësi blerje, pastaj edhe Manchester United me të njëjtat kushte.
Megjithatë Monaco ka refuzuar dy klubet pasi nuk duan ta lënë të largohet në huazim Fofanan.
31/08/2023 22:02-Dortmund zyrtarizon sulmuesin Niclas Fullkrug
Borussia Dortmund ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar dhe ai është Niclas Fullkrung.
Verdhezinjtë kanë paguar 13 milionë euro për transferimin e 30-vjeçarit nga Werder Bremen.
31/08/2023 21:32-Zyrtare: Bersant Celina huazohet te skuadra suedeze AIK
Bersant Celina është bërë me klub të ri dhe karrierën do ta vazhdoj në Suedi.
Mesfushori kosovar është huazuar nga skuadra franceze Dijon në atë suedeze AIK.
26-vjeçari nuk dëshironte të mbetej te Dijon dhe qëllimi ishte të gjente një skuadër ku do të luaj rregullisht dhe të jetë i rëndësishëm. Lajmi i plotë
31/08/2023 21:15-Zyrtare: Dean Henderson bashkohet me Crystal Palace
Portieri anglez Dean Henderson është larguar nga Manchester United dhe ka nënshkruar me Crystal Palacen.
Skuadra londineze ka paguar 23 milionë euro, teksa portieri anglez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
31/08/2023 21:13-Tiemou Bakayoko rikthehet në Ligue 1
Mesfushori francez është rikthyer sërish në Ligue 1 pas largimit nga Chelsea.
Chelsea ia shkëputi kontratën, derisa Bakayoko ka nënshkruar për skuadrën franceze Lorient.
31/08/2023 21:10-Zyrtare: Crysencio Summerville transferohet te Burnley
Crysencio Summerville i bashkohet Burnleyt nga Leeds United për 20 milionë funte.
31/08/2023 21:00-Matteo Guendouzi kompleton transferimin te Lazio
Mesfushori francez ka kompletuar transferimin te Lazio.
31/08/2023 20:21-E kryer, Liverpooli arrin marrëveshje me Bayern Munichun për mesfushorin Ryan Gravenberch
Liverpool ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin Ryan Gravenberch nga Bayern Munich.
Reds do të paguajnë 40 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, raporton gazetari Fabrizio Romano.
31/08/2023 19:59-Ansu Fati zbarkon në Brighton për të diskutuar për marrëveshjen e huazimit
Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati është tani në Brighton duke diskutuar për marrëveshjen e huazimit me trajnerin Roberto de Zerbi.
Sipas mediave, Brighton nuk ka asnjë mundësi për ta blerë në marrëveshjen mes klubeve.
Sevilla dhe Tottenham ishtin gjithashtu të interesuar për të marrë Fatin në huazim për një sezon nga Barcelona.
31/08/2023 19:51-Zyrtare: Llapi nënshkruan me rumunin Cezar Verdes
Llapi ka njoftuar se mesfushori rumun, Cezar Verdes ka nënshkruar kontratë njëvjeçari me klubin.
31/08/2023 18:22-Zyrtare: Fisnik Asllani kalon në huazim nga Hoffenhaim te Austria e Vjenës
Austria e Vjenës ka huazuar sulmuesin kosovar Fisnik Asllani nga TSG Hoffenheim.
Të dy klubet kanë rënë dakord që 21-vjeçari të qëndrojë në Vjenë deri në fund të sezonit 2023/24.
31/08/2023 17:55-Oferta e Bayern Munich për Palhinhan është refuzuar nga Fulham
Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 55 milionë euro që është refuzuar nga Fulham për Joao Palhinha, shkruan Evening Standard .
Lajmi konfirmohet edhe nga mediat gjermane.
31/08/2023 17:51-Zyrtare: Mbrojtësi i Liverpool, Phillips i bashkohet Celticut
Celtic ka nënshkruar me Nat Phillips në huazim nga Liverpool deri në janar.
26-vjeçari po i bashkohet kampionëve skocezë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës pas dëmtimit të qendërmbrojtësve.
Celtic do të jetë pa Cameron Carter-Vickers dhe Maik Naërocki për dy muaj, ndërsa Stephen Ëelsh dhe Yuki Kobayashi janë gjithashtu të lënduar.
31/08/2023 16:57-Zyrtare: Amin Sarr te Wolfsburgu
Wolfsburg ka njoftuar arritjen e marrëveshjes Amin Sarr si huazim nga Lyon me të drejtë blerje për 15 milionë euro.
Lojtari do të shitet nëse Wolfsburg arrin në Ligën e Kampionëve për sezonin 24/25.
31/08/2023 16:54-PSG me ofertë të re për Kolo Muanin
PSG ka ofruar 80 milionë euro për Kolo Muanin te Eintracht Frankfurt.
Mësohet se 70 milionë euro janë të garantuara dhe 10 milionë euro të tjera bonuse. Po ashtu PSG e ka futur në opsion edhe sulmuesin Ekitike që e vlerëson 25 milionë euro.
31/08/2023 16:51-Bayern ka arritur marrëveshje verbale me Palhinhan
Bayern Munich tashmë ka marrëveshje me Palhinhan, i cili është gati të nënshkruajë deri në vitin 2028.
Bavarezët janë gati të paguajnë 50 deri 60 milionë euro.
31/08/2023 16:00-Greenwood pritet të transferohet në Turqi
Mason Greenwood nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit.
Klubet angleze kanë bërë hetime, por në fund të gjithë u shtynë nga reagimi i mundshëm.
Sipas The Sun, Besiktas është një nga dy klubet turke të interesuara për sulmuesin.
31/08/2023 15:54-Man Utd konsideron transferimin e Reguilon
Manchester United tani është duke konsideruar nënshkrimin e Sergio Reguilon si huazim nga Tottenham Hotspur.
Cucurella është ende një opsion, por paraqitja e tij në Kupën e Ligës mbrëmë e komplikon marrëveshjen.
31/08/2023 15:43-Barcola kryen testet mjekësore te PSG
Bradley Barcola ka përfunduar testet mjekësore dhe ai do të nënshkruajë si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.
Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij do t’i kushtojë PSG-së rreth 45 milionë euro.
31/08/2023 15:28-Tottenham përgatit ofertën për Gallagher
Tottenham Hotspur po përgatit një lëvizje të vonë për të nënshkruar me Conor Gallagher nga Chelsea.
Mesfushori anglez është gjithashtu në radarin e Bayern Munichut.
31/08/2023 15:12-Bllokohet transferimi i Chalobah te Bayerni
Transferimi i mundshëm i Trevoh Chalobah në Bayern është në bllokim.
Klubi gjerman shpreson ta huazojë, ndërsa Chelsea dëshiron ta shesë atë përgjithmonë.
31/08/2023 15:08-Aston Villa me oferta për Coutinhon
Real Betis dhe Besiktas i janë afruar Aston Villas për të nënshkruar me Philippe Coutinhon.
Aston Villa e hapur për ta lënë Coutinhon të largohet sipas kushteve të tyre.
Marrëveshja me klubin anglez nuk do të jetë problem, por varet nga lojtari.
31/08/2023 14:40-Wolves nënshkruan me Enso Gonzalez
Wolverhamtpon ka nënshkruar me Enso Gonzalez nga skuadra paraguaiane Libertad për rreth gjashtë milionë euro.
Klubi anglez ka nënshkruar me lojtarin një kontratë pesëvjeçare.
31/08/2023 14:23-Burnley me ofertë për Dier
Burnley ka pasur një ofertë huazimi për mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Eric Dier.
Megjithatë, Tottenham ka refuzuar këtë ofertë, pasi dëshiron vetëm shitjen e plotë.
31/08/2023 14:17-Ansu Fati udhëton drejt Brighton
Ansu Fati është në rrugë për të kompletuar kalimin nga Barcelona te Brighton.
Sulmuesi spanjoll do t'i kryej testet mjekësore para huazimit njëvjeçar.
31/08/2023 13:41-Bonucci afër Union Berlinit
Leonardo Bonucci pritet të kalojë përfundimisht te Union Berlin, pasi arriti marrëveshje me gjermanët, pasi prishi kontratën me Juventusin.
Qendërmbrojtësi italian do të udhëtojë në Berlin më vonë sot nëse gjithçka shkon sipas planit.
Kontrata deri në qershor 2024 me opsion për një sezon tjetër.
31/08/2023 12:18-Zyrtare: Romelu Lukaku, lojtar i ri i Romës
Klubi italian, Roma ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea.
Lukaku do të vazhdojë karrierën në Serie A, por kësaj radhe jo te Interi, por te Roma.
Roma ka shfrytëzuar rastin të marrë shërbimet e belgut, pasi Interi u tërhoq nga gara për transferimin e tij, kur kuptoi se ai kishte biseduar me Juventusin.
31/08/2023 11:59-Detajet e transferimit të Nunes te Man City
Manchester City do të paguajë te Wolves plot 62 milionë euro për Matheus Nunes pa asnjë bonus.
Është arritur marrëveshja zyrtare. Lojtarit i është dhënë leja për t'iu nënshtruar testeve mjekësore.
31/08/2023 11:51-Lenglet kalon testet mjekësore te Aston Villa
Clement Lenglet ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Aston Villa.
Barcelona dhe Aston Villa po shkëmbejnë dokumentet para zyrtarizimit të huazimit.
31/08/2023 11:23-Dortmund afër transferimit të Fullkrug
Borussia Dortmund thuhet se është në prag të nënshkrimit të Niclas Fullkrug nga Werder Bremen.
“Milionerët” kanë gati një marrëveshje trevjeçare për sulmuesin gjerman.
31/08/2023 11:03-Crystal Palace nënshkruan me portierin Dean Henderson
Crystal Palace ka nënshkruar me Dean Henderson nga Manchester Unitd për 20 milionë funte.
Portieri ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare dhe konfirmimi zyrtar pritet të vijë së shpejti.
31/08/2023 10:39-Nunes arrin për teste mjekësore te Man City
Sipas Fabrizio Romanos, Matheus Nunes ndodhet në Mançester për t'iu nënshtruar testeve mjekësore te Manchester City.
City dhe Wolves janë duke shkëmbyer kontratat dhe dokumentet këtë mëngjes për të nënshkruar dhe vulosur marrëveshjen.
31/08/2023 10:33-Chelsea i mbyll transferimet me Cole Palmer
Cole Palmer pritet të jetë nënshkrimi i fundit i Chelseat në afatin kalimtar të verës.
Transferimi i talentit nga Manchester City i ka kushtuar rreth 50 milionë euro Bluve.
31/08/2023 10:25-Bayern Munich ka gati ofertën për Palhinha
Sipas gazetës Bild, Bayern Munich është gati të ofrojë 60 milionë euro plus bonuse për Joao Palhinha.
Fulhami pret të paktën 80 milionë euro për mesfushorin portugez.
31/08/2023 10:10-Eric Garica kërkohet nga klubet italiane
Sipas Onda Cero, Roma dhe Fiorentina kanë hyrë në garë për të nënshkruar me Eric Garcian, i cili dëshiron të largohet nga Barcelona.
Girona është gjithashtu në kërkim të mbrojtësit të Barcelonës.
31/08/2023 09:55-Man Utd afër transferimit të Cucurellas
Manchester United është në prag të përfundimit të një lëvizjeje për të nënshkruar me Marc Cucurella.
Marrëveshja është shumë, shumë e avancuar mes Unitedit dhe Chelseat.
31/08/2023 09:49-Eden Hazard merr një ofertë befasuese
Legjenda e Chelseat, Eden Hazard thuhet se ka marrë një ofertë për të luajtur në kampionatin elitar në Skoci.
Hazard u largua nga Real Madridi kur i skadoi kontrata, pasi ishte rrënuar nga lëndimet gjatë gjithë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll.
Lojtari me tipare sulmuese pritet të tërhiqet nga futbolli në javët e ardhshme, nëse nuk gjen një klub që i pëlqen.
31/08/2023 09:02-Bayern Munich e njofton Liverpoolin me cmimin e Gravenberch
Bayern Munich po kërkon rreth 30 milionë euro nga Liverpooli për Ryan Gravenberch.
Lojtari e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet tani dhe i mbetet klubit anglez të paguajë shifrën e kërkuar.
31/08/2023 08:52-Barcelona pritet t’i finalizojë sot dy transferimet e mëdha
Barcelona pritet t’i mbyll me sukses transferimet e Joao Felix dhe Joao Cancelo gjatë ditës së sotme.
Klubi katalunas ka qenë shumë i angazhuar në këtë afat kalimtar, duke transferuar emra të rinj, por edhe duke larguar lojtarë të parëndësishëm.
Shumë ndryshime kanë ardhur edhe për faktin e problemeve financiare dhe disa nga transferimet e reja mezi kanë arritur të regjistrohen në La Liga.
31/08/2023 08:41-Gerrard e do Wijnaldumin te Al-Ettifaq
Al-Ettifaq i Steven Gerrard është në bisedime me Georginio Wijnaldum për një lëvizje të mundshme.
Paris Saint-Germain dëshiron që ai të largohet, kështu që vendimi tani varet nga lojtari.
31/08/2023 08:31-Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri
Ansu Fati duket pothuajse i sigurt se do të largohet nga Barcelona këtë javë, me 20-vjeçarin që ka pranuar se nuk ka vend në planet e Xavi Hernandez këtë sezon.
Disa klube thuhet se kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Fatit, me skuadra si në Spanjë ashtu edhe në Angli.
Megjithatë, duket se Fati do të shkojë në Brighton and Hove Albion – kundër dëshirës së babait të tij, i cili donte që djali i tij t'i bashkohej Sevillas.
31/08/2023 08:23-Fiorentina nuk do huazim të thjeshtë të Arambat te Man Utd
Sofyan Amrabat është afër të transferohet te Manchester United, pasi ka marrëveshje personale.
Por, sipas Daily Mail, Fiorentina është e gatshme të shqyrtojë vetëm një marrëveshje huazimi, nëse përfshin një detyrim blerje.
31/08/2023 08:15-Felix beson se sot do të transferohet te Barcelona
Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix beson se sot (e enjte) do të jetë lojtar i Barcelonës.
Lojtari dhe klubi katalunas kanë marrëveshje personale, ndërsa po synohet vetëm një marrëveshje mes klubeve.
30/08/2023 23:12-Palhinha objektiv i Bayern Munich, por Fulham kërkon afër 100 milionë euro
Sado e habitshme që mund të duket, Bayern Munich është ende në kërkim të një mesfushori fundor në këtë afat kalimtar.
Pavarësisht se ka lojtarë si Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Konrad Laimer ose Ryan Gravenberch, i lidhur me Liverpoolin në ditën e fundit, Thomas Tuchel dëshiron një tjetër mesfushor.
Pikërisht këtu do të hynte portugezi Joao Palhinha.
30/08/2023 22:29-Dy yje të tjerë të PSG-së drejt Arabisë Saudite, klubi po punon për shitjen e tyre
Marco Verratti dhe Georginio Wijnaldum prite të largohen nga PSG për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
30/08/2023 22:12-PSG fiton garën për talentin Bradley Barcola
PSG ka fituar garën për talentin Bradley Barcola për të cilin do të paguajë 45 milionë euro te Lyon.
Të enjten do të kryhen testet mjekësore. Ishte lojtar i kërkuar nga Luis Camos dhe ia arriti qëllimit
30/08/2023 21:52-Zyrtare: Benjamin Pavard, lojtar i Interit
Interi ka njoftuar transferimin e mbrojtësit francez Benjamin Pavard nga Bayern Munich.
Nerazzurrët e kanë konfirmuar ardhjen e mbrojtësit me një deklaratë zyrtare për media, ku ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në fund të qershorit 2028.
30/08/2023 21:28-E kryer, Milani dhe Porto arrijnë marrëveshje për Mehdi Taremin
Sipas La Gazzetta dello Sport, kalimi i Mehdi Taremit në Milan është praktikisht një punë e kryer, pasi dy klubet kanë rënë dakord për tarifën e transferimit të sulmuesit.
Kuqezinjtë do të nënshkruajnë me Taremin për 15 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.
30/08/2023 21:15-Zyrtare: Mërgim Berisha prezantohet te Hoffenheim
Mërgim Berisha është prezantuar të mërkurën te skuadra e Hoffenheim në Bundesliga.
Ai me skuadrën gjermane ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
30/08/2023 21:07-Xavi me kërkesë të çuditshme për bordin e Barcelonës në lidhje me Cancelon
Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron që Joao Cancelo të jetë i pranishëm në seancën stërvitore të Barcelonës të enjten, më 31 gusht.
Lajmi është dhënë nga gazetari Gerard Romero, që është i afërt me klubin e Barcelonës.
30/08/2023 20:39-Chelsea paguan mbi 45 milionë euro për Cole Palmer
Cole Palmer do të bëhet lojtar i Chelseat para përfundimit të afatit kalimtar, me klubet që kanë arritur marrëveshje për talentin.
Sipas Fabrizio Romano, Blutë kanë rënë dakord me Man Cityn për një marrëveshje prej 46.5 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse.
30/08/2023 20:12-Guendouzi kryen me sukses testet mjekësore te Lazio
Matteo Guendouzi ka kryer me sukses testet mjekësore te Lazio.
Ai pritet ta kompletojë transferimin e tij nga Marseille te Lazio brenda pak orësh. Francezi do të kalojë si huazim me obligim blerje për 13 milionë euro dhe bonuset.
30/08/2023 20:08-Liverpooli në nxitim, po kërkon të nënshkruajë sa më parë me Gravenberch
Liverpool është në bisedime të avancura për të nënshkruar me mesfushorin Ryan Gravenberch nga Bayern Munich, shkuan The Athletic.
Interesi i Reds për holandezin është aktiv prej kohësh, megjithatë situata e re u zhvillua dhe përshpejtua të mërkurën.
30/08/2023 19:47-Lille ka interesim të shtuar për Andi Zeqirin
Andi Zeqirit i kanë mbetur edhe dy ditë për të marrë një vendim se ku do ta vazhdojë karrierën, pasi klubi që zotëron kartonin e tij, Brighton & Hove Albion, nuk llogaritë në shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Por Zeqiri duket i qetë, pasi nuk i mungojnë klubet e interesuara, madje edhe ofertat specifike.
Sulmuesi po kërkon të zgjedhë sfidën e duhur, me OSC Lille që është një nga opsionet kryesore.
30/08/2023 19:33-Zyrtare: Balogun bashkohet me Monacon
Sulmuesi Folarin Balogun i është bashkuar Monacos nga Arsenalime klubin francez që ka konfirmuar ardhjen e lojtarit.
Monaco ra dakord për një marrëveshje prej 40 milionë eurosh për sulmuesin duke përfshirë bonuset.
Detajet e plota të marrëveshjes...
30/08/2023 19:13-Ansu Fati ka zgjedhur skuadrën e re ku do ta vazhdojë karrierën
Ansu Fati ka vendosur të luajë për Tottenham Hotspur këtë sezon, gjë që ia kumtuar edhe Barcelonës.
Gazetari Gabriel Sans i Mundo Deportivo, raporton se e vetmja gjë që ka mbetur tani është që Barcelona dhe Tottenham të bien dakord për marrëveshjen.
30/08/2023 18:51-Zyrtare: Prishtina dhe Leotrim Kryeziu vazhdojnë bashkëpunimin
FC Prishtina dhe sulmuesi Leotrim Kryeziu e kanë vazhduar kontratën deri në vitin 2025.
30/08/2023 17:21-Kenan Yildiz vazhdon me Juventusin deri në vitin 2027
Sulmuesi i ri turk, Kenan Yildiz, ka vazhduar zyrtarisht kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2027.
Ai është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Max Allegrin, i cili e ka angazhuar në ndeshjet e fundit në Serie A.
30/08/2023 17:14-Mërgim Berisha te Hoffenheim për 14 milionë euro, zyrtarizimi çështje orësh
Ditë më parë u raportua në Gjermani se Mërgim Berisha do t'i bashkohet gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane ka kërkuar largimin nga Augsburgu, por nuk do t'i bashkohet verdhezinjve.
Në fakt sot gjatë raportimeve nga 'Sport1' dhe 'Bild', Berisha nuk ka qenë asnjëherë temë te Dortmund.
Hoffenheim është skuadra e re e Berishës edhe pse duhet pritur edhe pakë orë deri te zyrtarizimi. Lajmi i plotë
30/08/2023 16:51-Van de Beek ka dy opsione për ta vazhduar karrierën
Donny van de Beek do të largohet nga Manchester United në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Mesfushori holandez ka dështuar për t'i treguar vlerat në Old Traford dhe largimi është i pashmangshëm.
Dy opsionet e holandezit për ta vazhduar karrierën janë Lorient në Ligue 1 dhe Genoa në Serie A.
30/08/2023 16:49-Zyrtare: Jetmir Topalli transferohet te Manisa
Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.
Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk. Lajmi i plotë
30/08/2023 16:35-Roma po e shet norvegjezin Solakken
Ola Solbakken do të largohet nga Roma pas vetëm gjashtë muajve qëndrim në Olympico.
Sulmuesi norvegjez karrierën do ta vazhdoj te Olympiacos, ku do t'i bashkohet për shumën e gjashtë milionë eurove.
30/08/2023 16:27-Adnan Januzaj po rikthehet në Superligën e Turqisë
Adnan Januzaj rikthehet sërish në Turqi pas aventurës gjashtë mujore që kishte.
Sulmuesi kosovar me pasaportë belge ishte huazuar te Basaksehir nga Sevilla për gjashtë muaj dhe në qershor u rikthye në klubin andaluzian.
Megjithatë ai nuk ishte në planet e Sevillës dhe largimi nga klubi spanjoll ishte i pashmangshëm.
Përkundër interesimit të skuadrës arabe Al Taee, Januzaj do të rikthehet sërish në Superligën e Turqisë. Lajmi i plotë
30/08/2023 16:08-Guendouzi te Lazio, detajet e transferimit
Matteo Guendouzi do t'i nënshtrohet sot (e martë) testeve mjekësore si lojtar i Lazios.
Lazio do të paguajë 1 milionë euro për huazimin e tij nga Marseille, teksa detyrimi i blerjes kushton 12 milionë euro.
Përveç kësaj, Marseille ka mbajtur klauzolë të shitjes prej 10 për qind.
30/08/2023 15:51-Wolves pranon ofertën e Man Cityt për Nunes
Wolverhampton Wanderers thuhet se ka pranuar ofertën e fundit të Manchester Cityt për mesfushorin e tyre, Matheus Nunes.
City ishin të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre këtë vit, pasi duan të përsëritin sukseset e sezonit të kaluar, ku fituan çdo trofe.
Klubi nga Etihad ka transferuar emra si Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, por dëshiron ende emra tjerë.
30/08/2023 15:37-Zyrtare: Saelemaekers kalon te Bologna
Bologna ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Alexis Saelemaekers nga Milani.
Mesfushori anësor belg kalon te Bologna në një marrëveshje huazimi me opsion blerje.
30/08/2023 15:26-Clement Lenglet te Aston Villa
Sipas Fabrizio Romanos, Clement Lenglet do t'i bashkohet Aston Villas në një marrëveshje huazimi nga Barcelona, pa opsion blerje.
Lojtari thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez dhe tani po kompletohen detajet e fundit.
30/08/2023 15:22-Man City refuzon ofertën e Chelseat për Palmer
Sipas The Guardian, Manchester City ka refuzuar ofertën e Chelseat për sulmuesin e talentuar, Cole Palmer.
Sipas The Guardian, oferta e Chelsea për Palmer peshonte 35 milionë funte, ndëra City kërkon 45 milionë funte.
30/08/2023 15:04-Crystal Palce afër nënshkrimit të Iheanachos
Crystal Palace janë në bisedime për të nënshkruar me Kelechi Iheanacho nga Leicester City.
Ata janë gati të paguajnë 10-15 milionë funte, por “Dhelprat” duan 18 milionë funte.
Sulmuesi nigerian është i etur për lëvizje, por bisedimet po ngecin për momentin.
30/08/2023 14:53-Man Utd e do ende Ambrabatin
Manchester United është ende duke punuar për nënshkrimin e Sofyan Amrabat nga Fiorentina.
Ata do të preferonin ta huazonin për shkak të çështjeve të Fair Play Financiarit.
Ryan Gravenberch është gjithashtu në listë, por marokeni është objektivi i tyre kryesor në mesfushë.
30/08/2023 14:31-Ansu Fati kërkon të largohet nga Barcelona
Ansu Fati thuhet se ka kërkuar të largohet nga Barcelona para përfundimit të afatit kalimtar të premten.
Sipas gazetarit Gerard Romero, Ansu është joshur nga ideja për të luajtur në Ligën Premier me Chelsean dhe Tottenhamin që kërkojnë nënshkrimin e tij.
30/08/2023 14:23-Lorient arrin marrëveshje me Man Utd për Van de Beek
Lorient ka arritur një marrëveshje me Manchester United për të nënshkruar me Donny van de Beek si huazim.
Ajo që mungon është marrëveshja e klubit francez me lojtarit holandez.
30/08/2023 13:59-Kolo Muani gjendet në Paris
Sipas RMC Sport, sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani gjendet në kryeqytetasin e Francës.
Sulmuesi francez pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain dhe gjatë ditës mund të ketë të reja rreth një marrëveshje transferimi.
30/08/2023 13:52-Real Madridi afër nënshkrimit të Mbappes pas ofertës befasuese
Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi është afër nënshkrimit të Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.
Mediumi Vozpopuli pretendon se Real Madrid dhe Florentino Perez kanë vendosur të bëjnë një ofertë të vonuar për Mbappe dhe tani janë duke punuar për detajet e marrëveshjes. Ata nuk japin një tarifë për marrëveshjen.
30/08/2023 13:45-Chelsea interesohet për Cole Palmer
Chelsea është me të vërtetë i interesuar për sulmuesin e talentuar Cole Palmer.
Sipas Fabrizio Romanos, Blutë duan të hapin bisedimet për të parë nëse mund të bëhet një marrëveshje me Mancheser Cityn.
30/08/2023 13:38-Al-Shabab arrin marrëveshje personale me Carrascon
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Shabab ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Yannick Carrasco.
Agjenti Pini Zahavi i ka thënë Atletico Madridi se do t'u sjellë atyre një ofertë zyrtare nga klubi saudit para mbylljes së afatit kalimtar.
30/08/2023 12:54-Formacioni i transferimeve më të shtrenjta këtë verë
30/08/2023 12:53-Dortmundi fiton garën për Armel Bella-Kotchap
Borussia Dortmund pritet të zyrtarizojë së shpejti mbrojtësin e talentuar Armel Bella-Kotchap.
Verdhezinjtë kanë fituar garën me Bayern Munichun për mbrojtësin gjerman.
Për 21-vjeçari që ishte vitin e fundit pjesë e Southampton Dortmund do të shpenzojë 20 milionë euro.
30/08/2023 12:40-Juventusi po e kompleton transferimin e Livano Comenencias
Juventusi do të nënshkruajë me talentin holandez Livano Comenencia nga PSV Eindhoven.
Mbrojtësi i lindur në vitin 2004 do t'i bashkohet Zonjës së Vjetër nga PSV për shumën e tre milionë eurove.
30/08/2023 12:26-E ardhmja e Eric Garcias mes Barcelonës dhe Gironës
Eric Garcia mund të largohet nga Barcelona gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.
Girona po insiston për transferimin e tij, por Xavi po insiston ta mbajë atë te Barça.
Gjithsesi Girona pritet të bëj presion dhe po insiston për të nënshkruar me Garcian.
30/08/2023 12:21-Njëri nga gjashtë emrat e mëdhenj mund të jenë nënshkrimi 'sekret' i Chelseat para mbylljes së afatit kalimtar
Klubi anglez, Chelsea thuhet se do të nënshkruajë me një sulmues 'të fshehtë' para fundit të afatit kalimtar verës.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se Blutë e Londrës nuk kanë përfunduar punë me nënshkrimet këtë verë dhe një sulmues anësor është objektiv i tyre.
Mediat tani kanë hedhur një vështrim mbi emrat që së fundmi janë lidhur me një kalim në Stamford Bridge dhe rezultojnë të jenë gjashtë lojtarë.
30/08/2023 12:19-Callum Hudson-Odoi mbetet në Ligën Premier
Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea, por do të mbetet pjesë e elitës së futbollit anglez.
Anësori anglez do t'i bashkohet skaudrës së Nottingham Forest ku kanë mbetur vetëm disa detaje deri te zyrtarizimi.
30/08/2023 12:07-Eintracht Frankfurt nënshkruan me sulmuesin Chaibi
Eintracht Frankfurt ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesi Fares Chaibi nga Toulouse.
Klubi gjerman ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar rreth 10 milionë euro.
30/08/2023 10:29-Salah mund të largohet nga Liverpooli këtë javë
Gazetari Jan Aage Fjortoft ka pohuar se ka 'mundësi' që Mohamed Salah të largohet nga Liverpooli këtë javë mes lidhjeve me një kalim në skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad.
Salah ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Al Ittihad në javët e fundit, me raporte që pretendojnë se klubi saudit po përgatit një ofertë prej rreth 150 milionë euro për nënshkrimin e tij.
30/08/2023 10:22-Tottenham në bisedime me Barçën për Ansu Fatin
Tottenham Hotspur thuhet se është në bisedime me Barcelonën për huazimin e Ansu Fatit deri në qershor të 2024.
Barça dëshiron që Spurs të paguajnë 100 për qind të pagës së tij.
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Chelsea është gjithashtu një opsion për Fatin.
30/08/2023 10:09-Crystal Palace kompleton transferimin e Dean Henderson
Crystal Palace ka kompletuar nënshkrimin e Dean Henderson nga Manchester United.
Shifrat e transferimit janë 15 milionë funte plus pesë milionë funte bonuse.
30/08/2023 10:00-Zyrtare: Georges Mikautadze transferohet te Ajaxi
Ajaxi ka fituar garën për transferimin e sulmuesit gjeorgjian Georges Mikautadze.
Gjiganti holandez ka shpenzuar 16 milionë euro për transferimin e talentit gjeorgjian nga skuadra franceze Metz.
30/08/2023 09:57
Folarin Balogun mund të quhet një futbollist i ri i skuadrës franceze Monaco.
Marrëveshje është arritur mes Monacos dhe Arsenalit derisa amerikani do të transferohet në klubin francez për 40 milionë euro.
30/08/2023 09:39
Tanguy Ndombele po rikthehet në Serie A, po jo te Napoli.
Mesfushori francez është në bisedime të avancuara për tu huazuar te Genoa nga Tottenham.
30/08/2023 09:37-Kolo Muani kërkon publikisht të largohet: Dua të transferohem te PSG
Randal Kolo Muani duket se do të largohet nga Eintracht Frankfurt për tu bashkuar me Paris Saint Germain.
Në fakt parisienët kanë bërë një ofertë prej 70 milionë eurove për sulmuesin, ofertë që është refuzuar nga Eintracht Frankfurt.
Skuadra gjermane kërkon të fitojë rreth 100 milionë euro për francezin, por as PSG dhe as skuadrat tjera të interesuara nuk e kanë bërë një ofertë të tillë.
24-vjeçari ka folur për Sky Sport ku ka kërkuar publikisht largimin nga Frankfurt dhe dëshirën për t'iu bashkuar kampionëve në fuqi të Francës. Lajmi i plotë
30/08/2023 09:31-Jo vetëm Lukakun, Roma po tenton transferimin edhe të Sergio Ramos
Roma ka bërë një goditje të madhe në tregun e transferimeve, duke siguruar shërbimet e Romelu Lukakut.
Skuadra nga kryeqyteti italian përpos sulmuesit belg ka marrë disa lojtarë të mirë me Jose Mourinhon që ka ndërtuar një skuadër konkuruese.
Houssem Aouar, Evan N'Dicka, Renato Sanches, Leandro Paredes, Rasmus Kristensen dhe Sardar Azmoun janë transferimet e tjera të Romës këtë edicion.
Por në minutat e fundit të afatit kalimtar Giallorosët mund të bëjnë një tjetër goditje të madhe, duke nënshkruar me Sergio Ramos. Lajmi i plotë
29/08/2023 23:14-Lukaku ka kompletuar testet mjekësore te Roma – mungon vetëm zyrtarizimi
Romelu Lukaku tani ka përfunduar testet mjekësore me Romën dhe tani duhet vetëm të nënshkruajë kontratën e tij me Giallorossët përpara se të zyrtarizohet lëvizja e tij.
29/08/2023 22:53-Kolo Muani e do largimin nga Frankfurti me deklaratë publike
Randal Kolo Muani: "I kam shumë borxh Eintracht Frankfurtit. I kam marrë në zemër tifozët dhe jam sjellë gjithmonë në një mënyrë shumë profesionale. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për klubin deri në fund".
"Megjithatë, nuk është sekret që PSG bëri një ofertë rekord për mua. Një lëvizje në Paris tani është një mundësi unike për mua. Unë do të doja të transferohem në Paris dhe gjithashtu kam informuar përgjegjësit. Shpresoj dhe uroj që Eintracht të pranojë ofertën e Parisit dhe që kjo lëvizje tani do të bëhet e mundur për mua”.
29/08/2023 22:50-Pavard zbarkon në Itali para kalimit te Interi
Benjamin Pavard ka zbritur në Milano dhe tani është vetëm disa formalitete larg kalimit te Interi në një transferim të përhershëm nga Bayern Munich.
29/08/2023 22:34-Ansu Fati pritet të largohet në orët e ardhshme nga Barcelona
Ansu Fati nuk duket të jetë në planet e Xavi Hernandez për këtë sezon, të paktën si titullar.
29/08/2023 21:20-Vakia e këtij afati kalimtar ka ndodhur në Angli: Lojtari pranoi të transferohej te skuadra angleze nga Leverkuseni, por kur pa qytetin ndërroi mendje
Leeds United i është dhënë një goditje e vonshme në afatin kalimtar pasi objektivi i tyre kryesor Nadiem Amiri i refuzoi në momentin e fundit.
29/08/2023 21:02-Man United arrin marrëveshje në parim me Cucurellan
Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Marc Cucurellan për kushtet personale.
Ata duan të arrijnë marrëveshjen me Chelsean sa më shpejt të jetë e mundur.
29/08/2023 21:01-Liverpooli me ofertë zyrtare për Doucoure
Liverpool ka dërguar një ofertë zyrtare për Cheick Doucoure në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje me të përpara se të bëjë një ofertë zyrtare për Crystal Palace.
The Eagles e kanë njoftuar Liverpoolin se lojtari do t'u bashkohet vetëm nëse paguajnë 80 milionë euro.
29/08/2023 20:59-Batshuayi po rikthehet në Ligën Premier
Michy Batshuayi është në prag të bashkimit me Nottingham Forest nga Fenerbahçe.
Duhet vetëm drita e gjelbër nga klubi turk.
29/08/2023 20:57-“Telenovela Mbappe” po përfundon: Raportohet se francezi në ditët e ardhshme e konfirmon të ardhmen
The Athletic raporton se Kylian Mbappe tashmë është afër të publikojë vendimin e tij rreth të ardhmes.
29/08/2023 19:33-PSG e refuzon ofertën e Al Arabi për Verrattin
Oferta e Al-Arabi për Marco Verrattin nuk mjafton duke pasur parasysh kërkesat e PSG-së.
Negociatat po vazhdojnë. Italiani ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, raporton L'Equipe.
29/08/2023 19:14-Marcos Alonso refuzon marrëveshjen dyvjeçare nga Man United për një arsye
Sipas raportimeve nga Spanja, Marcos Alonso dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk është gati të bëjë një lëvizje huazimi te Manchester United këtë verë.
29/08/2023 19:10-Yildiz po e rinovon kontratën me Juventusin
Juventusi ka rënë dakord me Kenan Yildiz për të zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2027.
Marrëveshja e re pritet të aktivizohet pasi atij i kishin mbetur edhe dy vite në kontratën aktuale.
Lajm i shkëlqyer për Juventusin, pasi talenti ndihet komod në skuadrën e Allegrit.
29/08/2023 19:09-Lenglet afër kalimit te Aston Villa
Aston Villa po tenton një lëvizje për Clement Lenglet si opsion në tavolinë për ditët e fundit të afatit kalimtar.
Ka shumë opsione në dispozicion, por Barcelona e vetëdijshme për interesin e Aston Villas, duke pritur për zhvillime.
Në çdo rast, Barça ndihet e sigurt se Lenglet do të largohet.
29/08/2023 19:05-Burnley e do Maatsen si të huazuar
Burnley po punon për një marrëveshje për të ri-nënshkruar Ian Maatsen nga Chelsea në një huazim për një sezon.
Blutë me gjasë nuk do ta lejojnë largimin e tij, pasi Marc Cucurella është afër kalimit te Man United.
29/08/2023 19:03-Tavares po huazohet te Nottinghami
Nottingham Forest është afër arritjes së marrëveshjes me Arsenalin për huazimin e Nuno Tavares.
Lojtari ka dhënë dritën jeshile, mund të mbyllet në 24 orë.
29/08/2023 19:03-Baptiste mund të quhet lojtar i Man Cityt
Manchester City është gati të nënshkruajë me Jamal Baptiste në një transferim të lirë.
19-vjeçari shumë i vlerësuar u largua nga West Ham gjatë verës.
Cilësohet si transferim i kryer nga Fabrizio Romano.
29/08/2023 19:02-Dier i ofrohet Bayern Munichut
Eric Dier i është ofruar Bayern Munichut teksa po shkon drejt një largimi nga Tottenham.
Klubi gjerman ka interes konkret për anglezin, i cili mund të luajë si mbrojtës qendror ashtu edhe si mesfushor defanziv, raporton Bild.
29/08/2023 19:00-Man United dhe Chelsea negociojnë për Cucurellan
Manchester United është i bindur se do të arrijë një marrëveshje me Chelsean për huazimin e Marc Cucurella.
Nuk do të avancojë në asnjë objektiv tjetër derisa të arrihet ose të mos arrihet një marrëveshje për mbrojtësin e krahut.
Chelsea kërkon dhjetë milionë euro për huazimin e spanjollit, ndërsa Man United ka ofruar më shumë se dy milionë.
29/08/2023 18:59-Pavard niset drejt Italisë për të kompletuar kalimin te Interi
Pas marrjes së dritës së gjelbër nga Bayern Munichu, Interi tani është gati të nënshkruajë me Benjamin Pavard.
29/08/2023 18:50-Lukaku zbarkon në Itali – atmosferë impozante nga tifozët e Romës
Romelu Lukaku tani ka zbarkuar në Itali përpara lëvizjes së tij te Roma nga Chelsea dhe pritet të kryejë testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me Giallorossët të mërkurën.
29/08/2023 17:46-Empoli e prezanton zyrtarisht Etrit Berishën
Empoli ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht Etrit Berishën.
29/08/2023 17:39-Arsenali i kthen përgjigje Chelseat për Smith Rowe
Arsenali i ka thyer përgjigje Chelseat për Emile Smith Rowe ka bërë të ditur Daily Mail.
29/08/2023 16:32-Tifozët e Romës mblidhen për të pritur Lukakun
Një numër i madh i tifozëve të Romës kanë nisur të mblidhen në aeroportin Ciampino në Romë teksa presin arritjen e Romelu Lukakut.
29/08/2023 16:19-Kanë mbetur më pak se dy ditë nga afati kalimtar: Chelsea ka dhjetë emra në listë
Chelsea thuhet se ka 10 emra në listën e transferimeve për këtë javë, pasi ata kërkojnë të nënshkruajnë të paktën një sulmues më shumë përpara se afati të mbyllet të premten e kësaj jave.
29/08/2023 15:59-Ten Hag dëshiron dy përforcime tjera përpara mbylljes së afatit kalimtar
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag thuhet se dëshiron ende përforcime para mbylljet së afatit kalimtar veror.
Unitedi ka bërë disa transferime të mëdha këtë verë si Andre Onana apo Rasmus Hojlund, por ende dëshiron përforcime tjera.
Sipas mediumit Manchester Evening News, trajneri i Djajve të Kuq dëshiron të shtojë të paktën dy lojtarë në skuadrën e tij këtë verë.
29/08/2023 15:45-Fulham arrin marrëveshje me Sevillan për Ocampos
Fulham ka rënë dakord për një marrëveshje me Sevillan për të nënshkruar me Lucas Ocampos.
Megjithatë, transferimi tani është në duart e lojtarit, i cili duhet të vendos.
29/08/2023 15:31-PSG po e mposht Chelsean në garë për Barcolan
Bradley Barcola mund të largohet nga Lyoni në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i talentuar francez është bërë objektiv i skuadrave të mëdha, teksa kërkohet nga Barcelona, Man City, Chelsea dhe Paris Saint Germain.
Barcelona është larguar nga gara shkaku i çmimit të lojtarit, derisa Manchester City ka transferuar Jermey Dokun dhe në garë kanë mbetur vetëm Chelsea dhe PSG. Lajmi i plotë
29/08/2023 15:22-Tottenhami refuzon ofertën e Rennes për Sanchez
Tottenham Hotspur ka refuzuar një ofertë të klubit francez, Rennes, për Davinson Sanchez.
Rennes ka ofruar nëntë milionë euro për lojtarin, ndërsa Spurs kërkojnë midis 15-20 milionë eurosh.
29/08/2023 15:17-Barcelona blindon talentin Fermin Lopez
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht blindimin e talentit 20-vjeçar Fermin Lopez me një kontratë katërvjeçare.
Klubi katalunas ka vazhduar me kompletimin e ekipit, ku përveç përforcimeve po vazhdon edhe me rinovimin e kontratave për lojtarët e talentuar.
29/08/2023 15:11-Adnan Januzaj drejt transferimit në Superligën e Arabisë
Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla pas vetëm një viti që ka nënshkruar me këtë klub.
Sulmuesi kosovar me pasaportë belge nuk është në planet e klubit spanjoll të cilët i kanë bërë me dije se duhet të largohet.
Në gjashtë muajt e fundit Januzaj ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku barti fanellën e Istanbul Basaksehir.
Megjithatë largimi i tij këtë verë nga Sevilla duket i pashmangshëm dhe ai pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite. Lajmi i plotë
29/08/2023 13:06-Zyrtare: Llapi transferon mbrojtësin rumun Robert Burcea
Llapi ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina tanimë ka përforcuar repartin e mbrojtjes.
Rumuni Robert Burcea është futbollisti më i ri i Llapit i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. Lajmi i plotë
29/08/2023 12:55-Zyrtare: Marsel Ismajlgeci i bashkohet Ballkanit
Ka ardhur zyrtarizimi edhe nga Ballkani për mbrojtësin shqiptar Marsel Ismajlgeci.
Mbrojtësi shqiptar i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës si huazim një vjeçar nga skuadra boshnjake Zrinjski Mostar.
23-vjeçari që ishte zyrtarizuar ditën e djeshme nga skuadra boshnjake, tanimë është prezantuar në stadiumin e qytetit në Suharekë. Lajmi i plotë
29/08/2023 11:55-Zyrtare: Castagne, lojtar i ri i Fulhamit
Fulhami ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit belg, Timothy Castagne nga Leicester City.
Klubi londinez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Castagne dhe ka mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Shifra e transferimit nuk është bërë publike.
29/08/2023 11:45-Rob Holding kërkohet nga klubet spanjolle
Pas Kieran Tierney, Rob Holding mund të jetë i larguar i radhës nga Arsenali drejt La Ligas.
Sipas Fabrizio Romano, Mallorca dhe Sevilla janë të interesuar për nënshkrimin e Holding, i cili pritet të largohet nga Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar.
29/08/2023 11:00-Milani kërkon Taremin pas ofertës për Porton
Milani po shtyn të arrijë marrëveshje me Porton për sulmuesin Mehdi Taremi dhe do të vazhdojë negociatat sot (e martë).
Kuqezinjtë kanë vendosur të fokusohen te sulmuesi 31-vjeçar për të forcuar vijën e parë të Stefano Piolit dhe ata janë në kontakt të ngushtë me Porton, i cili fillimisht vendosi një çmim prej 30 milionë euro për iranianin.
29/08/2023 10:48-Liverpooli, presion për Gravenberch
Liverpooli pritet të bëjë presion për të nënshkruar me Ryan Gravenberch nga Bayern Munich.
Presioni i Reds pritet të vijë në ditët e fundit të afatit kalimtar të transferimeve.
29/08/2023 10:28-Alonso nuk e do transferimin te Man Utd
Marcus Alonso kishte përfunduar në listën e dëshirave të Manchester Unitedi, i cili donte transferimin e tij këtë verë.
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Alonso nuk është i interesuar për një kalim te Djajtë e Kuq.
29/08/2023 10:19-Arsenali i gatshëm të shesë Smith Rowe
Chelsea është interesuar për mesfushorin anglez me tipare sulmuese, Emile Smith Rowe.
Sipas mediumit The Times, Arsenali është i gatshëm të shesë anglezin te rivali i tyre lokal.
29/08/2023 09:48-Dortmundi dhe Augsburgu në bisedime të avancuara për transferimin e Mërgim Berishës në Signal Iduna Park
Mërgim Berisha mund të largohet nga Augsburgu vetëm pas një viti qëndrim te kjo skuadër.
Augsburgu e ka blerë këtë verë Berishën për shifrën e katër milionë eurove nga Fenerbahce, mirëpo dëshira e lojtarit është të bëj një hap para në karrierën e tij.
Gjiganti gjerman Borussia Dortmund është një kërkim të një sulmuesi dhe Sky Sport ka raportuar se Mërgim Berisha është në radarin e tyre. Lajmi i plotë
29/08/2023 08:26-Matteo Guendouzi sot në Romë për t'i kryer testet mjekësore te Lazio
Matteo Guendouzi është lojtari më i ri i skuadrës italiane Lazio.
Mesfushori francez do t'i bashkohet italianëve si huazim nga Olimpique Marseille me Lazion që do ta ketë blerjen e obligueshme.
Futbollisti do të jetë sot në Romë për testet mjekësore dhe pastaj do të zyrtarizohet nga Lazio.
29/08/2023 08:26-Man Utd kërkon Spinazzolan nga Roma
Klubi anglez, Manchester Unitedi është sërish në kërkim të përforcimeve nga Serie A.
Sipas Sky Sport Italia, Djajtë e Kuq po interesohen për mbrojtësin e Romës dhe Italisë, Leonardo Spinazzola.
29/08/2023 08:10-Bayerni sot do ta kompletoj transferimin e Trevoh Chalobah
Bayern Munich është duke përshpejtuar për të nënshkruar me mbrojtësin anglez Trevoh Chalobah.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë kishte shprehur interesim prej disa ditësh, por ende pa arritur marrëveshje me Chelsean për anglezin.
Tani kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në fund të afatit kalimtar, bavarezët po përshpejtojnë për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi i plotë
28/08/2023 23:40-Katër largimet që pritet t’i bëjë Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar
Pothuajse çdo lojtar i Barcelonës, përveç të paprekshmëve, është lidhur me një largim nga klubi këtë verë.
28/08/2023 23:24-Chelsea ia cakton çmimin Lukakut
Chelsea ka vendosur një klauzolë lirimi prej 45 milionë euronë kontratën e Romelu Lukakut.
Nëse ai performon mirë te Roma këtë vit dhe dikush dëshiron ta blejë atë, skuadra londineze do ta shesë përfundimisht.
Kontrata e belgut me Chelsean skadon në verën e vitit 2026.
28/08/2023 23:22-PSG lejon Ekitiken të kalojë te Frankfurtin, për të marrë Kolo Muanin
PSG ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Hugo Ekitike.
Klubi francez shpreson se marrëveshja do të ndihmojë në kalimin e Randal Kolo Muanit.
28/08/2023 23:21-Bayern Munichu e do Chalobahin
Bayern Munich është në bisedime për të nënshkruar me Trevoh Chalobah nga Chelsea.
Lojtari është i etur për lëvizje dhe po ashtu edhe Thomas Tuchel.
Jo të gjithë në drejtimin e Bayernit janë 100 për qind të bindur.
Chelsea refuzoi një qasje fillestare të huazimit pasi ata po insistojnë për një shitje të përhershme.
28/08/2023 23:09-Al Ittihad i afrohet Liverpoolit edhe për Joe Gomez
Al-Ittihad ka Joe Gomez shumë lart në listën e objektivave të transferimeve mbrojtëse.
Liverpool nuk ka ndërmend të shesë anëtarë të rëndësishëm të skuadrës në ditët e ardhshme.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Reds nuk do ta lejojnë as Mohamed Salah të largohet.
28/08/2023 21:39-Manchester United i bën një ofertë unike Marcos Alonsos
Manchester United po bën presion për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Marcos Alonso para përfundimit të afatit kalimtar të verës, sipas Marca.
28/08/2023 21:04-Zrinjski zyrtarizon huazimin e Marsel Ismajlgecit te Ballkani
Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.
28/08/2023 21:03-Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun
Matt Law raporton se Chelsea dhe Roma kanë arritur një marrëveshje për Romelu Lukakun.
28/08/2023 19:57-Oferta e PSG-së për Kolo Muanin refuzohet nga Frankfurt
Eintracht Frankfurt ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain prej 80 milionë euro për Randal Kolo Muani, sipas Sky Deutschland.
Sulmuesi është i etur për lëvizje, por Frankfurt do të konsideronte shitjen vetëm nëse mund të merrte në këmbim të riun e PSG-së, Hugo Ekitike.
28/08/2023 19:56-Al Arabi e do Verrattin
Al-Arabi ka paraqitur një ofertë te PSG për Marco Verrattin, raporton Fabrizio Romano
Negociatat janë në vazhdim dhe ka besim se mund të arrihet një marrëveshje.
Marrëveshja me Al-Hilal dështoi pasi PSG refuzoi dy oferta nga klubi saudit.
28/08/2023 19:54-Manchester United me interesim befasues për Pierre-Emile Hojbjerg
Manchester United po shqyrton një lëvizje të papritur për Pierre-Emile Hojbjerg.
Tottenham kishte rënë dakord për një tarifë prej 40 milionë euro me Atletico Madridin në fillim të verës, por lojtari nuk mundi të pajtohej me kushtet personale, raporton Daily Telegraph.
28/08/2023 19:53-Përfaqësuesit e Sofyan Amrabat të frustruar me Man United
Përfaqësuesit e Sofyan Amrabat po rriten të frustruar nga mungesa e progresit në një transferim te Manchester United dhe po shqyrtojnë opsionet e tyre.
Mesfushori maroken nuk po stërvitet me Fiorentinën deh po kërkon një aventurë të re, raporton Daily Telegraph.
28/08/2023 18:01-Dy arsyet pse po dështon kalimi i Joao Felix te Barcelona
Siç është konfirmuar nga burime të shumta, Barcelona është e interesuar për Joao Felix me presidentin e klubit, Joan Laporta, që është një fans i madh i lojtarit.
Megjithatë, me katër ditë të mbetura në tregun e transferimeve, transferimi i Felix te Barcelona mund të mos ndodhë kurrë për dy arsye sipas Relevo.
28/08/2023 16:37-Nunes nuk po stërvitet me Wolves, e do kalimin te Man City
Matheus Nunes ka ndërprerë stërvitjen për Wolves teksa po përpiqet të kalojë te Manchester City.
Ujqërit janë të vendosur dhe nuk do ta shesin mesfushorin nëse nuk plotësohet vlerësimi i tyre.
28/08/2023 16:11-Hazard u ofrohet tri klubeve franceze
Disa ndërmjetës kanë kontaktuar përfaqësuesit e Eden Hazard për t'i ofruar atij një lëvizje në Marseille, OGC Nice ose Lille, por ai i ka refuzuar të gjithë.
Dëshira e tij është të ndalojë gjithçka dhe të pensionohet, raporton FootMercato.
Rrethi i tij po përpiqet ta motivojë atë për të vazhduar karrierën.
28/08/2023 16:10-Al Ittihad po përgatit ofertë rekorde për Salah
Al-Ittihad po përgatit një ofertë prej 150 milionë eurosh për Liverpoolin për Mohamed Salah, raporton CBS.
100 milionë euro të garantuara + 50 milionë euro bonuse. Një marrëveshje do ta bënte transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit saudit, përpara 90 milionë eurove të Neymar. Klubi saudit do t'i ofrojë Salah një pagë të ngjashme me Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
Për kujtim, afati i transferimeve mbyllet më 20 shtator në Arabinë Saudite, prandaj ata kanë më shumë se 3 javë për të mbyllur marrëveshjen.
28/08/2023 16:08-Chelsea e ka në listë Smith Rowe, Raphinha dhe Ferran
Chelsea po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe dyshen e Barcelonës, Raphinha dhe Ferran Torres.
28/08/2023 15:30-Etrit Berisha bëhet me skuadër të re, mbetet në Serie A
Etrit Berisha është portier i ri i Empolit, edhe pse duhet pritur edhe për disa orë deri te zyrtarizimi i tij.
28/08/2023 15:04-Milani po bën një propozim për të nënshkruar me Taremin
Milani është duke kërkuar edhe një sulmues për të mbyllur me afrimet e kësaj vere.
Rossonerët kanë qenë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror, por synimi është që të afrohet edhe një sulmues për ta kompletuar repartin ofensivë.
Sulmuesi iranian Mehdi Taremi është objektivi kryesor i Rossonerëve për repartin ofensivë dhe Milani po tenton afrimin e tij. Lajmi i plotë
28/08/2023 14:49
Odisseas Vlachodimos ishte objektiv i Manchester United, por portieri grek do të luaj për Nottinghem Forest nga sezoni i ri.
28/08/2023 14:38-Ka një marrëveshje totale, Joao Cancelo është lojtari më i ri i Barcelonës
Joao Cancelo është një lojtar i ri i Barcelonës pasi tanimë është arritur marrëveshja totale mes palëve.
Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshjen finale për transferimin e Joao Cancelos në Camp Nou.
Portugezi ka qenë dëshira kryesor e katalunasve për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai më në fund do t'i bashkohet Barçës. Lajmi i plotë
28/08/2023 12:47
Steven Gerrard po dëshiron të transferojë te Al-Ettifaq edhe sulmuesin Michail Antonio.
28/08/2023 10:13-Oferta nga Franca, Italia dhe Gjermania, anëtari i Clujit jep lajmin e madh: Ermal Krasniqi do të shitet për pesë milionë euro
Ermal Krasniqi duket se do të largohet nga CFR Cluj vetëm pas tetë muajsh qëndrim në këtë klub.
Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer edhe në Rumani dhe duket se këtë verë do ta bëj hapin e madh në karrierë.
Ofertat nuk kanë munguar për Krasniqin dhe këtë e ka konfirmuar edhe aksionari i klubit Nelu Varga duke thënë se ai do të largohet. Lajmi i plotë
28/08/2023 08:33-West Ham rikthehet në garë për Maguiren, përmirëson ofertën për Man Utd
E ardhmja e Harry Maguire vazhdon të jetë ende në dyshim nëse do të mbetet apo do të largohet nga Manchester United.
Qendërmbrojtësi anglez në fakt nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik Ten Hag, por transferimi i tij te West Ham dështoi ditë më parë.
Skuadra angleze po insiston për t'i fituar shërbimet e tij dhe është rikthyer në garë për të nënshkruar me reprezentuesin anglez. Lajmi i plotë
28/08/2023 08:25-Lazio po e huazon Matteo Guendouzi nga Marseille
Lazio është duke kompletuar huazimin e mesfushorit francez Matteo Guendouzi nga Olympique Marseille.
Gjithçka pritet të kryhet sot me Lazion që do të paguaj një milionë euro për huazimin e tij, ku do të ketë blerjen obligative për 12 milionë euro të tjera.
Kosto mund të shkoj në 18 mililionë euro, pasi pesë milionë euro të tjera pritet të jenë bonuse.
28/08/2023 08:12-Tuchel flet për të ardhmen e Pavard: Nëse nuk vije një tjetër, transferimi i tij dështon
Benjamin Pavard mund të konsiderohet një futbollist i ri i Interit, por duhet edhe pak për të parë zyrtarizimin.
Në fakt mbrojtësi francez ka prej kohësh marrëveshje personale me klubin zikaltër, por së fundmi edhe drejtuesit e dy klubeve kanë gjetur një të tillë.
Inter do të paguaj 32 milionë euro te Bayerni për francezin, megjithatë transferimin e ka bllokuar Thomas Tuchel. Lajmi i plotë
27/08/2023 23:55-Al Duhail dëshiron transferimin e Coutinhos
Al Duhahail thuhet se i është afruar Aston Villas për Philippe Coutinhon, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare në tavolinë.
Bisedimet do të pasojnë në ditët në vijim për të kuptuar nëse Coutinho do t'i bashkohet skuadrës së Katarit.
27/08/2023 23:47-Benfica tenton për Joao Felix
Sipas gazetës spanjolle AS, Benfica dëshiron që Jooo Felix të kthehet në klub.
Ata po përpiqen ta bindin yllin e Atletico Madridit, por prioriteti i tij mbetet Barcelona.
27/08/2023 23:28-Nottingham Forest përgatit ofertën për Ndidin
Nottingham Forest pritet të bëjë ofertë për Wilfred Ndidi, pasi ai është objektivi kryesor.
Klubi nga Liga Premier ka marrëveshje personale me mesfushorin nigerian dhe negociatat tani do të fillojnë së shpejti me Leicester Cityn.
27/08/2023 22:56-Bayern Munich interesohet për McTominay
Bayern Munich është i interesuar për të nënshkruar me Scott McTominay si huazim nga Manchester United.
Madje është duke u diskutuar edhe një marrëveshje shkëmbimi huazimesh me Ryan Gravenberch.
27/08/2023 22:21-Al-Shabab afër marrëveshjes me Carrascon
Klubi saudit, Al-Shabab thuhet se është afër arritjes së një marrëveshjeje për kushtet personale me Yannick Carrasco.
Megjithatë, Al-Shabab do ta ketë të vështirë një marrëveshje me Atletico Madridin.
27/08/2023 21:36-Takim i ri mes Romës dhe Chelseat për Lukakun
Po zhvillohet një takim i ri mes Romës dhe Chelseat për të ardhmen e Romelu Lukakut.
Belgu ka pranuar transferimin te Roma dhe ka pranuar edhe të ulë pagën e tij.
Calciomercato ka njoftuar se drejtuesit e Romës ndodhen në Londër dhe aktualisht janë në takim me homologët nga Chelseat për t'i diskutuar detajet e fundit.
Besohet se marrëveshja do të arrihet sonte dhe Lukaku në 48 orët e ardhshme do të jetë lojtar i ri i Romës.
27/08/2023 21:24-Napoli siguron shërbimet e Jesper Lindstrom
Napoli është afër marrëveshjes për të nënshkruar me danezin Jesper Lindstrom.
Anësori danez prej kohësh ka shkëlqyer me Frankfurtin dhe ishte objektivi kryesor i kampionit në fuqi të Italisë.
Zyrtarizimi i tij te Napoli pritet në 48 orët e ardhshme.
27/08/2023 21:21
Roberto Mancini mund të konsiderohet trajner i ri i Përfaqësueses së Arabisë Saudite.
Marrëveshja mes palëve është arritur derisa në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi.
27/08/2023 21:17-Eintracht Frankfurt e njofton PSG-në me çmimin e Kolo Muanit
Eintracht Frankurt e ka njoftuar Paris Saint-Germain se sa duhet të paguajnë për transferimin e sulmuesit Randal Kolo Muani.
Sipas Le Parisien, Frankfurti kërkon 90 milionë euro për shërbimet e francezit.
27/08/2023 20:24-Tierney kalon te Real Sociedad
Real Sociedad ka konfirmuar transferimin e Kieran Tierney nga Arsenali.
Mbrojtësi skocez kalon te klubi bask në formë huazimi për një vit.
27/08/2023 20:15-Zyrtare: Mohammed Kudus, lojtar i ri i West Hamit
West Ham United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Mohammed Kudus nga Ajaxi.
Transferimi i mesfushorit ganez i ka kushtuar anglezëve 41.5 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.
Kudus ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite me opsion vazhdimi për një vit tjetër.
27/08/2023 19:59-Man City me ofertë të re për Nunes
Manchester City i ka dorëzuar Wolverhampton Wanders një ofertë të re për mesfushorin Matheus Nunes.
Sipas Fabrizio Romanos, oferta e Cityt për lojtarin është rreth 60 milionë euro dhe ka besim se një marrëveshje do të arrihet.
27/08/2023 19:47-Laporta: Do të ketë më shumë se një nënshkrim të ri këtë verë
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se skuadra do të përforcohet edhe më shumë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Barcelona ka hasur në probleme për transferimin e lojtarëve të rinj, pas problemeve financiare.
Megjithatë, Laporta tani ka thënë se ekipi i tij do të transferoj më shumë se një lojtar në këto ditët e mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.
27/08/2023 19:17-Chelsea lejon kalimin e Cucurellas te Man Utd
Manchester United zhvilloi bisedime me Chelsean dje për një marrëveshje të mundshme huazimi për Marc Cucurella.
Sipas Fabrizio Romanos, Blutë thuhet se janë të hapur për të lënë Cucurella të largohet nëse bihet dakord për tarifën e huazimit dhe mbulimin e pagave.
27/08/2023 19:04-PSG me ofertë të re për Kolo Muanin
Paris Saint-Germain thuhet se ka bërë një ofertë të re për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muanin.
Oferta e kampionit francez është me vlerë rreth 80 milionë euro.
27/08/2023 18:59-Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Roberto Mancini do të jetë trajner i ri i Arabisë Saudite.
Trajneri i njohur italian do të emërohet të hënën në postin e ri.
27/08/2023 16:44-Besiktasi kontakton Atalantën, synohet transferimi i Berat Gjimshitit
Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalata pas shtatë viteve qëndrim në Bergamo.
Qendërmbrojtësi shqiptar është një nga pikat kyçe të skuadrës së udhëhequr nga Gasperini, por ai ka rënë në radarin e Besiktas.
Duke planifikuar të përforcohen në mbrojtje, trajneri Senol Gunes e ka futur në listën e dëshirave mbrojtësin shqiptar. Lajmi i plotë
27/08/2023 16:27-Arsenali përpilon listën e ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber
Arsenali thuhet se ka përgatitur një listë të ngushtë me katër lojtarë për të zëvendësuar Jurrien Timber, i cili do të mungojë për një periudhë të rëndësishme gjatë sezonit.
Timber do të mungojë për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm, pas lëndimit të ligamentit ACL, duke lënë një mungesë të madhe pas disa ndeshjeve pozitive.
Tani, Topçinjtë po kërkojnë të mbyllin boshllëkun në skuadër të krijuar nga lëndimi i tij dhe ka një listë e ngushtë me katër lojtarë, me disa emra interesant.
27/08/2023 15:52-Alonso afër rikthimit në Ligën Premier, por tani te rivali i Chelseat
Ashtu siç bëri me Pierre-Emerick Aubameyang, Barcelona mund të kërkojë të përdorë sërish një plan sikurse me Chelsean për të bërë para nga asgjë.
27/08/2023 15:35-Lukaku ka refuzuar një top skuadër evropiane, vetëm që t’i bashkohet Romës
Roma është një hap larg marrëveshjes së plotë me Chelsean për Romelu Lukakun.
27/08/2023 15:30-Kudus ka nënshkruar kontratën me West Hamin
Ka përfunduar lëvizja e Mohammed Kudus në West Ham, raporton David Ornstein.
Ai ka firmosur kontratën e tij. Marrëveshje pesëvjeçare me një vit si opsion shtesë.
Ajax do të marrë 41.5 milionë euro + 3 milionë euro. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme.
27/08/2023 15:28-Evans po nënshkruan kontratë njëvjeçare me Man United
Manchester United do të përfundojë nënshkrimin e Jonny Evans për një kontratë njëvjeçare këtë javë.
Mbojtësi ishte në një fazë testuese te Djajtë e Kuq dhe ka bindur Erik ten Hagun për ta mbajtur në ekip, raporton James Ducker i Daily Telegraph.
27/08/2023 15:26-Manchester United është afër nënshkrimit të Bayindir
Manchester United është afër nënshkrimit të portierit të Fenerbahce, Altay Bayindir, sipas raportimeve nga ESPN.
Portieri rezervë Dean Henderson do të transferohet në Crystal Palace dhe Bayindir, i cili tashmë ka përfunduar testet mjekësore, do të konfirmohet pasi kjo lëvizje të bëhet zyrtare.
27/08/2023 14:50-Tottenhami projekton transferimin e Brennan Johnson
Sipas raportimeve të The Telegraph, Tottenham do të hapë bisedimet për një lëvizje për sulmuesin e Nottingham Forest, Brennan Johnson,
Spurs kërkojnë të forcojnë sulmin e tyre pas largimit të Harry Kane.
Por, Forest ka bërë të ditur se kërkon mbi 60 milionë euro për shërbimet e Johnson.
27/08/2023 14:22-Conor Gallagher ngurron të largohet nga Chelsea mes interesimit të Tottenhamit
Sipas një raportimi nga Sun Sport, Conor Gallagher dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në Chelsea mes interesimit të vazhdueshëm nga Tottenhami.
27/08/2023 13:05-Dy yjet që i ka piketuar Real Madridi për vitin 2024 – por vetëm njëri mund të kalojë në Santiago Bernabeu
Real Madridi po përgatitet që në verën e vitit 2024 të jetë kryefjala e tregut të transferimeve.
27/08/2023 12:55-Guendouzi afër transferimit te Lazio
Lazio dhe Marseille kanë rënë dakord për një transferim të Matteo Guendouzi.
Tarifa e transferimit do të jetë 13 milionë euro + shtesa prej pesë milionë, raporton Fabrizio Romano.
27/08/2023 12:54-Roma po e mbyll transferimin e Lukakut
Roma është afër marrëveshjes me Chelsean për huazimin e Romelu Lukakut.
Tarifa e huazimit do të jetë mbi dhjetë milionë euro, raporton Matt Law.
Klubi italian po punon gjithashtu për pagat e Lukakut, për të cilat Chelsea nuk do të kontribuojë, kështu që ai do të duhet të shkurtojë në rreth 10 milionë euro në vit.
27/08/2023 12:52-Dean Henderson do të bashkohet me Crystal Palacen
Sipas Fabrizio Romanos, Dean Henderson do të bashkohet me Crystal Palace në një lëvizje të përhershme nga Manchester United.
Djajtë e Kuq do të marrin 25 milionë euro dhe bonuse të përfshira së bashku me një klauzolë të shitjes si pjesë e marrëveshjes.
27/08/2023 12:49-West Ham rikthehet për Maguiren
The Sun raporton se West Ham është kthyer në bisedime për të transferuar Harry Maguiren.
Hammers do të përpiqen t'i paguajnë Manchester United pak më shumë para (mbi 40 milionë euro) për t'u siguruar që marrëveshja të përfundojë. Megjithatë, ata aktualisht nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshjen.
Kontrata e 30-vjeçarit me dhjetë milionë euro në vit me Djajtë e Kuq përfundon në vitin 2025.
27/08/2023 11:19-Liverpooli gjen zëvendësuesin e Salah në Bundesligë
Liverpool ka insistuar se Mohamed Salah nuk është në shitje pavarësisht ofertës së madhe nga Al Ittihad.
27/08/2023 11:12-Liverpooli e do me ngulm Cheick Doucoure
Liverpooli është gati të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Cheick Doucoure.
The Reds kanë arritur marrëveshje në parim me lojtarin, por ende jo me Crytal Palacen.
Sipas asaj që raporton Football Insider, The Eagles duan mbi 80 milionë euro për kartonin e lojtarit.
27/08/2023 11:10-PSG dhe Al Arabi arrijnë marrëveshje për Verrattin
Është arritur marrëveshja mes PSG-së dhe Al-Arabi për Marco Verrattin, raporton Santi Aouna.
Klubi i Katarit ka besim se do të finalizojë transferimin e mesfushorit italian në ditët në vijim.
27/08/2023 10:49-Pellegrini flet për Lukakun: Nuk e di se çfarë do të sjellë ai
Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, pranon se klubi po punon për të transferuar Romelu Lukakun nga Chelsea.
26/08/2023 23:50-Kudus kalon me sukses testet mjekësore te West Hami
Mohammed Kudus ka kaluar me sukses testet mjekësore të mbajtura në Londër.
Lojtari ganez pritet ta kompletoj shpejt kalimin nga Ajaxi te West Hami.
Kontrata e vlefshme deri në verën e 2028 me opsion vazhdime pritet të nënshkruhet nesër (e diel).
26/08/2023 23:12-Sevilla e do Lengletin
Sipas gazetës Marca, Sevilla ka kërkuar nga Barcelona mbrojtësin, Clement Lenglet.
Klubi andaluzian e do francezin vetëm në huazim njëvjeçar, pasi nuk mund ta përballoj blerjen e tij.
26/08/2023 23:02-Manchester United synon huazimin e Cucurellas nga Chelsea
Manchester United ka filluar bisedimet me Chelsean për të pyetur në lidhje me kushtet e marrëveshjes për Marc Cucurellan në formë huazimi – raporton Fabrizio Romano.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një mbrojtës të majtë, por jo shumë të shtrenjtë – ndërsa kanë tre kandidatë në listë. Ende nuk ka diçka konkrete me Chelsean për spanjollin.
26/08/2023 22:03-Salah ka informuar Liverpoolin se dëshiron të bashkohet me Al Ittihad
Mohamed Salah po e kërkon largimin nga Liverpooli në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
26/08/2023 19:48-Kieran Tierney pranë finalizimit të transferimit te Real Sociedadi
Mbrojtësi i krahut të Arsenalit, Kieran Tierney thuhet se ka zbarkuar në Spanjë për të përfunduar një lëvizje huazimi te Real Sociedad, sipas Fabrizio Romanos.
Marrëveshja me klubin spanjoll nuk përfshin një opsion për blerje, por Real Sociedad që mbulon pagat e plota të skocezit dhe paguan një tarifë huazimi te Topçinjtë.
26/08/2023 19:01-PSV Eindhoven kërkon nga Lozanon
Hirving 'Chucky' Lozano mund të kthehet atje nga erdhi, pasi PSV Eindhoven ka bërë një ofertë.
Sipas Sky Sport Italia, oferta është 10 milionë euro para të gatshme plus 5 milionë euro të tjera bonuse të ndryshme.
Është dukshëm më pak se çmimi i kërkuar prej 20-25 milionë euro që ishte vendosur nga Napoli.
26/08/2023 18:47-Amrabat po e pret Manchester Unitedin
Sofyan Amrabat nuk është thirrur për ndeshjen e Fiorentinës.
Siç u raportua më parë, Amrabat nuk do të luajë apo stërvitet më me ekipin e parë të Fiorentinës derisa situata e tij e transferimit të zgjidhet, raporton Fabrizio Romano.
Amrabat është duke pritur për Manchester United që nga fundi i qershorit.
26/08/2023 18:45-Fresneda mund të quhet lojtar i Sporting Lisbonës
Ivan Fresneda do të jetë lojtari më i ri i Sporting Lisbonës, raporton Fabrizio Romano.
Lojtari ka pranuar të kalojë te skuadra portugeze, pas marrëveshjes së bërë mes klubeve për nëntë milionë euro plus tre milionë në bonuse.
Testet mjekësore janë rezervuar tashmë për Fresnedan që do të nënshkruajë deri në qershor 2028. Klauzola e shitjes 10 për qind e përfshirë në kontratën e lojtarit.
26/08/2023 17:46-Balogun për teste mjekësore te Monaco
Folarin Balogun do t'i nënshtrohet testeve mjekësore në Monaco përpara transferimit nga Arsenali.
Ky transferim do t’i kushtojë klubit francez plotë 38.5 milionë funte apo 45 milionë euro.
26/08/2023 17:03-Henderson afër kalimit te Crystal Palace
Manchester United i ka dhënë leje Dean Henderson që t'i nënshtrohet testeve mjekësore në Crystal Palace sonte përpara një lëvizjeje të mundshme, raporton Mike McGrath.
Dy klubet janë pajtuar me kushtet për portierin dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi.
26/08/2023 16:44-Brighton afër transferimit të Balebas
Brighton thuhet se tani është afër arritjes së një marrëveshjeje totale me Lille për Carlos Baleba.
Sipas Romanos, dy klubet tani janë duke finalizuar detajet kryesore dhe çmimi i transferimit është 30 milionë euro plus bonuse.
26/08/2023 16:34-Beto te Evertoni
Sipas Fabrizio Romanos, është arritur marrëveshja mes Evertonit dhe Udineses për sulmuesin Beto.
Vizitat mjekësore janë planifikuar për nesër, ndërsa tarifa e transferimit është 30 milionë euro.
26/08/2023 15:59-Zyrtare: Gabri Veiga transferohet te Al Ahli
Mesfushori i talentuar spanjoll Gabri Veiga karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite.
Pas shkëlqimit në La Liga, Veiga është transferuar te skuadra arabe Al Ahli që ka paguar 40 milionë euro për transferimin e tij.
21-vjeçari ka qenë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane si Napoli, Liverpool, Real Madrid e Chelsea, por në fund vendosi që karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite.
26/08/2023 15:56
Everton ka arritur marrëveshje me Udinesen për transferimin e sulmuesit portugez Beto.
Skuadra angleze është pajtuar që të paguaj klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurove për sulmuesin portugez.
Kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare deri te zyrtarizimi i lojtarit në Goodison Park.
26/08/2023 15:51-Lukaku thyen heshtjen dhe zbulon klubin e ri të tij: Nesër do të udhëtoj për të nënshkruar
Romelu Lukaku ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, e cila do të jetë sërish në Itali.
Megjithatë sulmuesi belg nuk do të rikthehet për herë të tretë te Interi, por do t'i bashkohet një gjiganti tjetër italian, AS Romës.
Negociatat mes Romës dhe Chelsea janë duke u zhvilluar në këto tre ditë, teksa duket se ka një marrëveshje totale mes palëve. Lajmi i plotë
26/08/2023 14:45-Liverpooli gati të transferojë një mbrojtës për 70 milionë euro
Liverpooli po mendon të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjes, pasi ka bërë tanimë transferime të mëdha për në mesfushë.
The Reds duan afrimin e një qendërmbrojtësi dhe tanimë kanë identifikuar yllin që dëshirojnë ta transferojnë në Anfield.
Bild ka raportuar se Piero Hincipe është objektivi i The Reds për repartin defensivë, pasi duan ta kenë një tandem me Virgil Van Dijk. Lajmi i plotë
26/08/2023 14:33-Milani synon transferimin e Taremit
Milani është duke kërkuar transferimin e sulmuesit iranian Mehdi Taremi.
Rossonerët tanimë kanë nisur bisedimet me Porton, edhe pse problemi qëndron tek çmimi i lojtarit që Porto kërkon 30 milionë euro.
26/08/2023 12:30-Zyrtare: Alexis Sanchez rikthehet te Interi
Alexis Sanchez është rikthyer në Inter vetëm pas një viti të kaluar te Olympique Marseille.
Sulmuesi italian kishte kaluar tre vite te Neroazzurët dhe tani është rikthyer sërish ku do të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.
34-vjeçari kilian ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Interin deri më 30 qershor të vitit 2024.
26/08/2023 12:28-Zyrtare: Correa i bashkohet Marseilles
Joaquin Correa është larguar nga Interi dhe karrierën do ta vazhdoj në Ligue 1.
Sulmuesi argjentinas është prezantuar te skuadra e madhe franceze Olympique Marseille.
26/08/2023 12:09-Javë vendimtare te Barceona, tre lojtarë do të blihen dhe dy të tjerë do të largohen
Një javë vendimtare për Barceonën në tregun e transferimeve, pasi ditët e fundit mund të jenë shumë të ngarkuara.
Katalunasit ende nuk e kanë përfunduar me blerjet, por edhe me largimet që duhet ndodhin nga klubi raporton Sport.
26/08/2023 10:27
Sulmuesi brazilian Kaio Jorge mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.
E ardhmja e tij sërish do të jetë bardhezi, por ai do të huazohet te Udinese.
26/08/2023 10:25-Coutinho arrin marrëveshje personale me skuadrën nga Katari
Philippe Coutinho karrierën do ta vazhdoj në Katar.
Mesfushori brazilian ka arritur marrëveshje personale me skuadrën Al Duhail, por ai vazhdon të presë dritën e gjelbër nga Aston Villa.
Al Duhail dhe Aston Villa po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për çmimin e Coutinhos.
26/08/2023 10:16-Zyrtare: Sardar Azmoun huazohet te Roma
Roma ka arritur të përforcohet në repartin e sulmit, duke marrë Sardar Azmoun.
Sulmuesi iranian i bashkohet Romës si huazim nga Bayer Leverkusen deri në fund të sezonit, me klubin italian që e ka mundësinë edhe të blerjes së tij.
Reprezentuesi iranian është shprehur shumë i lumtur dhe i emocionuar në të njëjtën kohë që do të jetë pjesë e Romës. Lajmi i plotë
26/08/2023 09:50-Bayerni po e mbyll transferimin e Trevoh Chalobah
Bayern Munich është duke kërkuar një mbrojtës për ta lënë të lirë të largohet francezin Benjamin Pavard.
Trevoh Chalobah është një opsion për bavarezvt dhe tanimë palët po bisedojnë për një transferim të mundshëm të anglezit në Allianz Arena.
26/08/2023 09:44-Ditë vendimtare për të ardhmen e Lukakut, sot mund të bëhet i Romës
Romelu Lukaku vazhdon të jetë ëndrra e madhe e Romës për repartin ofensivë.
Sulmuesi belg nuk është pjesë e projektit teknik të Chelseat dhe tani londinezët janë të hapur edhe për një huazim të rëndë.
Roma po duket serioze për të nënshkruar me belgun dhe tanimë pronari Ryan Friedkin dhe drejtori sportiv Thiago Pinto kanë udhëtuar drejt Londrës. Detajet
26/08/2023 09:33-Zbulohet arsyeja pse nuk po kompletohet transferimi i Pavard te Interi
Benjamin Pavard ka një marrëveshje me Interin për tu transferuar te gjiganti italian.
Madje ka një marrëveshje edhe mes dy klubeve Interit dhe Bayern Munichut për çmimin e mbrojtësit francez.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka pranuar ofertën e Interit prej 32 milionë eurove për ta lënë të lirë Pavardin të transferohet në Serie A.
Mirëpo transferimi ende nuk është zyrtarizuar, pasi është mësuar arsyeja pse po vonohet një gjë e tillë. Lajmi i plotë
25/08/2023 23:49-Coutinho pritet të transferohet në Katar
Philippe Coutinho është shumë afër që të kalojë në Katar, raporton Fabrizio Romano.
Bisedimet mes Aston Villas dhe një klubi ende të pazbuluar të Katarit po zhvillohen pozitivisht dhe pritet që së shpejti të ketë marrëveshje
25/08/2023 23:09-Arabia Saudite sërish shfaq interesim për Felix
Joao Felix është kontaktuar sërish nga klubet saudite pas dështimit të marrëveshjes me Al Hilal, interesim i ri nga Sauditët për nënshkrimin e lojtarit portugez.
Sulmuesi ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që t'i bashkohet Barcelonës, raporton Fabrizio Romano..
Klubi katalunas raportohet se është pajtuar që ta marrë në formë huazimi nga Atletico Madridi dhe t'i paguajë pagën 100 për qind.
25/08/2023 22:00-Monaco arrin marrëveshje me Arsenalin për Balogun
Monaco dhe Arsenali kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Folarin Balogun.
Sulmuesi është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra franceze, ndërsa tash u arrit edhe marrëveshja mes klubeve.
Arsenali do të 30 milionë euro, ndërsa dhjetë milionë të tjera do të jenë në bonuse, raporton Santi Aouna.
25/08/2023 21:57-A do t’i bashkohet Mbappe, Real Madridit këtë verë pavarësisht deklaratës së Ancelottit?
Të enjten, Carlo Ancelotti tha se afati kalimtar për Real Madridin është e mbyllur. Megjithatë, burime në Francë vazhdojnë të lidhin Kylian Mbappen me një kalim në një ditën e fundit të këtij afati në Santiago Bernabeu.
25/08/2023 21:03-Statistika nuk flasin në favor të tij, por Man City megjithatë e do Nunes
Siç raportohet nga Daily Mail, Manchester City po përgatitet të bëjë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e Wolves, Matheus Nunes.
25/08/2023 19:52-Nottingham afër transferimit të Hudson-Odoi
Pas huazimit të Andrey Santos, Nottingham Forest është afër transferimit të Callum Hudson-Odoi nga Chelsea.
Forest arritën marrëveshje me Blutë për huazimin e brazilianit, ndërsa tani janë në bisedime për transferimin permanent të anglezit, raporton Sky Sports.
Hudson-Odoi pritet t'i kushtojë Nottinghamit afro dhjetë milionë euro.
25/08/2023 19:50-Zyrtare: Chelsea huazon Santosin te Nottinghami
Nottingham Forest ka nënshkruar me Andrey Santos në një huazim një sezon nga Chelsea.
Mesfushori i talentuar brazilian nuk ka hapësirë te Blutë, andaj këta të fundit vendosën ta huazojnë tek rivali i Ligës Premier deri në fund të këtij edicioni.
25/08/2023 19:19-Arsenali i thuhet të nënshkruajë Romelu Lukakun në marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Balogun
Romelu Lukaku është afër kalimit te Roma, në një marrëveshje huazuese nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni.
25/08/2023 18:57-Joao Felix kurrë më afër Barcelonës – dalin detaje të reja
Gerard Romero, i cili ka lidhje të mira te Barcelona, raporton se Xavi ka dhënë dritën jeshile për të transferuar Joao Felixin.
25/08/2023 18:32-Man United po e transferon zëvendësuesin e Luke Shaw
Erik ten Hag me sa duket e ka identifikuar zëvendësuesin e Luke Shaw, që pritet të mungojë për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.
25/08/2023 17:53-Pse Roma mund të marrë marrëveshje të ndryshme me Lukakun nga Chelsea në krahasim me Interin dhe Juventusin
Më shumë detaje po dalin në lidhje me marrëveshjen e huazimit mes Romës dhe Chelseat për Romelu Lukakun, i cili mund të shohë klubin e Ligës Premier të paguajë një pjesë të pagës së tij.
25/08/2023 17:41-Crystal Palace afër transferimit të Draxler
Crystal Palace është i interesuar për Julian Draxler.
Kontaktet e para u zhvilluan mes PSG-së dhe klubit të Ligës Premier.
Lojtari është i etur për lëvizje, por paga e tij e lartë mund ta komplikojë marrëveshjen, raporton Fabrice Hawkins.
25/08/2023 17:36-Zyrtare: Livakovic i bashkohet Fenerbahces
Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Dominik Livakovic.
Lojtari ka kaluar në radhët e skuadrës turke për 6.65 milionë euro tarifë fikse plus 950 mijë euro në bonuse.
25/08/2023 16:56-Arrihet marrëveshja mes Ajaxit dhe West Hamit për Kudus
West Ham United ka arritur marrëveshje me Ajaxin për trasnferimine Mohammed Kudus.
sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lojtari është pajtuar me kushte e ofruara nga klubi londinez dhe tani është arritur marrëveshja edhe mes dy klubeve.
"Mohammed Kudus teWest Ham, ja ku shkojmë! Marrëveshja verbale e nënshkruar me Ajaxin për 45 milionë euro, përfshirë plus klauzolën e shitjes".
"Marrëveshje pesëvjeçare e lojtarit gjithashtu u pajtua dhe u rezervuan testet mjekësore të shtunën. Punë e madhe nga drejtori i ri Tim Steidten, duke pritur të nënshkruajë dokumentet në 48 orë", raporton Romano.
25/08/2023 16:23-Romelu Lukaku i është ofruar Barcelonës
Në një përpjekje të furishme për ta larguar, Chelsea ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e Romelu Lukakut, sipas asaj që raporton Matteo Morretto.
25/08/2023 15:46-Arbër Zeneli transferohet në Superligën e Tuqisë
Ylli i Kosovës, Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Turqia.
25/08/2023 15:37-Tuchel flet për situatën e Pavardit
Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel ka folur për mbrojtësin Benjamin Pavard, i cili është lidhur me një transferim te Interi.
“Pavard ka kërkuar një largim, por ne e vlerësojmë vërtet atë – duhet të ketë një zëvendësim për të”.
“Kërkesa më erdhi shumë vonë, gjë që më befasoi pak, duhet të mendojmë për interesat e klubit tonë. Tani për tani do të vazhdoj të punoj me të”, ka thënë Tuchel.
25/08/2023 15:23-Drejtuesit e Romës udhëtojnë drejt Londrës për Lukakun
Bordi i Romës përgatit misionin e tyre në Londër për të negociuar me Chelsean për Romelu Lukakun.
Pronarët amerikanë janë të përfshirë drejtpërdrejt në negociata.
Chelsea është i hapur për huazim, por insiston në tarifën e konsiderueshme të huazimit dhe mbulimin e pagës së lojtarit.
25/08/2023 15:09-Bertrand në radarin e Man Utd
Manchester United po konsideron nënshkrimin e mbrojtësit të majtë Ryan Bertrand si lojtar i lirë.
Bertrand së fundmi ishte pjesë e Leicester Cityt, por pas rënies nga Liga Premier, nuk rinovoi kontratën.
25/08/2023 14:54-Arteta flet për Gabriel pas lidhjeve për me klubet saudite
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se mbrojtësi Gabriel Magalhaes nuk do të largohet nga Emirates.
“Gabby është me të vërtetë i rëndësishëm për ne, një lojtar i rëndësishëm – asgjë nuk po ndodh për momentin”, ka thënë Arteta.
25/08/2023 14:42-Zyrtare: Ter Stegen rinovon kontratën me Barcelonën
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre Ter Stegen ka vazhduar kontratën me klubin edhe për disa vite.
25/08/2023 14:29-Napoli refuzon ofertën e RB Leipzig për Elmasin
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thuhet se refuzoi një ofertë nga RB Leipzig për mesfushorin Elfij Elmas.
Sipas Calciomercato.com, RB Leipzig paraqiti një ofertë me vlerë 30 milionë euro plus 5 milionë bonuse për Elmas, por ajo u refuzua nga De Laurentiis dhe Napoli.
Mesfushori 23-vjeçar nga Maqedonia e Veriut konsiderohet si një pjesë kyçe e skuadrës së Rudi Garcias dhe ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij në kryeqytetin e Campanias.
25/08/2023 14:22-Zyrtare: Andrey Santos kalon te Nottingham
Nottingham Forest ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Andrey Santos nga Chelsea.
Sulmuesi brazilioan kalon te Forest si huazim për një sezon.
25/08/2023 13:33-Alexis Sanchez po kryen testet mjekësore te Interi
Alexis Sanchez përshëndeti një turmë tifozësh të Interit teksa përfundonte testet mjekësore përpara transferimit të tij si lojtar ilirë.
Sulmuesi 34-vjeçar kilian u largua nga Olympique Marseille si një transferim i lirë muajin e kaluar, duke i dhënë fund një periudhe mbresëlënëse njëvjeçare në Ligue 1, ku shënoi 18 gola në 44 ndeshje.
Interi është në prag të shitjes së Joaquin Correas te Marseille, duke i lejuar ata të mirëpresin Sanchez, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare që mendohet të jetë me vlerë rreth tre milionë euro neto në sezon.
25/08/2023 13:17-Xavi merr vendimin përfundimtar rreth transferimit të Joao Felix
Mesfushori sulmues portugez tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe as klubi nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë.
Felix ka folur hapur për dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën, gjë që nuk e bëri atë të dashur për tifozët e Atleticos.
25/08/2023 12:54-Balogun dhe katër yje të tjerë të Arsenalit stërviten veçmas - të gjithë pritet të largohen së shpejti
Pesë lojtarë të ekipit të parë mund të largohet nga Arsenali deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.
Arsenali po punon shumë për t'u përgatitur për ndeshjen e tyre kundër Fulham në shtëpi të shtunën në kuadër të javës së tretë të Ligës Premier.
Megjithatë, sipas Connor Humm të Sky Sports, pesë lojtarë kanë punuar larg pjesës tjetër të skuadrës së parë.
25/08/2023 12:31-Ter Stegen nënshkruan sot rinovimin me Barcelonën
Marc Andre ter Stegen thuhet se ka nënshkruar sot (e premte) kontratën e re afatgjatë me Barcelonën sot.
Marrëveshja e arritur dy javë më parë thuhet se vlen deri në qershor të vitit 2028.
25/08/2023 11:59-Crystal Palace interesohet për Julian Draxler
Sipas mediave angleze, kontaktet e para u zhvilluan mes PSG-së dhe klubit të Ligës Premier për yllin gjerman.
Lojtari është i etur për lëvizje, por paga e tij e konsiderueshme mund ta komplikojë marrëveshjen.
25/08/2023 11:38-Klopp flet për zërat e transferimit të Salah në Arabinë Saudite
Jurgen Klopp këmbëngul se Mohamed Salah nuk është në shitje dhe është i përkushtuar te Liverpooli mes interesit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite.
Mediumi The Athletic raportoi të enjten se skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, kishte rindezur interesin e tyre për sulmuesin egjiptian.
Ky medium shtoi se klubi saudit ishte i gatshëm ta paguante mbi 100 milionë euro te Reds dhe ta bënte egjiptianin më të paguar se Cristiano Ronaldo.
25/08/2023 11:33-Kudus te West Ham, afër zyrtarizimi
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kalimi i Mohammed Kudus nga Ajaxi në Ëest Ham është vetëm çështje kohe.
Thjesht janë duke u sistemuar detajet përfundimtare dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi.
25/08/2023 11:13-Chelsea do të lejojë Lukakun të dalë në huazim – zbulohen klubet e interesuara
Chelsea ka vendosur të lejojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku, të largohet nga klubi në formë huazimi dhe klubet e interesuar nuk mungojnë.
Emri i Lukakut ka qenë njëri nga më të përfolurit këtë verë, pasi Interi vendosi të mos e bëjë të përhershëm transferimin e tij kur kuptoi se ai kishte folur me klube tjera, e në veçanti me rivalët e Juventusit.
Megjithatë, nga ajo kohë, Blutë e Londrës kanë dështuar ta shesin sulmuesin belg, pasi ofertat konkrete kanë munguar.
25/08/2023 10:35-Milani do të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit Ekitike
Pas raundit të fundit të bisedimeve, Milani thuhet se ka filluar të largohet nga Hugo Ekitike për shkak të kërkesave të larta të Paris Saint-Germain.
Kuqezinjtë kanë qenë në kërkim të një sulmuesi të ri, të etur për të forcuar vijën e sulmit të Stefano Piolit pas largimit të Zlatan Ibrahimovic dhe Ante Rebic, pasi 36-vjeçari Olivier Giroud po vazhdon të luajë një rol kryesor në skuadër.
25/08/2023 10:24-Interi ka besim në marrëveshjen për transferimin e Pavardit
Interi është ende i bindur se Benjamin Pavard mund të përfundojë transferimin e tij në ditët në vijim, ndërsa ata presin që Bayern Munich të gjejë zëvendësuesin e tij.
Nerazzurrët ranë dakord me kushtet e një marrëveshjeje me gjigantët e Bundesligës javën e kaluar, duke rënë dakord të paguajnë 30 milionë euro plus dy milionë euro bonuse për mbrojtësin francez 27-vjeçar.
25/08/2023 10:16-Cazorla prezantohet te Real Oviedo
38-vjeçari Santi Cazorla do ta veshë fanellën me numër 8 te Real Oviedo.
“Dua të kthej dashurinë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Të heqësh dorë nuk është kurrë një opsion... Unë thjesht dua të shijoj futbollin në shtëpi”, ka thënë Cazorla.
25/08/2023 10:00-Mbappe refuzoi një ofertë të re rinovimi nga Paris Saint-Germain
Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar ofertën e re të Paris Saint-Germain për të rinovuar kontratën e tij.
Emri i sulmuesit francez është më i përfoluri këtë vërë pasi ka deklaruar se do të përmbush kontratën e tij me PSG-në deri në verën e vitit tjetër dhe pastaj të largohet si lojtar i lirë.
25/08/2023 09:01-Hazard lidhet me një rikthim të pamundur në Ligën Premier
Eden Hazard është një nga futbollistët më argëtues dhe më të talentuar të 20 viteve të fundit, edhe pse nëse do ta kishit parë vetëm në La Liga nuk do ta dinit.
Pas shkëlqimit në Ligue 1 si adoleshent, Hazard u transferua në Ligën Premier dhe dominoi edhe një herë pa ndryshuar stilin e tij të shkëlqyer dhe unik.
I tillë ishte suksesi i tij në Chelsea saqë Real Madridi u alarmua, por për ironi të fatit dëmtimet dhe rënia e tij erdhën pasi ai u largua nga loja angleze.
Pas disa vitesh në Spanjë duke luftuar edhe për t’u paraqitur, e lëre më për të performuar, Hazard po lidhet me një rikthim në Angli.
25/08/2023 08:53-Evertoni me ofertë për sulmuesin Beto
Klubi anglez, Evertoni thuhet se ka bërë një ofertë për sulmuesin e Udineses, Beto.
Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, Udinese ka ofruar 25 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.
25/08/2023 08:44-Zyrtare: Toko-Ekambi transferohet në Arabinë Saudite
Karl Toko-Ekambi është larguar nga Lyon dhe ka nënshkruar për klubin e Arabisë Saudite, Abha FC.
Transferimi i lojtarit i ka kushtuar klubit saudit më pak se dy milionë euro.
25/08/2023 08:28-Tierney afër transferimit te Real Sociedadi
Real Sociedad është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Arsenalin për transferimin e Kieran Tierney.
Sipas mediumit The Athletic, mbrojtësi skocez do të kalonte te baskët si huazim për një sezon, me opsion blerjeje.
25/08/2023 08:22-Një klub shqiptar shfaq interesim për sulmuesin Mason Greenwood
Një klubi shqiptar i paidentifikuar është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin Mason Greenëood nga Manchester Unitedi këtë verë.
Sulmuesi anglez do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi se do të vazhdojë karrierën e tij larg Old Trafford pas një hetimi të brendshëm ndaj lojtarit.
21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022. Akuzat u hoqën nga Prokuroria në shkurt të këtij viti.
24/08/2023 23:59-Ekipi i Gerrardit e do Nicolas Pepen
Sipas gazetarit Ekrem Konur, Al Ettifaq do të ishte i interesuar për nënshkrimin e anësorit të Arsenalit, Nicolas Pepé.
Marrëveshja me klubin nuk do të ishte e vështirë dhe duket se po pret që lojtari të japë dritën jeshile.
24/08/2023 23:58-Muani dhe Ekitike, shkëmbimi që po përgatisin PSG dhe Eintracht
Sipas Fabrizio Romano, PSG shpreson të përfundojë shpejt marrëveshjen për Kolo Muanit. Bisedimet po vazhdojnë.
Nga ana e saj, skuadra gjermane është në kërkim të një zëvendësuesi dhe zgjidhja mund të jetë në një shkëmbim për Ekitike, të cilën PSG dëshiron ta heqë qafe.
24/08/2023 23:57-Sevilla refuzon të shesë Rafa Mir
Edhe pse Valencia po insiston për sulmuesin Rafa Mir, duke se Sevilla nuk po mendon shitjen e tij.
“Negociatat po transmetohen nga Valencia. Rafa Mir është sulmues i Sevillas dhe mendoj se do të jetë më 2 shtator ”, ka thënë Victor Horta, drejtori sportiv i Sevillas.
24/08/2023 23:55-Një klub nga Shqipëria i interesuar për Greenwood
Pasi Manchester United konfirmoi se lojtari do të vazhdojë karrierën e tij jashtë Old Trafford, anglezi tani është gati të largohet.
Sipas Talk Sport, një klub nga Shqipëria do të ishte e interesuar të merrte shërbimet e tij. Nuk është bërë i ditur emri i klubit shqiptar.
24/08/2023 23:52-Zyrtare: Sevilla nënshkruan me Lukebakio
Sevillas ka përshpejtuar dhe tashmë ka zyrtarizuar ardhja e Dodi Lukebakios.
Belgu vjen nga Herta Berlin dhe ka nënshkruar për pesë vitet e ardhshme. Ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit.
24/08/2023 23:49-Man City me ofertë të dytë për Nunes
Manchester City është i vendosur të bëjë një ofertë të dytë për mesfushorin e Wolves, Matheus Nunes.
Oferta e parë ishte 47 milionë funte por u refuzua, sipas Telegraph.
Qytetarët do të bëjnë një ofertë të dytë për lojtarin.
24/08/2023 22:28-Monaco është afër marrëveshjes me Balogun
Monaco është afër arritjes së një marrëveshjeje me Arsenalin për të nënshkruar me Folarin Balogun.
Athletic dhe Daily Mail pretendojnë se negociatat po arrijnë në fazat e tyre përfundimtare për 22-vjeçarin, i cili e kaloi sezonin e kaluar luajti si huazim në klubin e Ligue 1, Stade Reims.
24/08/2023 22:02-Sanchez arrin në Milano
Alexis Sanchez ka mbërritur në Milano, ku do t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë rikthimin te Interi, vetëm një vit pasi u largua.
34-vjeçari zbarkoi në aeroportin Linate në Milano këtë mbrëmje dhe prit nga përfaqësuesit e Interit.
Kiliani kishte veshur tashmë fanellën e Nerazzurrëve nga viti 2019 deri në vitin 2022.
24/08/2023 21:59-Azmoun arrin te Roma për testet mjekësore
Reprezentuesi iranian Sardar Azmoun ka zbarkuar në Itali ku do t’i kryejë testet mjekësore te Roma.
Ai nga Bayer Leverkusen do të kalojë në formë huazimi me opsion blerjeje për 13 milionë euro.
28-vjeçari fluturoi nga Kolni në aeroportin Ciampino të Romës me një avion privat dhe u përshëndet nga mbështetësit të cilët menjëherë kënduan emrin e tij, morën autografe dhe i vendosën një shall Giallorossi në qafë.
24/08/2023 20:21-Manchester United ka dy portierë në listë nëse Henderson largohet
Manchester United ka në listë dy portierëve nëse Dean Henderson largohet nga klubi.
United është gati të bëjë marrëveshje me njërin mes Altay Biyindir të Fenerbahçes ose Odysseas Vlachodimos të Benficas.
Kushtet personale nuk pritet të jenë problem me asnjërin nga lojtarët. Crystal Palace mbetet në bisedime me United për një marrëveshje për Henderson.
24/08/2023 20:18-Real Sociedad në bisedime me Arsenalin për Tierney
Real Sociedad është në bisedime me Arsenalin për një marrëveshje huazimi për mbrojtësin Kieran Tierney.
Marrëveshja do të jetë me opsion blerje për mbrojtësin skocez.
Tierney nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Arsenalit në dy ndeshjet hapëse të Ligës Premier. Edhe Celtic po ashtu është në garë për lojtarin.
24/08/2023 19:50-Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Jeremy Dokun
Manchester City ka njoftuar afrimin e sulmuesit e Jeremy Doku nga Rennes, me belgun që ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.
Anësori 21-vjeçar bëhet nënshkrimi i tretë i kampionëve evropian këtë verë, pas dyshes kroate Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol.
24/08/2023 19:01-Liverpooli qëndron i qetë pas ofertës së Al Ittihad për Salah
Lajmi që klubi saudit, Al Ittihad, po e kërkon sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, ishte ndër më të komentuarit e ditës.
Por duket të jetë e vështirë që një marrëveshje për Salah të realizohet, pasi Liverpooli e konsideron 31-vjeçari të pashitshëm.
Agjenti i Salah ka hedhur poshtë raportet, pasi kishte edhe në fillim të gushtit, që e lidhnin egjiptianin me një lëvizje te klubi i Arabisë Saudite.
24/08/2023 18:47-Everton ofron 25 milionë euro për Beton
Evertoni po mendon për një sulmues dhe Beto i Udineses shihet si zgjidhje për klubin anglez, duke ofruar 25/26 milionë euro.
Por klauzola e brazilianit është 35 milionë euro.
24/08/2023 18:46-Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të jetë protagonisti i madh i afatit kalimtar veror dhe mendohet se kështu do të jetë edhe për shumë kohë.
Kjo pasi, sot Sky Sports hodhi bombën, duke shkruar se Mbappe është në negociata me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2024.
Sipas këtij mediumi, në tavolinë janë dy opsione.
24/08/2023 18:44-Presidenti i Atletico Madridi, Cerezo: Joao Felix nuk dëshiron të luajë më për ne
Situata e Joao Felix sa vjen dhe bëhet më e vështirë, me presidentin e Atletico Madridit që tani ka folur për të ardhmen e tij.
"Është e çartë, Joao Felix nuk dëshiron të luajë më për Atleticon. Se sa klube e duan, kjo është një tjetër temë", ka thënë Cerezo.
24/08/2023 18:11-Zyrtare: Chelsea merr sulmuesin brazilian Deivid Washington
Chelsea ka kompletuar transferimin e të riut, Deivid Washington nga skuadra braziliane Santos.
Sulmuesi adoleshent ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me klubin anglez, me opsionin edhe për një viti tjetër.
24/08/2023 17:19-Zyrtare: Eneo Bitri kalon te Valerenga
Mbrojtësi 26-vjeçar shqiptar, Eneo Bitri që mbylli sezonin e kaluar luajti te çekët e Banik Ostravës, është transferuar te klubi i njohur norvegjez, Valerenga.
Futbollisti beratas ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin e tij të ri,
Norvegjezët kanë paguar 500 mijë euro për të blerë kartonin e mbrojtësit shqiptar nga çekët.
24/08/2023 17:10-Zyrtare: Aymeric Laporte nënshkruan me Al Nassr
Mbrojtësi spanjoll Aymeric Laporte është larguar nga Manchester City për t'iu bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Nassr.
Marrëveshjes mes palëve është arritur për shumë e 27.5 milionë eurove, ndërsa klubi saudit ku luajnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane ka përforcuar vijën e fundit.
24/08/2023 16:57-Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan
Trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp para ndeshjes iu drejtua një pyetje për mesfushorin kroat Luka Modric i cili nuk është më në formacionin fillestar të klubit madrilen, së bashku me Toni Kroosin.
Madje, mediat spanjolle shkruanin se Modric është i pakënaqur dhe se për shkak të këtij statusi, ai mund të kërkojë një transferim në Arabinë Saudite në dimër, nga ku tashmë ka marrë dhe ka refuzuar oferta të pasura.
24/08/2023 16:54-Sevilla nuk llogaritë në të, por nuk ka asnjë ofertë – situatë aspak e mirë për Adnan Januzajn
Adnan Januzaj është jashtë planeve të Sevillas dhe trajnerit të spanjollëve Jose Luis Mendilibar.
Në shkurtin e këtij viti, sulmuesi u transferua nëpërmjet formulës së huazimit në Turqi te Istanbul Basaksehir, por me dy golat në 11 ndeshje për ekipin turk nuk ishin mjaftueshëm që të binden drejtuesit e klubit turk dhe ai u rikthye sërish në Spanjë.
Për momentin, Januzaj nuk ka marrë asnjë ofertë dhe është detyruar të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Sevillas, shkruan AS.
24/08/2023 15:57-Salah dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe të zëvendësojë Ronaldon si lojtari më i paguar në botë
Mohamed Salah thuhet se dëshiron të largohet nga Liverpooli mes interesimit nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ittihad.
Salah ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite gjatë gjithë verës, me vendin saudit që ka siguruar marrëveshje me shumë yje të futbollit evropian gjatë gjithë verës.
24/08/2023 15:41-Marrëveshje e përfunduar: Interi pranon të shesë Correan te Marseille
Inter dhe Olympique Marseille kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e Joaquin Correa, i cili do t'i nënshtrohet nesër (e premte) testeve mjekësore me skuadrën e Ligue 1.
Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas është duke u larguar nga kryeqyteti i Lombardisë pas një periudhe dy-vjeçare jo bindëse, pasi iu bashkua nga Lazio në një marrëveshje me vlerë rreth 30 milionë euro.
24/08/2023 15:23-Interi rezervon testet mjekësore për Alexis Sanchez
Interi pritet ta kompletojë transferimin e Alexis Sanchez si lojtar i lirë.
Klubi italian ka rezervuar testet mjekësore të kilianit për të nesër (e premte).
24/08/2023 15:08-Balogun afër transferimit te Monaco
Sipas Sky Sports, Monaco dhe Arsenali janë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Folarin Balogun.
Transferimi i sulmuesit pritet t’i kushtoj klubit francez mbi 50 milionë euro.
24/08/2023 14:57-Brandon Williams kalon te Ipswich Town
Ipswich Town ka konfirmuar transferimin e anësorit Brandon Williams.
Williams kalon te Ipswichi si huazim me mundësi blerje nga Manchester United.
24/08/2023 13:35-Man Utd afër nënshkrimit me Evans
Sipas The Telegraph, Jonny Evans është në prag të nënshkrimit me Manchester United për një kontratë njëvjeçare.
Nënshkrimi i Evans mund të nënkuptojë se Harry Maguire tani është zgjedhja e 6-të e qendërmbrojtësve në klub.
24/08/2023 13:23-Verrati kërkohet nga dy klubet e mëdha saudite
Sipas Gazetta dello Sport, mesfushori italian, Marco Verratti është ende në shënjestër të Al-Hilal dhe Al-Ahli.
Dy klubet saudite kanë ofruar nga 45 milionë euro, por PSG kërkon 80 milionë euro për lojtarin.
Ekziston një optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet me 60 milionë plus bonuse.
24/08/2023 13:17-Al-Ittihad me ofertë të pa rezistueshme për Salah dhe Liverpoolin
Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad është i interesuar të bëjë një sforco tjetër ekonomike për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Një tjetër yll i madh i futbollit ka marrë një “ofertë që nuk mund ta refuzojë” nga Arabia Saudite.
Sipas gazetarit të respektuar italian Nicolo Schira, Al-Ittihad i dërgoi një ofertë Liverpoolit për Salah.
24/08/2023 13:00-Zyrtare: Arb Manaj, lojtar i ri i Ballkanit
Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi synon t’i sigurojë grupet e Ligës së Konferencës dhe ta përsëris suksesin e vitit të kaluar në Superligë.
Kështu, klubi nga Suhareka ka konfirmuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për ish-golashënuesin e Superligës së Kosovës, Arb Manaj.
24/08/2023 11:44-Wolves refuzon ofertën e Man Cityt për Nunes
Wolverhampton Wanderes kanë refuzuar një ofertë prej rreth 55 milionë euro nga Manchester City për Matheus Nunes.
Oferta hapëse për portugezin thuhet se nuk është aspak afër vlerësimit të Wolves.
Ujqërit nuk duan të shesin, por një ofertë e lartë mund t’ua ndryshoj mendjen.
24/08/2023 11:25-Roma rivalizon Milanin për Azmoun
Roma i është bashkuar garës për transferimin e Serdar Azmoun nga Bayer Leverkusen.
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Roma tashmë ka dërguar ofertën te klubi gjerman.
Lojtari pritet të vendos shumë shpejt për klubin e ri.
24/08/2023 11:19-PSG e gatshme ta përfshijë Ekitiken në ofertën për Kolo Muanin
Paris Saint-Germain është shumë e hapur ta përfshijë Hugo Ekitike në ofertën për Randal Kolo Muani.
Megjithatë, drejtuesit e Enitracht Frankfurtit thuhet se nuk janë të interesuar për këtë ide.
Klubi gjerman dëshiron vetëm 100 milionë euro për sulmuesin dhe nuk është gati as për ofertën 70 milionë euro plus 20 milionë bonuse as për ofertën 80 milionë euro plus 10 milionë bonuse.
24/08/2023 10:28-Man Utd interesohet për Gravenberch
Manchester United ka regjistruar një interes për nënshkrimin e Ryan Gravenberch.
Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk mund të bëjë një lëvizje zyrtare derisa të shesin ndonjë lojtarë.
24/08/2023 10:24-Arsenali kërkon rreth 120 milionë euro nga shitjet para përfundimit të afatit kalimtar
Shitet e planifikuara verore të Arsenalit prej 100 milionë funtesh (117 milionë euro) thuhet se do të ndodhin në javën e ardhshme.
Gunners kanë shpenzuar shumë para për blerjen e emrave si Kai Havertz, Jurrien Timber dhe Declan Rice.
Megjithatë, klubi nga Emirates tani duhet të balancojë librat dhe të sigurojë që ato të jenë financiarisht në rregull.
24/08/2023 09:55-Barcelona pajtohet me klauzolën e blerjes së detyrueshme të Cancelos, nëse arrin një objektiv
Barcelona është e gatshme të fusë një klauzolë në kontratën e huazimit të Joao Cancelo që do ta shihte huazimin e tij me opsion blerje, të bëhet një blerje e detyrueshme në rast të plotësimit të një kushti.
Cancelo i Manchester Cityt është lidhur shumë me Blaugranët, me shumë media që raportojnë se një huazim me opsion blerje do të përfundojë para fundit të javës.
24/08/2023 09:00-Gabri Veiga afër transferimit te Al-Ahli
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Gabri Viega është afër të kompletoj transferimin nga Celta Vigo te Al Ahli.
Mesfushori spanjoll është 21-vjeçar dhe një nga talentet më të mira në botë, ndërsa ishte i lidhur me Napolin dhe klubet e mëdha angleze.
24/08/2023 08:52-Pepe drejt transferimit në Arabinë Saudite
Sulmuesi anësor nën pronësi të Arsenalit, Nicolas Pepe pritet ta lë futbollin evropian.
Sipas RMC Sport, Pepe është i vendosur për një transferim në Superligën e Arabisë Saudite.
24/08/2023 08:33-Detajet e transferimit të Correas te Marseille
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Marseille do të paguajë një tarifë huazimi prej dy milionë për Joaquin Correa dhe ka një opsion për të blerë atë në fund të sezonit.
Opsioni i blerjes do të bëhet një detyrim nëse Marseille kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/2025.
24/08/2023 08:13-Fiorentina ulë çmimin e Amrabat
Fiorentina thuhet se ka ulur çmimin e kërkuar për mesfushorin Sofyan Amrabat.
Sipas Corriere dello Sport, klubi Viola tani kërkon 21 milionë funte për mesfushorin maroken, i cili pëlqehet nga Manchester United dhe Liverpooli.
23/08/2023 22:44-Divok Origi kërkon largimin nga Milani
Një nga dështimet më të mëdha të sezonit të kaluar në Serie A, Divock Origi ka njoftuar drejtuesit e Milanit se dëshiron të largohet nga klubi.
Kuqezinjtë nuk kanë asgjë kundër dhe janë të disponuar si për shitje ashtu edhe për huazim me të drejtë blerjeje.
Klubet nga Ligue 1, Liga Premier dhe Seria A janë të interesuara për belgun.
23/08/2023 22:43-David Neres mund të përfundojë te Zeniti
David Neres mund të shkojë te Zeniti. Në fakt, braziliani ka një marrëveshje me gjigantin rus i cili është gati t'i ofrojë Benficas deri në 35 milionë euro.
23/08/2023 22:43-Ledds ofertë për Nadiem Amirin
Leeds i ka dërguar një ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit për Nadiem Amiri, i cili është dëshirë e madhe të trajnerit Daniel Farke.
Klubi anglez i kanë ofruar mesfushorit qendror, i cili ka hyrë në 10 muajt e fundit të kontratës, një kontratë katërvjeçare.
Tani futbollisti 26-vjeçar duhet të vendosë për të ardhmen e tij.
23/08/2023 22:35-Sa para kanë shpenzuar deri më tani sauditët për të ofruar disa nga yjet e futbollit?
Pasi u mbyll sezoni i kaluar në Ligën Saudite Pro, filloi një uragan ku yjet më të mëdha të futbollit do të përfundonin nga Evropa në Superligën e Arabisë Saudite.
Neymar, Karim Benzema, Sadio Mane, Marcelo Brozovic, N'Golo Kante, Roberto Firmino, Sergej Milinkovic-Savic, Jordan Henderson, Ruben Neves dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga lojtarët që shkuan në Arabinë Saudite.
23/08/2023 22:20-Benzema probleme me trajnerin Santo në Al Ittihad – tifozët e Man Utd e duan në “Old Trafford”
Karim Benzema thuhet se ka probleme në klubin saudit Al Ittihad, ku trajneri Nuno Espirito Santo, e ka njoftuar klubin pasi lojtari nuk përshtatet në taktikat e tij.
Kjo gjë ka bërë që tifozët e Man United të gëzohen, duke e parë sulmuesin Karim Benzema si ideal për klubin që ata e mbështesin.
23/08/2023 22:00-West Ham afër Mohammed Kudus
West Ham afër marrëveshjes me Ajaxin për Mohammed Kudus. Oferta për mesfushorin sulmues është 41 milionë euro dhe me disa bonese të përfshira.
Lojtari ka marrëveshje me klubin anglez për një kontratë prej pesë vitesh me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
23/08/2023 21:56-Man City do të bëjë ofertë për Matheus Nunes te Wolves
Mësohet se Manchester City do të bëjë ofertë për mesfushorin Matheus Nunes.
Oferta vlen 50 milionë euro dhe lojtari tashmë i ka pranuar kushtet e ofruara nga qytetarët.
23/08/2023 21:51-Crystal Palace ofertë për Kelechi Iheanacho
Pas gjashtë sezonesh te Leicester City, Kelechi Iheanacho mund të largohet nga King Power Stadium pasi klubi anglez ra në Champions.
Sulmuesi nigerian nuk dëshiron të luajë në nivelin e dytë dhe mirëpret transferimin e tij.
Crystal Palace duket se është një nga destinacionet më të mundshme, pasi klubi londinez planifikon të ofrojë një shumë afër 12 milionë euro. Marrëveshja mund të mbyllet në orët e ardhshme.
23/08/2023 20:57-Correa te Marseille, Sanchez kthehet te Interi?
Olympique Marseille ka filluar bisedimet me Interin për Joaquin Correa, i cili shihet ideal për fazën e sulmit te klubit francez.
Interi në anën tjetër ka marrëveshje me Alexis Sanchez i cili është lojtar i lirë dhe kiliani do të afrohet posa Correa të largohet nga klubi.
23/08/2023 20:19-Aymeric Laporte kryen testet mjekësore te Al Nassr
Aymeric Laporte ka kryer testet mjekësore dhe do të transferohet te Al Nassr në Superligën e Arabisë Saudite.
Ai do të nënshkruaj për tri vite.
23/08/2023 20:17-Gonzalo Montiel kalon te Nottingham Forest
Mbrojtësi argjentinas, Gonzalo Montiel, ka kaluar nga Sevilla te Nottingham Forest si huazim me të drejt blerje për 11 milionë euro.
23/08/2023 19:53-Zyrtare: Bernardo Silva ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn
Bernardo Silva ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2026.
Mesfushori portugez iu bashkua Man Cityt në verën e vitit 2017 dhe ka dhënë një kontribut të madh në suksesin e klubit, ku sezonin e shkuar fituan tripletën.
Lojtari që kishte kontratë deri në vitin 2025, ka folur për zgjatjeje njëvjeçare te kontratës me klubin nga Etihad.
23/08/2023 19:45-Zyrtare: Valentino Lazaro te Torino
Torino e ka kompletuar transferimin e anësorit, Valentino Lazaro nga Interi.
Lazaro është rikthyer te Torino me Interin që do të fitojë 4 milionë euro dhe 10 për qind të parave nga shitja e radhës.
23/08/2023 18:47-Juventusi i ofron kontratë të re Chiesas
Tuttosport shkruan se Juventusi i ka ofruar rinovimin e kontratës sulmuesit të krahut, Federico Chiesa.
Aktualisht, Chiesa ka kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin dhe pagë vjetore prej 6 milionë eurosh, ndërkohë me rinovimin e saj, paga do t’i ngrihej në 7 milionë euro.
Atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 202. Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini ishin të interesuara për lojtari.
23/08/2023 18:44-RB Leipzig i ka bërë ofertë zyrtare Napolit për mesfushorin Eljif Elmas
Sipas mediumit gjerman Kicker, ekipi gjerman ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e Elmasit në këtë afat kalimtar.
Elmas po shihet si përforcim i duhur te Leipzigu, ndërsa mesfushori ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.
23/08/2023 18:24-Moise Kean drejt Milanit, Alvaro Morata kthehet te Juventusi?
Sky Sport Italia shkruan se futbollisti spanjoll Alvaro Morata do të kthehet në Juventus nëse Moise Kean largohet nga klubi.
Juventusi po përgatitet për ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe në qendër të vëmendjes është rikthimi i mundshëm i sulmuesit spanjoll, Morata.
Morata më parë ka luajtur për Zonjën e Vjetër, thuhet se do të kthehet në klub nëse Kean shkon te Milani, pasi dy palët janë të interesuar.
23/08/2023 15:56-Bayern Munich dhe Borussia Dortmund synojnë rikthimin e Bella Kotchap në Bundesliga
Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë në një garë, jo për titullin për momentin, por për transferimin e një mbrojtësi.
Dy gjigantët gjerman kanë në listën e tyre të dëshirave mbrojtësin e talentuar Armel Bella Kotchap i cili luajti sezonin e fundit në Angli me Southamptonin.
23/08/2023 15:31-Dështuan me Olisen, Chelsea përgatitë ofertë për Barcolan
Michael Olise ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, madje kishte një marrëveshje personale mes palëve.
Por sulmuesi francez befasoi të gjithë duke rinovuar kontratën me Crystal Palace dhe dy klubet më nuk negociuan fare.
Chelsea tani ka ndërruar objektivin për repartin ofensivë dhe është rikthyer te Bradley Barcola. Lajmi i plotë
23/08/2023 15:21-Man City shqyrton transferimin e Eberechi Eze
Manchester City po shqyrton një lëvizje për Eberechi Eze të Crystal Palace, pasi transferimi i Lucas Paqueta dështoi.
Sipas Daily Mail, Crystal Palace pritet të kërkojë më shumë se 70 milionë funte për lojtarin anglez me tipare sulmuese.
23/08/2023 15:11-Doucoure kërkohet nga Liverpooli
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli ka kërkuar nënshkrimin e Cheick Doucoure nga Crystal Palace.
Çmimi i lojtarit sillet rreth 40 milionë euro.
23/08/2023 15:04-Dortmundi po mendon rikthimin e Jadon Sanchos
Jadon Sancho mund të largohet nga Manchester United pas dy viteve të kaluara te kjo skuadër.
Djajtë e Kuq kanë paguar 85 milionë euro për transferimin e tij, por Sancho nuk i arriti asnjëherë pritshmëritë në Old Traford.
Reprezentuesi anglez nuk po arrin të zë vend në formacionin bazë te United dhe largimi në ditët e fundit nga Djajtë e Kuq është mëse i mundur.
Sky Sport ka raportuar se Borussia Dortmund ka shprehur interesim për rikthimin e Sanchos në 'Signal Iduna Park'. Lajmi i plotë
23/08/2023 14:31-Liverpooli në bisedime me Bayernin për Gravenberch
Liverpooli po insiston për transferimin e Ryan Gravenberch.
Mesfushori ka kërkuar largimin nga Bayerni, teksa The Reds janë në bisedime të avancuara me klubin gjerman për mesfushorin holandez.
23/08/2023 13:58-Klubet saudite pas mesfushorit Ounahi
Sipas L’Equipe, Al-Hilal dhe Al-Ahli janë të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit maroken, Azzedine Ounahi.
Lojtari, i cili iu bashkua Marseilles vetëm për 10 milionë euro në janar, mund të jetë subjekt i një oferte 15-20 milionë euro nga Arabia Saudite.
23/08/2023 13:33-Hugo Lloris mund të mbetet te Tottenhami
Hugo Lloris ka refuzuar përfundimisht mundësinë për t'u bashkuar me Lazion në Serie A.
Francez është ende i hapur për oferta, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit në Tottenham Hotspur.
23/08/2023 12:56-Monaco pritet ta rrëmbej Balogunin nga Arsenali
Monaco po përgatit një ofertë të re për të siguruar shërbimet e Folarin Balogun.
Sipas mediumit talkSport, klubi francez ka gati më shumë se 40 milionë euro për sulmuesin e Arsenalit.
23/08/2023 11:45-Al-Ittihad heq dorë nga Gabriel Magalhaes
Al-Ittihad thuhet se ka hequr dorë nga shpresa për të nënshkruar me mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes.
Sipas Daily Express, Al-Ittihad në vend të Gabriel po synon një lëvizje për kapitenin e PSG, Marquinhos.
23/08/2023 11:43-Ten Hag e do me çdo kusht Amrabatin
Sipas Daily Express, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i ka bërë një "kërkesë ekspresive" drejtuesve të klubit për të nënshkruar me mesfushorin e Fiorentinës dhe Marokut, Sofyan Amrabat.
23/08/2023 11:02-Lukaku te Roma mund të bëhet realitet vetëm nëse Chelsea zbret çmimin e belgut
Roma është futur fuqishëm në garë për transferimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.
Sulmuesi belg vazhdon të stërvitet me ekipin e të rinjve të Chelseat pasi nuk është pjesë e projektit teknik të londinezëve.
Roma po mundohet të përfitojë nga kjo dhe ta rikthejë belgun në elitën e futbollit italian Serie A. Lajmi i plotë
23/08/2023 10:01-Carlos Tevez bëhet trajner i ri i klubit të madh argjentinas
Ish-lojtari i kombëtares argjentinase, Carlos Tevez, është bërë trajneri i ri i klubit nga Superliga e Argjentinës, Independiente.
39-vjeçari Tevez ka marrë edhe zyrtarisht postin e trajnerit te Independiente, e cila ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e tij në rrjetet sociale.
23/08/2023 09:51-Jeremy Doku po kryen testet mjekësore te Manchester City
Sulmuesi belg, Jeremy Doku është duke kryer testet mjekësore te kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.
Marrëveshja po finalizohet dhe dokumentet janë gati për tu nënshkruar.
Kontrata do të nënshkruhet gjatë ditës së sotme ku Doku do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Manchester Cityt.
23/08/2023 09:24-PSG pritet të përmirësojë ofertën për Randal Kolo Muanin, e para prej 70 milionë eurove u refuzua
Paris Saint Germain po kërkon me çdo kusht transferimin e Randal Kolo Muanit.
Gjiganti francez ka bërë një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurove në drejtim të Eintracht Frankfurt, por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra gjermane.
PSG ka arritur tanimë marrëveshje personale me lojtarin i cili është pajtuar për tu rikthyer në elitën e futbollit francez Ligue 1.
23/08/2023 08:58-Varane nuk e do Arabinë Saudite
Raphael Varane nuk ka qenë kurrë në bisedime për një transferim në Arabinë Saudite.
Sipas Fabrizio Romano, ai nuk është i interesuar për ndonjë transferim këtë verë.
23/08/2023 08:55-Juventusi bën ofertë zyrtare për transferimin e anësorit suedez
Juventusi e ka nisur për mrekulli sezoni e ri në Serie A duke marrë një fitore 0-3.
Zonja e Vjetër synon që të rikthehet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe do të tentojnë ta rikthejnë edhe titullin e kampionit.
Pas largimit të Juan Cuadrados, Juventusi po kërkon transferimin e një anësori të djathtë dhe duket se atë e ka gjetur te Spezia. Lajmi i plotë
23/08/2023 08:46-Portieri Peretz gati të zyrtarizohet te Bayern Munichu
Transferimi i portierit Daniel Peretz nga Maccabi Tel Aviv në Bayern Munich është gati të përfundojë.
Klubi gjerman do të paguajë një tarifë prej 5 milionë euro plus bonuse dhe ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
23/08/2023 08:34-City ende është në pritje të Paquetas, po pret reflektimin e West Hamit
Lucas Paqueta vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet apo do të largohet nga West Ham United.
Mesfushori brazilian ka shkëlqyer në sezonin e kaluar, por e ka nisur për mrekulli edhe të riun në elitën e futbollit anglez.
Manchester City është duke kërkuar transferimin e brazilianit dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare për të. Lajmi i plotë
22/08/2023 23:29-Fluminense refuzon mega ofertën e Liverpoolit për Andre
ESPN Brazil raporton se Fluminense ka refuzuar ofertën e fundit prej 30 milionë eurosh të Liverpoolit për Andre.
22/08/2023 23:14-Barca mund të zëvendësojë Dembelen me Kudus
Barcelona mund të nënshkruajë me Mohammed Kudus në ditët e fundit të merkatos së verës, raporton David Bernabeu i Diario Sport.
22/08/2023 22:51-Real Madridi “ka qeshur” me atë çfarë po synon PSG nga Mbappe
Real Madrid ka qeshur me çmimin e kërkuar prej 250 milionë eurosh të Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen, raporton El Debate.
22/08/2023 22:06-Lazio e dëshiron Guendouzin
Lazio është në bisedime për të nënshkruar me Matteo Guendouzin nga Marseille.
Klubi francez kërkon 22 milionë euro, ndërsa Lazio ka ofruar vetëm 15 milionë euro.
Diskutimet janë në zhvillim dhe ka besim se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti, raporton Foot Mercato.
22/08/2023 21:19-Arabia Saudite refuzon transferimin e Greenwood
Arabia Saudite heziton të lejojë klubet e tyre të nënshkruajnë me Mason Greenwood.
Shefat e Ligës Pro të Arabisë Saudite kanë frikë se afrimi i sulmuesit do të dëmtonte imazhin e tyre publik, raporton talkSPORT.
22/08/2023 21:04-Altay Bayindir përfundon testet mjekësore te Man United
Manchester United është afër kompletimit të transferimit të Altay Bayindir.
Djajtë e Kuq kishin organizuar testet mjekësore të lojtarit në paraditen e sotme, ndërsa janë publikuar fotot e largimit të portierit nga Athina - aty ku i përfundoi procedurat para se të niset për në Stamboll.
Bayindir do të largohet nga Fenerbahce për një shumë rreth tetë milionë euro.
22/08/2023 20:34-Zyrtare: Milani transferon Marco Pellegrinon
Milani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Marco Pellegrinos.
22/08/2023 19:43-Al-Ittihad insiston në transferimin e Marquinhos
Al-Ittihad dëshiron të blejë Marquinhos.
Klubi saudit po kërkon një qendërmbrojtës dhe braziliani është në krye të listës së ngushtë.
Megjithatë, mbrojtësi i PSG-së dëshiron të qëndrojë në Francë, raporton Fabrice Hawkins.
22/08/2023 19:41-Ajaxi refuzon ofertën e West Hamit për Kudus
Ajax ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë euro + shtesa nga West Ham për Mohammed Kudus.
Klubi holandez dëshiron të paktën 10 milionë euro më shumë për të konsideruar shitjen, raporton 90min.
Interesim për Kudus ka edhe nga Chelsea dhe Brightoni.
22/08/2023 19:14-Souloukou niset për në Londër për t’u takuar me Chelsean rreth Lukakut
Drejtoresha e Përgjithshme e Romës, Lina Souloukou thuhet se ka fluturuar për në Londër, ku do të takohet me Chelsean për të diskutuar për Romelu Lukakun, raportojnë mediat në Itali.
22/08/2023 18:59-Zyrtare: Llapi transferon Araz Abdullayev
Llapi ka konfirmuar zyrtarisht se ka kompletuar transferimin e Araz Abdullayev.
22/08/2023 17:58-Nga Spanja raportojnë se Real Madridi ka gati ofertën për Mbappen
Real Madridi po tenton të bëjë një lëvizje për Kylian Mbappe në ditën e fundit të afatit kalimtar (31 gusht).
22/08/2023 17:45-Manchester City largohet nga Paqueta
Manchester City nuk dëshiron ta transferojë Lucas Paquetan nga West Ham United.
Citizens janë në dijeni për situatën e lojtarit brazilian, pasi po hetohet për bastëvënie të paligjshme.
22/08/2023 17:42-Juventusi nuk ka hequr dorë nga Lukaku
Juventusi ende nuk është larguar nga gara për Romelu Lukakun.
Zonja e Vjetër është ende në kontakt me Chelsea për sulmuesin belg, duke shikuar nga opsionet më të mira.
Por, Juventusi dëshiron fillimisht ta largojë Dusan Vlahovicin para se të transferojë Lukakun.
22/08/2023 17:39-Frankfurt ende nuk ka marrë ofertë të re për Kolo Muanin nga PSG
Eintracht Frankfurti po pret ofertë zyrtare nga Paris Saint-Germain për Randal Kolo Muanin.
Klubi parisien është tejet i interesuar në sulmuesin, mirëpo skuadra gjermane po pret ofertë zyrtare - ndërsa vlera e lojtarit është 100 milionë euro.
22/08/2023 16:41-Bonucci pritet t’i befasojë të gjithë me skuadrën e re – rikthim në Ligën e Kampionëve
Leonardo Bonucci mund të luajë këtë sezon në Ligën e Kampionëve edhe pse Juventus nuk është aty.
22/08/2023 16:24-Tri arsyet që mund të çojnë në largimin e Alonsos nga Barcelona
Marcos Alonso beson fuqishëm që Barcelona dëshiron që ai të largohet nga klubi këtë verë, bën të ditur Javi Miguel i Diario AS.
22/08/2023 16:03-Mourinho telefonon Lukakun, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij
Romelu Lukaku mund të rikthehet në Serie A, por jo te Interi.
Është përfolur për një kalim të sulmuesit belg te Juventusi, por as kjo nuk do të ndodhë se paku këtë verë.
Roma është duke kërkuar një sulmues dhe belgu po shihet si alternativa kryesore e Giallorosëve për repartin ofensivë. Lajmi i plotë
22/08/2023 15:56-Man Utd kërkon të nënshkruajë me Ivan Toney
Manchester United thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me Ivan Toney pasi lojtari të hiqet ndalimi i basteve.
Faqja FootballTransfers ka pohuar se Unitedi po kërkon të sjellë Toneyn në afatin kalimtar të dimrit pasi ka kohë që janë duke e përcjell.
22/08/2023 15:50-Roma shpreson në transferimin e Lukakut
Drejtuesit e Romës thuhet se kanë fluturuar për në Londër dhe mund të takohet me Chelsean për të diskutuar për Romelu Lukakun.
Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Tempo, Roma po e vëzhgon me vëmendje 30-vjeçarin që dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Evropë dhe nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite.
22/08/2023 15:39-Bonucci pranë nënshkrimit me Union Berlin
Leonardo Bonucci mund të shijojë futbollin e Ligës së Kampionëve këtë sezon edhe pse Juventus nuk është aty. Kjo sepse 36-vjeçari mund të ndryshojë klub.
Sipas Relevo, Bonucci është një objektiv i Union Berlinit.
Klubi gjerman që përfundoi i katërti në Bundesligë sezonin e kaluar dëshiron të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
22/08/2023 15:24-Chelsea interesohet për Balogun
Sipas mediumit Standard.co.uk, Chelsea ka shfaqur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.
Blutë e shohin të mundshëm transferimin e Balogun nga Arsenali.
22/08/2023 15:18-Fulhami nis bisedimet për Moise Kean
Sipas Standard.co.uk, Fulhami thuhet se ka filluar bisedimet me Juventusin për transferimin e sulmuesit Moise Kean.
Interesimi i klubit anglez vjen pasi i kanë dhënë fund ndjekjes së Callum Hodson-Odoi.
22/08/2023 13:54-Bernardo Silva vendos të qëndroj te Man City
Sipas Mundo Deportivo, Bernardo Silva e ka njoftuar Manchester Cityn se do të qëndrojë në klub dhe do ta zgjasë kontratën.
Trajneri Pep Guardiola thuhet se luajti një rol të rëndësishëm në këtë vendim.
22/08/2023 13:46-Sergi Roberto refuzon ofertën nga Arabia Saudite
Sipas gazetës Sport, një klub saudit ofroi një tarifë prej 15 milionë euro Barcelonës, por lojtari vlerësohet nga Xavi.
Edhe Roberto dëshiron të mbetet në rolin e tij të ri si kapiten.
22/08/2023 13:32-Rey Manaj zyrtarizohet te klubi i njohur turk
Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është edhe zyrtarisht një lojtar i ri i klubit nga Superliga e Turqisë, Sivasspor.
Pas gjashtë muajve pa skuadër, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi.
Manay ka arritur marrëveshje me Sivassspor dhe është prezantuar sot (e martë) te klubi i njohur turk.
22/08/2023 13:11-Liverpooli ia rrëmben nga dora Manchester Unitedit mesfushorin brazilian, tani ka marrëveshje personale me lojtarin
Liverpooli po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri që tanimë ka nisur në Ligën Premier.
Emri i radhës që do të zbarkojë në Anfield është ai i mesfushorit të talentuar brazilian Andre Trindade.
22-vjeçari kërkohej edhe nga Manchester United, por The Reds kanë arritur tanimë marrëveshje personale me futbollistin. Lajmi i plotë
22/08/2023 12:47-West Hami dëshiron transferimin e sulmuesit Ekitike
West Ham United thuhet se dëshiron të transferoj sulmuesin e Paris Saint-Germain, Hugo Ekitike.
Sipas mediave francez, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos pati një takim gjatë të hënës me drejtuesit e anglezëve për të diskutuar transferimin e mundshëm të sulmuesit në Londër.
22/08/2023 12:35-Salah ylli i radhës që do ta lë Evropën për Arabinë, po përgatitët një super ofertë për të
Mohamed Salah mund të jetë futbollisti i radhës që largohet nga Liverpooli dhe karrierën ta vazhdoj në Arabinë Saudite.
Sulmuesi egjiptian ka shtatë vite që është pjesë e The Reds dhe aventura e tij në Anfield mund të përfundojë këtë verë.
Përkundër se ai ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2025, nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite.
Pas transferimit të Karim Benzemas, N’Golo Kantes e Fabinhos, Al Ittihad po mendon të afrojë edhe sulmuesin egjiptian në afatin kalimtar veror. Detajet i gjeni në lajmin e plotë
22/08/2023 12:32-Jeremy Doku afër zyrtarizimit te Man City
Jeremy Doku shumë shpejt pritet të bëhet lojtar i ri i Manchester Cityt.
Sipas Sky Sports, belgu do të udhëtojë sot në Angli për testet mjekësore me klubin nga Etihad.
22/08/2023 12:10-Dominik Livakovic drejt transferimit te Fenerbahce
Fenerbahce është duke kompletuar transferimin e portierit kroat Dominik Livakovic.
Përkundër se në listën e tyre kishin edhe Arijanet Muric, në fund Burnley ka refuzuar ofertën e gjigantit turk.
Kësisoj Fenerbahce po transferon portierin kroat nga Dinamo Zagreb.
22/08/2023 12:03-Newcastle United siguron shërbimet e Lewis Hall
Mbrojtësi i majtë anglez, Lewis Hall është larguar nga Chelsea.
Anësori i talentuar karrierën do ta vazhdoj te Newcastle United që ka fituar garën për shërbimet e tij si huazim një vjeçar.
Hall te Newcastle do ta bartë fanellën me numër 20.
22/08/2023 12:01-Drejt dështimit transferimi i Veigas te Napoli
Napoli u duk më afër shërbimeve të talentit spanjoll Gabriel Veiga.
Megjithatë, situata raportohet se ka ndryshuar, e ndonëse ishte arritur një marrëveshje paraprake mes kampionëve të Italisë dhe lojtarit, bisedimet me Celta Vigon nuk kanë shkuar mirë dhe ka pasur tension, çka ka vënë në pikëpyetje kalimin e Veiga tek Napoli.
Nga kjo situatë janë të gatshme të përfitojën klube si Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, të cilat mund të bëjnë një ofertë që të ndryshojë kursin e këtij transferimi.
22/08/2023 10:45-Ofertë e lartë nga Arabia Saudite për Mason Greenwood
Mason Greenwood mund ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite pas largimit nga Manchester United.
Sulmuesi i talentuar anglez ka një ofertë të madhe në tavolinë, pasi Al-Ettifaq i ka ofruar pagë prej 10 milionë euro në sezon.
21-vjeçari kërkohet edhe nga Roma, teksa këtë javë do të vendos për të ardhmen e tij.
22/08/2023 10:07-Vojvoda nuk e mendon largimin nga Torino
Mërgim Vojvoda nuk po e mendon largimin nga Torino.
Mbrojtësi kosovar ka qenë objektiv i gjigantit turk Fenerbahce, por ai ka folur për të ardhmen e tij. Lajmi i plotë
22/08/2023 09:21-West Hami e përforcon mbrojtjen me futbollistin grek
Kostantinos Mavropanos po e kompleton kalimin te West Ham United nga skuadra gjermane Stuttgart.
Pas shkëlqimit në dy vitet e fundit në Bundesliga, Mavropanos do të rikthehet në Angli ku më parë ishte pjesë e Arsenalit.
'Çekanët' do të paguajnë 20 milionë euro plus pesë të tjera bonuse për transferimin e tij.
22/08/2023 09:20-Rodrigo de Paul drejt transferimit te Al Ahli
Al Ahli vazhdon të jetë njëra nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.
Skuadra arabe po synon që të transferoj edhe mesfushorin argjentinas të Atletico Madrid, Rodrigo de Paul.
Al Ahli janë në bisedime të avancuara me lojtarin, teksa këtë javë pritet oferta zyrtare në drejtim të Atletico Madrid.
22/08/2023 09:09-Mourinho e do Greenwoodin te Roma
Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur me sulmuesin Mason Greenwood në një telefonatë private së fundmi.
21-vjeçari ka pranuar të largohet nga Manchester United me pëlqim reciprok në javët në vijim.
Sipas The Sun, Mourinho e do te Roma sulmuesin anglez.
22/08/2023 08:56-Cancelo afër kompletimit të kalimit te Barcelona
Kalimi i Joao Cancelo në Barcelonë do të përfundojë së shpejti pasi është vetë çështje kohe.
Sipas Fabrizio Romano, transferimi do të jetë një huazim dhe opsion blerje nga Manchester City.
22/08/2023 08:39-Dështon transferimi i Sergio Ramos te Besiktasi
Besiktas ka mohuar çdo marrëveshje për të nënshkruar me Sergio Ramos.
“Marrëveshja nuk do të ndodhë pasi nuk ka asnjë shans për shkak të kërkesave financiare”, njoftoi klubi turk.
22/08/2023 08:30-Arsenali lidhet me transferimin e Jules Kounde
Arsenali sapo ka filluar përpjekjet e tij për të gjetur një zëvendësues për Jurrien Timberin e tyre të dëmtuar.
Njëri nga lojtarët që është lidhur me këtë rol është opsioni i improvizuar i Barcelonës, Jules Kounde.
21/08/2023 23:57-Zbulohet takimi i fshehtë mes PSG-së dhe Mbappes: Real Madridi ‘sy e veshë’ nga Franca
Paris Saint-Germain ende ka shpresë se ata mund të arrijnë një marrëveshje me Kylian Mbappe për të rinovuar kontratën e tij.
21/08/2023 23:45-Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për Pavard
Sky Sport Italia raporton se Inter dhe Bayern Munich kanë rënë dakord për të gjitha shifrat për Benjamin Pavard në 30 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë, por gjermanët kanë ende nevojë për një zëvendësim.
21/08/2023 23:37-Sergio Ramos po transferohet te Besiktasi
Ikona e Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se do t’i bashkohet gjigantit turk – Besiktas.
21/08/2023 23:27-Fulham do të përballet me konkurrencë për Callum Hudson-Odoin
Fulham aktualisht është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me Callum Hudson-Odoi e Chelseat, por ata do të përballen me konkurrencën nga Everton dhe Nottingham Forest, sipas Evening Standard.
Fulham ka një marrëveshje verbale me lojtarin, por ata refuzojnë të përputhen me çmimin e kërkuar prej 13 milionë eurosh për të anglezin.
21/08/2023 23:26-Johnson preferon Tottenhamin para Chelseat
Chelsea është e interesuar për sulmuesin e Nottingham Forest, Brennan Johnson dhe është gati të ofrojë para, plus Andrey Santos për të siguruar nënshkrimin e tij, sipas Daily Mail.
Por, në kërkim të më shumë minutave, Johnson mund të vendosë të bashkohet me Tottenhamin në vend të Bluve.
21/08/2023 23:24-Fulhami futet në garë për Balogun
Fulham i ka sytë te sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun dhe është gati të paraqesë një ofertë zyrtare me vlerë 40 milionë euro plus shtesa, sipas Daily Mail.
Megjithatë, Cottagers do të përballen me konkurrencën nga Chelsea dhe Monaco në garën për të nënshkruar me yllin amerikan, të cilin Arsenali e vlerëson afro 60 milionë euro.
21/08/2023 22:05-Ditë të mira për Gjilanin: Pesë afrime deri më tani, priten edhe katër tjera
Gjilani sot ka startuar në sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke marrë një barazim pa gola ndaj Prishtinës, ndërsa po punohet për konsolidimin e skuadrës.
21/08/2023 21:47-Pepe dhe Balogun japin përditësime për të ardhmen te Arsenali
Folarin Balogun dhe Nicolas Pepe kanë sugjeruar se ata janë ende lojtarë të Arsenalit me postimet e tyre të fundit në rrjetet sociale.
21/08/2023 21:28-Zyrtare: Henry emërohet trajner i ekipit të Francës U-21
Thierry Henry është emëruar trajneri i ri i Francës U21 me një kontratë dyvjeçare.
Ish-sulmuesi i Arsenalit ka zëvendësuar Sylvain Ripoll, i cili u shkarkua pas një sërë paraqitjesh zhgënjyese, më së fundi në Kampionatin Evropian 2023.
Henry, i cili nuk ka qenë trajner që kur u largua nga Montreali në vitin 2021, do të marrë drejtimin e një prej brezave më të talentuar që Franca ka parë prej kohësh.
Një skuadër plot yje e udhëhequr nga emra si Khephren Thuram, Rayan Cherki, Elye Wahi dhe Michael Olise ndër të tjerë, shumë prej talenteve të rinj e kanë tejkaluar moshën e tyre të re dhe tashmë kanë një përvojë të pasur në ligat kryesore të Evropës.
21/08/2023 21:25-Varane i hapur për të kaluar te Al-Ittihad
Al-Ittihad është në bisedime paraprake me Manchester United për Raphael Varane.
Francezi ka dhënë indikacione pozitive për të luajtur në Ligën Saudite.
Al-Ittihad pritet që së shpejti të ofrojë marrëveshjen kontraktuale te Varane, më pas për ta bindur Unitedin për shitjen e tij.
21/08/2023 21:00-Dy lojtarët që Real Madridi do të përpiqet t’i largojë përpara mbylljes së afatit kalimtar
Real Madridi do të përpiqet të largojë Alvaro Odriozolën dhe Reinierin në ditët e fundit të merkatos së verës, raporton Rodra.
21/08/2023 20:31-A është vërtet i interesuar Liverpooli për Kalvin Phillips?
Liverpool ka mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips në listën e ngushtë të transferimeve për në mesfushë, raporton Fabrizio Romano.
21/08/2023 19:48-Arrihet marrëveshja në parim mes Interit dhe Bayern Munichut për Pavard
Interi dhe Bayern Munichu kanë arritur marrëveshje në parim për kartonin e Benjamin Pavard, raporton Fabrizio Romano.
"Interi dhe Bayerni tani kanë arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar marrëveshjen për Benjamin Pavard", ka bërë të ditur eksperti i transferimeve.
"Për 30 milionë euro plus 2-3 milionë euro bonuse, të rënë dakord mes klubeve dhe përfaqësuesve të lojtarit".
"Pika vendimtare mbetet: Bayern ka nevojë për zëvendësimin e tij për të miratuar lëvizjen".
21/08/2023 19:45-Manchester City arrin marrëveshje për Jeremy Dokun
Fabrizio Romano raporton se Manchester City ka arritur marrëveshje me Rennes për Jeremy Dokun.
"Jeremy Doku teManchester City, ja ku shkojmë! Marrëveshja verbale është arritur pas ofertës së re të zbuluar këtë mëngjes - pako me vlerë 60 milionë euro", ka shkruar eksperti i transferimeve.
"Testet mjekësore janë planifikuar më vonë këtë javë, kushtet personale të rënë dakord për marrëveshjen afatgjatë".
21/08/2023 18:50-Zbulohet se kur Joao Cancelo mund t’i bashkohet Barcelonës
Lëvizja e Joao Cancelo te Barcelona pritet të finalizohet tashmë këtë javë, sipas raportimeve të shumta në Spanjë.
21/08/2023 18:03-Top ylli i Bundesligës thotë se do ta adhuronte të luante me Viniciusin një ditë
Pozicioni i mbrojtësit të djathtë ka qenë një shqetësim i kahershëm për Real Madridin, pasi as Dani Carvajal dhe as Lucas Vazquez, i cili luan jashtë pozicionit për një kohë të gjatë, nuk kanë mundur të performojnë mirë në vazhdimësi.
21/08/2023 17:48-Te Manchester United ishin përgatitur për më të keqen nëse Greenwood rikthehej në ekip
Mason Greenwood është përjashtuar nga skuadra e Manchester United pas një hetimi të zgjatur nga klubi.
21/08/2023 17:35-Erikn ten Hag nuk dëshiron largimin e Lindelof
Erikn ten Hag i ka bërë me dije bordit të Manchester United se nuk dëshiron ta lëshojë Victor Lindelofin në këtë afat kalimtar.
Trajneri holandez e ka në planet e tij lojtarin, së paku deri në janar.
Lindelof ka shumë oferta në tavolinë, mirëpo Ten Hag e sheh atë si pjesë kyçe e planeve të tij.
21/08/2023 17:18-Mbappe i kërkon PSG-së transferimin e një lojtari në këtë afat
Kylian Mbappe duket se do të qëndrojë te Paris Saint-Germain deri në fund të kontratës së tij.
21/08/2023 16:24-Crystal Palace kryeson garën për të nënshkruar me Hendersonin e Man United
Crystal Palace është para Nottingham Forestit në garën për ta nënshkruar Dean Hendersonin nga Manchester United.
Portieri tashmë ka pranuar të largohet nga Djajtë e Kuq dhe The Eagles synojnë që sa më parë ta mbyllin marrëveshjen.
21/08/2023 16:16-Manchester City po e transferon Jeremy Dokun
Manchester City është duke avancuar marrëveshjen me Jeremy Dokun pasi propozimi i ri verbal për 55-60 milionë euro po diskutohet me Rennes.
Ka konkurrencë, por Citizens shpresojnë të arrijnë marrëveshje me Rennes këtë javë - pas dritës së gjelbër nga ana e lojtarit që nga fillimi e gushtit.
21/08/2023 16:10-Greenwood nuk do të luajë më për Manchester United
Manchester United ka marrë vendim që t’i ndajë rrugët me Mason Greenwood.
21/08/2023 15:38-Roma arrin marrëveshje me Atalantën për Duvan Zapatan
Duvan Zapata mund të quhet një futbollist ii ri i Romës edhe pse duhet pritur pak për zyrtarizimin.
Tanimë ka një marrëveshje totale mes Romës dhe Atalantës për transferimin e kolumbianit në Olimpico.
Roma do të paguaj gjashtë milionë euro te Atalanta dhe 3,5 të tjera në formë bonusesh.
21/08/2023 15:23-Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin
Manchester United ka transferuar Andre Onanan këtë afat kalimtar veror nga Interi.
Por portieri kamerunas nuk ka bindur në ndeshjet e para duke bërë disa gabime.
Kjo ka bërë që United të kërkojë transferimin e një tjetër portieri cilësorë për ta shtuar konkurrencën mes shtyllave. Portieri grek Odysseas Vlachodimos është bërë objektiv i Djajve të Kuq. Lajmi i plotë
21/08/2023 14:44-PSV zyrtarizon afrimin e Sergino Dest
Sergino Dest është larguar nga Barcelona dhe karrierën do ta vazhdoj sërish në Holandë.
Në fakt është një rikthim për amerikanin në Eredivisie, ku më parë ishte pjesë e Ajaxit.
Barcelona dhe PSV kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të reprezentuesit amerikan tek skuadra e madhe holandeze.
21/08/2023 14:28-Man City heq dorë nga Paqueta dhe tenton transferimin e Florian Wirtz
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka rikthyer sytë te një objektiv i vjetër, ylli i ri gjerman Florian Wirtz.
20-vjeçari ka lënë mbrapa lëndimin që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave dhe është rikthyer me dy gola në këtë fillim sezoni, një në Bundesliga dhe një tjetër në DFB Pokal.
Lëndimi i Kevin de Bruyne ka bërë që City të kërkojë me çdo kusht transferimin e një mesfushori dhe Wirtz është një nga dëshirat më të mëdha të trajnerit Pep Guardiola. Lajmi i plotë
21/08/2023 14:03-Arrihet marrëveshja mes palëve, Verratti në pritje të transferimit te skuadra e re
Marco Verratti do të largohet nga Paris Saint Germain pas 11 viteve qëndrim në klubin francez.
Mesfushori italian karrierën pritet ta vazhdojë në Lindjen e Mesme, te skuadra që ka bërë goditje të mëdha në tregun e transferimeve, Al Ahli.
L'Equipe ka raportuar se italiani ka arritur marrëveshje personale me skuadrën arabe Al Ahli. Detajet e transferimit
21/08/2023 13:37-Plani i madh i Realit për transferimin e Mbappes këtë verë
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në fund të afatit kalimtar veror, Real Madridi po përgatitet për një sulm final për transferimin e francezit.
Ka qenë gazeta prestigjioze gjermane Sport Bild që ka lëshuar ‘bomben’, duke treguar ofertën e Florentio Perezit. Për më shumë detaje, lexo lajmin e plotë.
21/08/2023 13:31-Rocco Vata gati ta bëj hapin e madh në karrierë
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata ka kohë që shkëlqen në Akademinë e gjigantit skocez Celtic Glasgow. Për atë kanë shfaqur interesim klube nga Italia dhe Belgjika, për të mësuar emrat dhe detaje tjera, lexo lajmin e plotë.
21/08/2023 13:25-Sanchez drejt rikthimit te Interi
Pas disa zërave se Alxies Sanchez mund të rikthehet te Interit, ka ardhur edhe konfirmimi nga drejtori i klubit, Giuseppe Marotta:
“Correa dëshiron më shumë hapësirë, dhe po, Sanchez mund të rikthehet. Alexis na ka dërguar mesazh të qartë për dëshirën e tij për t'u ribashkuar me Interin, është e vërtetë".
21/08/2023 13:17-Tjetër mesfushor nga Liverpooli
Thiago Alcantara vazhdon të ketë probleme me lëndime dhe Jurgen Klopp dëshiron ta ketë edhe një mesfushor për sezonin e ri, bëhet fjalët për Ryan Gravenberch. Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.
21/08/2023 13:14-Kalvin Phillips me ekip të ri?
Sipas talkSport, Liverpooli është duke tentuar të bëjë një lëvizje befasuese drejt mesfushorit të Man Cityt, Kalvin Phillips.




















































































































































































































































































