LAJMI I FUNDIT:

Dita e të Pagjeturve, shpresë apo zhgënjim

Para pak ditësh, dita e 30 gushtit u shënua si Datë për kujtimin e të Zhdukurve, mungesa e të cilëve shumë familjarëve për vite të tëra u shkakton dhembje dhe vuajtje, duke pritur ditë e natë një lajm për më të dashurit e tyre.

Atë kohë, pamjet e tmerrshme të agresionit serb mbi vendin tonë, u përhapën shpejt në gjithë botën. Kosova, përveç numrit të madh të viktimave që dha për liri, sot nuk janë të pakët as të mbijetuarit e atyre zhvillimeve dramatike, të cilët edhe tani kanë nevojë për përkujdesje dhe vuajnë nga probleme të theksuara shëndetësore dhe psikike.


Madje,edhe shumë nga ata të cilët nuk e kanë përjetuar luftën, por kanë humbur familjarë dhe të afërm të tyre gjatë saj, janë bërë pjesë e atyre vuajtjeve të rënda.

Ndaj,tanimë nuk mund të flitet me dhimbje vetëm për luftën, vrasjet dhe kidnapimet, por edhe për tmerret që ajo la prapa, të cilat edhe pas kaq vitesh të kaluara,tek familjet e prekura shqiptare, vazhdojnë të shkaktojnë trauma dhe lëndime të rënda shpirtërore.

Për fat të keq, Kosova sot ka shumë fëmijë të rritur pa prindër, të cilët përditë e më tepër ballafaqohen me pasojat e rënda, ngase përveç mijëra varrezave të të rënëve anë e mbanë vendit, shqiptarëve në këto troje ende u mungojnë edhe rreth 1800 të kidnapuar dhe zhdukur pa asnjë gjurmë.

Kështu, brezi i jetimëve të luftës ende ndeshet me këtë problem tejet të rëndë dhe vështirë të përballueshëm, në fazën më vendimtare të rritjes dhe zhvillimit, derisa atyre edhe për vete u mungon një përkujdesje e nevojshme prindërore.

Ndaj, duhet konstatuar me dhembje se Kosova vazhdon të vuajë për gjeneratat e rritura në këtë mënyrë, një pjesë e të cilëve atëbotë jo vetëm se nuk e dinin se çfarë është lufta, por ata ishin të mitur apo ende në djep.

Prindërit e tyre u flijuan jo nga vdekja e natyrshme, por të shkaktuara nga një luftë e padrejtë dhe agresive, e një pushtuesi të egër dhe mizor i cili nuk kurseu asgjë, vrau, kidnapoi dhe zhduki pa asnjë gjurmë, në shtëpitë ku ata lindën dhe u rritën, pa sulmuar askënd dhe pa i bërë asnjë të keqe askujt, vetëm pse ishin shqiptarë dhe e donin vendin e tyre, e të cilët përkundër represionit e persekutimeve të pushtuesit, nuk e lëshuan atdheun e të parëve autokton.

Ndaj, edhe me rastin e shënimit të "Ditës së të Zhdukurve", askush nuk ka iluzione se vetëm vendosja e një date për kujtimin e tyre, mund ta zgjidhë këtë problem shumëvjeçar dhe ndihmojë familjarët në zvogëlimin e dhembjes, kur tanimë dihet botërisht se për vuajtjet nuk flet më vetëm vrasja dhe kidnapimi i më të dashurve, por edhe zgjatja e pafund e ankthit të gjetjes dhe kthimit të pakusht të tyre në vendin e origjinës dhe nderimit të përjetshëm, në Kosovë.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori