LAJMI I FUNDIT:

Presidentja publikon fotografi nga festa për pavarësinë e SHBA-së: Atë që ka bërë Amerika për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota

Presidentja publikon fotografi nga festa për pavarësinë e SHBA-së: Atë që ka bërë Amerika për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në prag të 4 korrikut, 246 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së theksoi se atë që ka bërë Amerika për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Osmani në një postim në Facebook ka shpërndarë fotografi nga festa e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë në prag të 4 korrikut.


Foto me Osmanin dhe Kurtin, Hovenier: Ishte një festë madhështore e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së
Lexo po ashtu Foto me Osmanin dhe Kurtin, Hovenier: Ishte një festë madhështore e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

“Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve.

Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partneriteti që ka njohur ndonjëherë bota.

Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, shkruan Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori