LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë në Serie A: Golat e parë të shënuar në kampionat në 10 sezonet e fundit

Dita e parë në Serie A: Golat e parë të shënuar në kampionat në 10 sezonet e fundit

Serie A fillon në fundjavë, duke marr vëmendje të madhe, këtë sezon, pasi klubet janë përforcuar dhe duan t’i bëjnë Juventusit rivalitet për titull.

Por të kthehemi dhe t’i kujtojmë shënuesit e ndeshjeve të para ndër vite.

Samih Khedira dhe Digeo Perotti, Stefano Poli dhe Miroslav Klose, janë disa nga emrat që e kanë shënuar golin e parë në ndeshjen hapëse të edicionit.


Më poshtë janë shënuesit e golave ​​të parë në dhjetë edicioneve e fundit.

SERIE A 2018-2019. Le të fillojmë me edicionin e fundit. Chievo dhe Juventus e mbylur një 3-2. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Sami Khedira.

SERIE A 2017-2018. Ishin kampionët italianë të Juventusit që e hapën perden edhe në kampionatin e kaluar: më 19 gusht 2017, në stadiumin Allianz. Mandzukic shënoi pas 12 minutash në fitoren 3-0 ndaj Cagliarit.

SERIE A 2016-2017. Ndeshja e parë u mbyll 4-0 mes Romës dhe Udineses. Diego Perotti e shënoi golin e parë.

SERIE A 2015-2016. Sezoni nisi me sfidën në Bentegodi mes Hellas Veronas dhe Romës, në barazim 1-1. Jankovic e shënoi golin e parë.

SERIE A 2014-2015. Ndeshja e parë ishte mes Chievo – Juventus. Ishte autogoli i Biraghi-t në minutën e 6-të (pas një goditje me kokë nga Caceres).

SERIE A 2013-2014. Andrea Poli kur luante te Milani shënoi në minutë e 14-të.

SERIE A 2012-2013. Kush e mban mend brazilianin Maicosuel, që ishte edhe golashënuesi i parë i atij kampionati. Ishte ndeshja Fiorentina dhe Udinese.

SERIES A 2011-2012. Kampionat nisi mes Milal-Lazio, që u mbyll 2-2. Klose e shënoi golin e parë më 9 shtator 2011.

SERIE A 2010-2011. Kampionati u nis në Friuli mes Udineses dhe Genoa.

Gola në minutën e 80-të e Mestos, ishte i pari i atij sezoni.

SERIE A 2009-2010. Kemi ardhur pas dhjetë vitesh. Një kampionat që filloi me sfidën në Dall’Ara mes Bologna dhe Fiorentina: ishte Osvaldo që e shënoi golin e parë në minutën e 24.

Ndeshja u mbyll 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Kalo në kategori