LAJMI I FUNDIT:

Dita e parë e pushtimit rus të Ukrainës: Putin sulmoi me armë, Perëndimi u kundërpërgjigj me sanksione të ashpra

Dita e parë e pushtimit rus të Ukrainës: Putin sulmoi me armë, Perëndimi u kundërpërgjigj me sanksione të ashpra

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë u përshkallëzuan pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën nga tre anët, ndërsa pati shpërthime në disa qytete, duke përfshirë kryeqytetin ukrainas, Kievin, në një sulm të gjerë që filloi para agimit të së enjtes.

Perëndimi dënoi presidentin rus Vladimir Putin për këtë pushtim dhe i vendosi sanksione të ashpra duke e paralajmëruar edhe për më shumë dënime.

Çfarë ndodhi brenda natës


Ekipet e CNN dëgjuan shpërthime në dhe afër qyteteve të shumta të Ukrainës, duke përfshirë Kievin, qytetin e dytë më të madh Kharkiv, Odessa, dhe të shtëna në distancë nga Zaporizhzhia.

Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në katër ditët e para të agresionit rus në Ukrainë

Imazhet e publikuara nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky treguan shpërthime të mëdha në lindje të kryeqytetit Kiev me “re të mëdha tymi që ngriheshin në ajër”.

Zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 40 ushtarë dhe rreth 10 civilë ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Protestat shpërthejnë në Rusi

Policia ruse po u kërkonte protestuesve të largoheshin nga Sheshi Pushkinskaya në Moskë. Duke shprehur mos dëgjueshmërinë, qindra protestuese janë arrestuar nga policia.

Disa mbanin pankarta me mesazhe, duke përfshirë kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë. Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të dërgojë në ndjekje dhe akuza penale.

Protestat kundër luftës, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur afër Kremlinit
Lexo po ashtu Protestat kundër luftës, turma të mëdha njerëzish janë mbledhur afër Kremlinit
Putin nuk lejon të kritikohet për agresionin në Ukrainë - arreston mbi 850 protestues anembanë Rusisë
Lexo po ashtu Putin nuk lejon të kritikohet për agresionin në Ukrainë - arreston mbi 850 protestues anembanë Rusisë

Të paktën 1675 persona janë arrestuar sot në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë, me të paktën 919 prej tyre në Moskë, sipas grupit të pavarur të monitorimit OVD-Info.

Forcat ruse morën kontrollin e një baze ajrore ukrainase pranë Kievit dhe centralit bërthamor të Çernobilit

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e termocentralit të Çernobilit në Ukrainën veriore, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, sipas agjencisë që menaxhon zonën.

Trupat pushtuan fabrikën në ditën e parë të pushtimit të shumëfishtë të Ukrainës nga Rusia, tha për CNN një zëdhënës i një Agjencie Shtetërore të Ukrainës, Yevgeniya Kuznetsovа.

Rusia pushton Çernobilin, thonë zyrtarët ukrainas
Lexo po ashtu Rusia pushton Çernobilin, thonë zyrtarët ukrainas

Trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit, Ukrainë, raportoi të enjten Matthew Chance i CNN. “Trupat me helikopterë u ulën në orët e hershme të mëngjesit për të krijuar dhe kryer një urë ajrore për të lejuar hyrjen e më shumë trupave”, tha ai.

Mariupol – Shtatë shtëpi morën zjarr si rezultat i bombardimeve, ndërsa forcat ruse u zhvendosën në qytet me tanke dhe nga Deti i Zi.

Odessa – Shpërthime u raportuan të enjten në mëngjes që u dogjën depove. Të paktën gjashtë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pas një sulmi me bomba në qytetin e Podolsk. Gati 20 u raportuan të zhdukur.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar i vendosin sanksione Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se sanksionet e reja të shpallura kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë do të kërkojnë pak kohë që të ndjehen ndikimet e tyre të plota nga Rusia dhe ekonomia e saj.

Biden zyrtarizon katër sanksionet ndaj Rusisë – rusëve u ndalohet të bëjnë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen
Lexo po ashtu Biden zyrtarizon katër sanksionet ndaj Rusisë – rusëve u ndalohet të bëjnë biznes në dollarë, euro, funte dhe yen

Presidenti tha gjithashtu se sanksionet janë një mesazh ndaj presidentit rus, Vladimir Putini. “Nëse ne nuk lëvizim kundër tij tani me këto sanksione të rëndësishme, ai do të inkurajohet”, tha Biden.

Duke e krahasuar agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviqit në Kosovë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka vendosur të sanksionojë 100 persona dhe subjekte si pjesë e ndëshkimeve të mëtejshme kundër Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar vendos dhjetë sanksione të mëdha ndaj Rusisë – Johnson thotë se të njëjtat do t’i aplikojë edhe SHBA-ja
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar vendos dhjetë sanksione të mëdha ndaj Rusisë – Johnson thotë se të njëjtat do t’i aplikojë edhe SHBA-ja

Në një fjalim në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar po shpall “paketën më të madhe dhe më të ashpër të sanksioneve që Rusia ka parë ndonjëherë”.

Udhëheqësit botërorë konsiderojnë veprime shtesë

Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai ra dakord me liderët e tjerë të G7 “për të ecur përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shqyrtuar atë që disa e quajnë “opsioni bërthamor” i heqjes së Rusisë nga SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën, pas pushtimit të Ukrainës.

Putin u thotë udhëheqësve të biznesit: Shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT
Lexo po ashtu Putin u thotë udhëheqësve të biznesit: Shpresoj se nuk do të na largojnë nga sistemi SWIFT
Udhëheqësit e G7 për agresionin rus në Ukrainë: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë
Lexo po ashtu Udhëheqësit e G7 për agresionin rus në Ukrainë: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se heqja e Rusisë nga SWIFT nuk është drejtimi në të cilin dëshiron të shkojë pjesa tjetër e Evropës në këtë moment, por vuri në dukje se nxjerrja e kombit nga rrjeti është “gjithmonë një opsion”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori