LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjes: Shqipëria sonte kërkon tre pikët ndaj Polonisë për të vazhduar ëndrrën për Euro 2024

Dita e ndeshjes: Shqipëria sonte kërkon tre pikët ndaj Polonisë për të vazhduar ëndrrën për Euro 2024

Është dita e Kombëtares së Shqipërisë, ku rikthehet në fushë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë në Tiranë presin Poloninë me fillim nga ora 20:45 në një sfidë që konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për fatin e Shqipërisë.


Pas katër ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka grumbulluar shtatë pikë dhe zë vendin e dytë në grup, një më pak se Republika Çeke si lider dhe një më shumë se Polonia në vendin e tretë.

Fitorja do të thotë shumë për Shqipërinë, pasi do të bënin një hap gjigant drejt kalimit të grupit dhe shkuarjes në Euro 2024.

Megjithatë as barazimi nuk do të ishte keq, pasi do të mbanin nën vete polakët të cilët për të shpresuar për Euro 2024 iu nevojiten vetëm tre pikë në ‘Air Albania’.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiranë, pasi janë shitur tanimë të gjitha biletat dhe interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh për këtë sfidë që është më e rëndësishmja e Shqipërisë në shtatë vitet e fundit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori