LAJMI I FUNDIT:

Dita e Investitorëve të Tesla me 1 mars paralajmërohet të jetë “shumë e rëndësishme”

Dita e Investitorëve të Tesla me 1 mars paralajmërohet të jetë “shumë e rëndësishme”

Bota është mësuar që Elon Musk t’i bëjë të mëdha edhe gjërat më të vogla dhe të krijojë një zhurmë rreth Tesla-s.

Disa mund të argumentojnë se ai i ka bërë një shërbim të keq kompanisë së tij pasi shumë çështje ligjore me të cilat përballet Tesla sillen të gjitha rreth zërave që kufizohen me keqinterpretim.

Por herë pas here, kur Elon hesht dhe burime të tjera fillojnë të mbledhin fakte të cilat tregojnë për një njoftim të madh – bota ulet dhe dëgjon.

Teslascope konfirmon ridizajnimin e Tesla Model 3 dhe Model Y, dhe veturat e fundit që kemi parë duke lëvizur me kamuflazh para dhe pas janë pikërisht ato edhe për të cilat bëhet fjalë.

Ne kemi konfirmimin më të qartë se, ashtu siç prisnim, prodhimi i Hardware 4 tashmë është në zhvillim e sipër, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, veturat që dalin aktualisht nga fabrika kanë kamera të përmirësuara, ashtu siç e pamë në Model X dhe Model S të prezantuara së fundmi.

Tjetra është FSD Beta V11 dhe do të vijë brenda disa ditësh!

Me sa duket, inxhinierët po punojnë pa probleme për të futur softuerin më të fundit në vetura përpara Ditës së Investitorëve, gjë që lë shumë pak kohë.

Mund të pritet që rrjetet sociale të fillojnë të shpërthejnë brenda një ose dy ditësh me të gjitha postimet rreth përmirësimit të madh të Full Self Driving.

Në fund, stafi i Teslascope e mbyllin shkrimin e tyre “me diçka të madhe” – me sa duket Elon Musk po përgatitet të bëjë një njoftim më domethënës në vite gjatë Ditës së Investitorëve.

Kjo padyshim ngjalli shumë diskutime, çfarë mund të jetë? /Telegrafi/