LAJMI I FUNDIT:

Dita e gjashtë e grevës së minatorëve – katër prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Dita e gjashtë e grevës së minatorëve – katër prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Kanë hyrë në ditën e gjashtë të grevës minatorët e minierës me flotacion. E gjendja e tyre shëndetësore po shkon duke u përkeqësuar.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi ka thënë për Telegrafin se vetëm sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore 9 minatorë.


“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsejtë 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Jonuzi.

Ai ka theksuar se pavarësisht kësaj gjendje, greva është duke vazhduar dhe do të vazhdoj  deri në realizimin e kërkesave të minatorëve.

Minatorët po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin e kushteve të punës si dhe shkarkimin e menaxhmentit.

Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i shkruajnë letër Kurtit për grevën e minatorëve të Trepçës - kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë
Lexo po ashtu Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i shkruajnë letër Kurtit për grevën e minatorëve të Trepçës - kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë

Së fundmi punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës.

Në letrën që Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti,  thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar. materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën.

Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona sindikale anembanë globit. UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër. /Telegrafi/