LAJMI I FUNDIT:

Dita e dytë e zisë pas fatkeqësisë së autobusit, po konfirmohen shkaqet

Dita e dytë e zisë pas fatkeqësisë së autobusit, po konfirmohen shkaqet

Në vend sot është dita e dytë e zisë pas fatkeqësisë së autobusit, pardje në rrugën Shkup – Tetovë, ku jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa 37 janë lënduar. Në gjendje kritike, sipas informatave të fundit janë pesë nga të lënduarit, prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori”, ndërsa tre në klinikat e Shkupit.

Institucionet kompetente e kanë konfirmuar identitetin e viktimave, ka përfunduar ekspertiza në vendin e fatkeqësisë, ndërsa autobusi është dërguar në ekspertizë. Siç informoi dje Prokuroria Publike, intensivisht punohet në konfirmimin e të gjitha shkaqeve për fatkeqësinë.

Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” që doli nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të rrugës së vjetër, është ngritur nga vendi i fatkeqësisë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj tij do të bëhet ekspertizë e hollësishme teknike nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Nga njohuritë e deritanishme u konfirmua se autobusi u furnizua në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit u regjistrua në janar të vitit 2019. Mendim duhet të dorëzojë edhe Byroja për ekspertizë gjyqësore.

Analiza e gjakut dhe urinës tek shoferi, i cili ishte i hospitalizuar për shkak të lëndimeve, ka treguar se në momentin e fatkeqësisë te ai nuk u regjistrua prani e alkoolit, ilaçeve ose substancave psikotrope. Në mënyrë shtesë do të konfirmohet nëse në momentin e fatkeqësisë e ka përdorur celularin.

“Durmo Tours”, megjithatë, duhet të parashtrojë dokumentacion të plotë për lejet që i posedon për transport publik, për mirëmbajtjen e automjeteve, numrin e udhëtarëve dhe biletave të shitura në autobus, si dhe të dhëna për kohën e punës dhe relacionet të cilat i ka kaluar shoferi në ditën kritike.

Prokuroria ka paralajmëruar vendim për sigurimin e të gjitha dëshmive, dokumentacionin e plotë relevant, protokollet e autopsisë, dokumentacionin mjekësor për lëndimet e udhëtarëve tjerë, raportet për ekspertizat e ardhshme, marrjen në pyetje të shoferit, të udhëtarëve në autobus dhe dëshmitarëve të ngjarjes.

Pas fatkeqësisë, Qeveria në seancë të jashtëzakonshme ka shpallur dy ditë zie në tërë shtetin. Seanca përkujtimore kanë mbajtur komunat Gostivar dhe Vrapçishtë, prej ku janë të vdekurit nga fatkeqësia, në prani të kreut shtetëror dhe delegacioneve qeveritare dhe partiake.

Ngushëllime deri te familjet dhe qytetarët e Maqedonisë kanë shprehur edhe politikanë nga shumë shtete në fqinjësi dhe më gjerë, si dhe nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori