LAJMI I FUNDIT:

Dita e Beqarëve thyen rekordin e shitjeve, Alibaba për 8 orë shpërndanë mbi 100 milionë pako të shitura

Dita e Beqarëve thyen rekordin e shitjeve, Alibaba për 8 orë shpërndanë mbi 100 milionë pako të shitura

Alibaba ka njoftuar se për tetë orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shituara.

Sipas gjigantit kinez i shitjeve online, ky është një rekord i ri krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se deri më tani ka shitur mbi 30 miliardë dollarë mallra, me në rritje prej 25 për qind.


Dita e Beqarëve apo e njohur si “Double 11” është një përvojë vjetore e blerjeve, e cila filloi nga mesnata e ditës së diele, përcjell Telegrafi.

Alibaba 'pushton' shitjet në internet, për 9 orë shet rreth 23 miliardë dollarë mallra
Lexo po ashtu Alibaba 'pushton' shitjet në internet, për 9 orë shet rreth 23 miliardë dollarë mallra

Shitjet në Alibaba pas një minute e 36 sekondave, arritën në 1.43 miliard dollarë.

Nga mesnata deri në ora 8 të mëngjesit të ditës së hënë, Alibaba ka njoftuar se ka dërguar mbi 100 milionë pako. Vitin e kaluar, kompania ka tejkaluar edhe Cyber Monday që për këtë ditë janë ka shitur 7.9 milionë dollarë mallra.

Po ashtu, Alibaba njofton se pret që mbi 500 milionë përdorues të marrin pjesë në këtë ditë, apo rreth 100 milionë më shumë se vitin e kaluar. /Telegrafi/